• Banner

Shumë zhurmë për asgjë, Uiliam Shekspir

Ndryshe nga komeditë e tjera, humori i "Shumë zhurmë për asgjë" nuk krijohet nga situatat qesharake. Megjithëse ka disa elemente standarde të përbashkëta me komeditë e tjera (keqkuptimet, maskimet, dëshmitë e rreme), humori i kësaj vepre krijohet nga vetë karakteret dhe mënyrat e sjelljes së shoqërisë ku ata jetojnë.

6,80 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shumë zhurmë për asgjë (kopertinë e trashë)
Origjinali: Much ado about nothing
Gjinia: Komedi
Autori: Uiliam Shekspir
Shqipëroi: Alqi Kristo
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2007
Fq. 192
Pesha: 0.35 kg
ISBN: 978-99943-42-37-6

Mbi librin

Edhe pse janë bërë disa hamendësime që "Shumë zhurmë për asgjë" mund të jetë një version i ripunuar i një pjese që Shekspiri e ka shkruar më herët gjatë karrierës së tij, ka shumë të ngjarë që ajo të jetë shkruar në vitin 1598 apo pak kohë më pas. Ky hamendësim bën që kjo vepër të përcaktohet si komedia e fundit e Shekspirit. Ndryshe nga komeditë e tjera, humori i "Shumë zhurmë për asgjë" nuk krijohet nga situatat qesharake.

Megjithëse ka disa elemente standarde të përbashkëta me komeditë e tjera (keqkuptimet, maskimet, dëshmitë e rreme), humori i kësaj vepre krijohet nga vetë karakteret dhe mënyrat e sjelljes së shoqërisë ku ata jetojnë.

Ndërkohë që subjekti i "Shumë zhurmë për asgjë" vërtitet rreth pengesave që i dalin bashkimit të dy të dashuruarëve të rinj (Klaudios dhe Heros), linja dytësore e ngjarjeve, "lufta zbavitëse" e dy gjinive që zhvillohet midis Beatriçes dhe Benedikut, është shumë më tepër interesante dhe zbavitëse në krahasim me të.

Madje, për një kohë të gjatë pjesa është vënë në skenë me titull "Beatriçja dhe Benediku". Veçanërisht nëse i krahasojmë me konvencionalitetin, madje edhe me dashnorët dydimensionalë të subjektit kryesor, Beatriçja dhe Benediku paraqesin një inteligjencë, humor dhe humanizëm që është i rrallë në çiftet e tjera të komedive të Shekspirit.

 

Detajet e librit
2489

Referencat specifike

isbn
9789994342376
ean13
9789994342376
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000793

Botuesi: Onufri

Hamleti, Uiliam Shekspir

Fokusi i Shekspirit në këtë konflikt ishte një shmangie revolucionare nga tragjeditë bashkëkohore mbi hakmarrjen, të cilat ishin të prira t'i dramatizonin grafikisht në skenë aktet e dhunshme dhe në të theksohet më shumë dilema e heroit sesa veprimet e përgjakshme.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000794

Botuesi: Onufri

Makbethi, Uiliam Shekspir

Me rreth 2100 vargje, Makbethi është tragjedia më e shkurtër e Shekspirit dhe më e shpejta ndër pjesët e tij dramatike të luajtura në skenë. Përgjithësisht, studiuesit bien dakord që tragjedia u shkrua rreth vitit 1606, sepse referenca të ndryshme të pjesës korrespondojnë me atë vit.

Çmimi 4,25 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000796

Botuesi: Onufri

Romeo dhe Zhulieta, Uiliam Shekspir

Temën e dashurisë Shekspiri e ka trajtuar në shumë vepra të tij, që nga sonetet, poemat dhe tragjeditë, por në asnjërën prej tyre kjo temë nuk është trajtuar si diçka në vetvete dhe e papërzier me probleme të tjera, siç është bërë kjo në "Romeo dhe Zhulietën".

Çmimi 4,25 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001080

Botuesi: Onufri

Si ta doni, Uilliam Shekspir

Fabula është mjaft e thjeshtë: problemi dramatik në sjelljen e çoroditur të dy vëllezërve të ligj ndaj dy vëllezërve të mirë, si dhe pengesat e lidhura me këtë sjellje ndaj martesës së disa çifteve në këtë pjesë teatrore (sidomos të Rozalindës me Orlandon) zgjidhen pa vështirësi dhe, pa pikë dyshimi, kemi të bëjmë me një fund të lumtur.

Çmimi 6,80 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001932

Botuesi: Onufri

Mbreti Lir, Uilliam Shekspir

"Mbreti Lir" është një tragjedi me pesë akte nga Uilliam Shekspir, e interpretuar në vitet 1605 - 1606 dhe e botuar në vitin 1608. Një nga tragjeditë më të mira, pjesa përshkohet nga pesimizmi dhe nihilizmi, gjë që e bën atë një vepër të preferuar të shekullit XX.

