• Banner

Ne moshen e pafajesise, Edith Wharton
  • Ne moshen e pafajesise, Edith Wharton

Në moshën e pafajësisë, Edith Wharton

Romani "Në moshën e pafajësisë" përqendrohet në martesën e pashmangshme të një çifti të klasës së lartë dhe në shfaqjen e një gruaje të gjendur në një skandal, e cila kërkon lumturinë e çiftit.

103,50 SEK
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Në moshën e pafajësisë
Origjinali: The Age of Innocence
Gjinia: Roman
Autori: Edith Wharton
Shqipëroi: Nikolla Langore
Shtëpia botuese: Omsca 1
Viti: 2012
Fq. 336
Pesha: 0.32 kg
ISBN: 978-9928-132-15-4

Mbi librin

Edith Wharton (1862 – 1937) është shkrimtare amerikane, fituese e Çmimit Pulitzer, i pari çmim i tillë i fituar nga një grua. Romani është përkthyer pothuaj në të gjitha gjuhët duke u shitur me miliona kopje në mbarë botën. Tashmë ky libër është kthyer në simbol të dashurisë së pavdekshme.

Romani "Në moshën e pafajësisë" përqendrohet në martesën e pashmangshme të një çifti të klasës së lartë dhe në shfaqjen e një gruaje të gjendur në një skandal, e cila kërkon lumturinë e çiftit. Njulend Arçeri, xhentëlmen jurist dhe tashëgimtar i një prej familjeve më të mira të Nju – Jork Sitit, po realizon para kohe, për lumturinë e tij të madhe, një martesë të mezipritur me të bukurën Mej Uelland.

Por ai ka arsye që të dyshojë për zgjedhjen që ka bërë pasi shikon Elen Olenskën, kushërirën ekzotike e të bukur 30 vjeçare të Mejit, e cila jetonte në Europë. Elen është kthyer në Nju – Jork pas ndarjes skandaloze (sipas fjalëve të përhapura) nga një martesë e palumtur. Në fillim, mbërritja e Elenës dhe dëmi që mund t'i sjellë ajo familjes së nuses së ardhshme e shqetëson Arçerin, por pastaj atë e intrigon lirshmëria e Elenës. Ndërsa admirimi i Njulendit për Olenskën rritet gjithnjë e më shumë, po kështu rritet edhe dyshimi që ka ai për t'u martuar me Mejin. Bashkimi me Mejin nuk është më për të fati ideal që kishte përfytyruar.

 

Detajet e librit
2536

Referencat specifike

isbn
978992832154
ean13
978992832154
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001986

Botuesi: Pegi

Tesi i Derbervilëve, Thomas Hardy

Shkrimtari i shquar anglez u lind më 2 qershor 1840 në Higher Bockhampton. Në vitin 1862 u vendos në Londër, ku kreu studimet për arkitekturë. Aty nis të studiojë dhe merret me letërsi. Kjo qe për Hardin ëndrra më e madhërishme e jetës.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2938

Botuesi: Botimet Dudaj

Lartësitë e stuhishme, Emily Bronte

Duket sikur ajo i resit të gjitha ato që dimë për qeniet njerëzore dhe i mbush pamjet delikate e të tejdukshme me një fllad të atillë jete sa ato e kapërcejnë realitetin. Pra ajo zotëron më të rrallin e të gjitha pushteteve. Ajo e çliron jetën nga vartësia prej fakteve, me prekje të lehta ajo na tregon shpirtin e një fytyre.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000007

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregimet e Petërgurbut, Nikollai Gogol

Gogoli mendonte se mund të ishte gjithçka, përveçse një letrar. Artin e konsideronte veçse një lojë. Fillimisht mendonte se ishte një politikan, një reformator social, aq sa la Ukrainën ku edhe lindi, për t'u transferuar në Shën Peterburg, dhe të niste punë në një ministri.

Çmimi 86,25 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: UEGEN

Qielli s’ka preferenca, Erih Maria Remark

Loja madhështore e dashurisë dhe e jetës në penën e mrekullueshme të Erih Maria Remark-ut, na jep dy figura, Lilian Dankërk dhe Klerfailin, të cilët ecin madhërishëm në buzë të greminës që ndan Qiellin nga Toka dhe ngre lart piedestalin e rinisë...

Çmimi 161,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2681

Botuesi: Argeta LMG

Zonja Bovari, Gustav Flober

Vepra është një roman kronikë e kohës. Vepra është natyraliste për nga stili, sepse përshkruan me detaje të stërholluara mjedise, personazhe dhe veprime dhe trajton çështje tronditëe sikur të ndodhnin përditë në jetën e njerëzve. Floberi ndjek metodën e impersonalizmit: nuk gjykon veprimet e personazheve.

Çmimi 113,85 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU002073

Botuesi: Te tjere

Katedralja e Parisit, Viktor Hygo

Të nesërmen në mëngjes, kur u zgjua, ajo e kuptoi që kishte fjetur dhe kjo gjë e çuditi. Esmeralda kishte kohë që nuk flinte. Një rreze gazmore e diellit, që po lindte, hyri nga dritarja dhe i ra asaj në fytyrë. Njëherësh me diellin, në dritare u duk edhe diçka tjetër, që i kalli frikën: fytyra e fatziut Kuazimodo.

Çmimi 92,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Bij dhe dashnorë, D. H. Lawrence

"Bij dhe dashnorë" është portretizimi i parë modern i një fenomeni që më pas, falë Frojdit, do të njihej si kompleksi i Edipit. Kurrë s'ka pasur djalë më të varur nga dashuria e nënës dhe më të mbushur me urrejtje për të atin sesa Pol Moreli, protagonisti i këtij romani.

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000722

Botuesi: Onufri

Don Kishoti i Mances I, Miguel de Cervantes Saavedra

Servantesi e shkroi "Don Kishotin", sikundër na thotë ai vetë, me qëllimin që të diskreditonte librat e kalorësisë. Vepra e tij, pra, ishte doemos revolucionare, se për të diskredituar librat e kalorësisë duhej të diskreditonte tërë Kohën e Mesme me të gjitha përrallat e saj. 

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000926

Botuesi: OMBRA GVG

Gruaja me flatra, Dino Buzzati

Vepra letrare e Buzzati – t ka bërë rrugë të pandërprerë, ajo vazhdon të rrugëtojë nëpër botë. Po të ishte gjallë dhe ndokush ta quante të lavdishëm, ndoshta do të vinte buzën në gaz. Nuk është për t'u habitur, sepse ashtu si lavdinë, edhe vdekjen e pati pritur jo pa shaka.

Çmimi 80,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: IDK

Lordi Xhim, Joseph Conrad

"Lordi Xhim" tregon historinë e një djaloshi romantik anglez, të rritur me ëndrra trimërie e heroizmi, që një çast i vetëm frike e pasigurie që ai tregon kur shërben si oficer në një anije tregtare që rreh detrat e Lindjes, befas e përfshin në një skandal dhe e mbulon me turp.

Çmimi 103,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Vilhelm Teli, Fridrih Shiler

''Atdheut besnik shiko t'i rrish më pranë E ta pushtosh me gjithë zemrën tënde; Këtu ësht' e forta rrënjë e forcës sate; Atje, në vend të huaj, qëndron vetëm, Si i dobëti kallam q'e thyen shqota''

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2487

Botuesi: Onufri

Jul Cezari, Uiliam Shekspir

Jul Cezari është tragjedia e parë e Shekspirit nga tri tragjeditë me temë nga historia romake. Ashtu si "Antoni dhe Kleopatra" dhe "Karioliani", "Jul Cezari" është një dramatizimi i ngjarjeve të vërteta. Shekspiri shkruan për Cezarin, Brutin dhe Mark Antonin duke u mbështetur mbi Lives të historianit të lashtë, Plutarkut.

Çmimi 57,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Portreti i artistit në rini, Xhejms Xhois

Tani si kurrë më parë, emri i tij i çuditshëm po i dukej si një profeci... nën emrin e mjeshtrit mitik, i dukej se dëgjonte zhurmën e dallgëve të turbullta dhe shihte një formë me krahë që fluturonte sipër dallgëve, duke u ngjitur ngadalë në ajër.

Çmimi 92,00 SEK
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)