Çmimi 4,25 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2098

Botuesi: Onufri

Nata e dymbëdhjetë, Uiliam Shekspir

Ashtu si shumë komedi të tjera të Shekspirit, edhe kjo komedi përqendrohet mbi identitetin e rremë. Në skenat hyrëse, personazhi kryesor, Viola, shpëton nga mbytja për shkak të fundosjes së anijes dhe del në bregdetin e Ilirisë. Ajo humbet lidhjet me vëllanë e saj binjak, Sebastianin, të cilin e mendon tashmë të vdekur.

Çmimi 4,25 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2655

Botuesi: Onufri

Komedia e keqkuptimeve, Uiliam Shekspir

"Komedia e keqkuptimeve" është një nga pjesët më të hershme të Shekspirit. Ajo është edhe komedia më e shkurtër dhe një nga më komiket, ku humori krijohet pothuajse krejt, përveç lojërave të fjalëve, nga identitetet e gabuara dhe qesharake.

Çmimi 4,25 GBP
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2724

Botuesi: Fan Noli

Klubi Pikuik, Charles Dickens, vol. 2

Pak nga pak, z. Uinkëll arriti t'ia fitonte zemrën z. Benxhamin Alen, e madje edhe zhvilloi një bisedë miqësore me z. Bob Sojer, të cilin, i gjallëruar nga konjaku, silla dhe muhabeti, dalëngadalë e kaploi qesëndisja dhe tregoi me ngazëllim të njëmendtë një gazmore të bukur.

Çmimi 12,75 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000845

Botuesi: Onufri

Vilhelm Teli, Fridrih Shiler

Drama "Vilhelm Teli" është klasike nga uniteti i veprimit, që e përshkon tejpërtej. Zviceranët, në luftë kundër Austrisë, përbetimi i famshëm në Rytli, nishani i Telit dhe fitorja e Morgatës, përfundimtarja, këto janë pikat kryesore. Klasike, përveç gjuhës, e bën edhe imitimi i amfiteatrit grek, në të cilin kori zëvendësohet këtu me popullin përjashta, në...

Çmimi 3,40 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Diaboliket, Barbey D’Aurevilly

Diaboliket është pa dyshim vepra më përfaqësuese e shkrimtarit me personalitet të spikatur, Jules-Amédée Barbey d’Aurevilly: krijesat e tij, perverse dhe tërheqëse, të përbinshme dhe të adhuruara, përshkruhen me kënaqësinë e atij që, teksa lë të shfaqet kudo dëshira dhe epshi, i jep rëndësi erotike ccdo detaji dhe heronjtë e tij, dandy të lodhur e të...

Çmimi 11,90 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Kallamishte në erë, Grazia Deledda

Libri "Kallamishte në erë", i cili e pa dritën e botimit në vitin 1913, është romani më i lexuar dhe më i përkthyer i autores Deledda. Në Galte, jetojnë damat Pintor, dikur pjesë e aristokracisë çifligare tashmë të rrënuar, të cilat nuk dinë t'i përshtaten shoqërisë që ndryshon, ku tregtarët dhe fajdexhinjtë bëjnë ligjin.

Çmimi 7,65 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Ideart

Njerëz dhe minj, John Steinbeck

Me këtë parabolë përkushtimi, vetmie, shprese dhe humbjeje, John Stainbeck krijoi portretet e fuqishme të dy burrave që rropaten të kuptojnë vendin e tyre unik në botë. Duke u mbërthyer te njëri-tjetri, në vetminë, mbylljen në guackë dhe armiqësinë ndaj ambientit rrethues, Xhorxhi dhe shoku i tij mendjelehtë, Leni, ëndërrojnë siç bëjnë bredharakët, për...

Çmimi 4,25 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zenit Editions

Uliksi, James Joyce

Tek Uliksi gjejmë po ato shqetësime të vjetra njerëzore: familja, përkujdesi, konflikti, beteja apo pushteti, rrënimi, zija, vetmia, mashtrimi, të gjitha të paraqitura aq vrullshëm te Odiseja, asgjë e re nën këtë diell. Por Joyce – i ofroi trajta të çuditshme, variacione të habitshme të kësaj asgjëje të re.

Çmimi 12,75 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Gem, Erich Maria Remarque

Beduinët kalorës, të veshur me ca dollma bojë kafe, kaluan me të katra aty pranë. Vinte erë plehu devesh dhe shkretëtire. Pas mauzoleve të mamlukëve, kalorësit u rreshtuan në një varg të gjatë në sfondin e qiellit të pastër dhe vrapuan me të katra sikur donin të pushtonin me sulm qiellin.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Jul Cezari, William Shakespeare

Mark Antoni me Oktavin, të nipin e Jul Cezarit, i shtrëngojnë republikanët të ikin prej Rome dhe e dërrmojnë ushtrinë e tyre në betejën e Filipit; Kasi dhe Bruti, që të mos bien në duar të kundërshtarëve, vrasin veten njëri pas tjetrit; Republika Romane kthehet përfundimisht në diktaturë autokratike.

Çmimi 4,25 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)