Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Banner

Jul Cezari, Uiliam Shekspir
  • Jul Cezari, Uiliam Shekspir

Jul Cezari, Uiliam Shekspir

2487
Onufri

Jul Cezari është tragjedia e parë e Shekspirit nga tri tragjeditë me temë nga historia romake. Ashtu si "Antoni dhe Kleopatra" dhe "Karioliani", "Jul Cezari" është një dramatizimi i ngjarjeve të vërteta. Shekspiri shkruan për Cezarin, Brutin dhe Mark Antonin duke u mbështetur mbi Lives të historianit të lashtë, Plutarkut.

500 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Jul Cezari
Origjinali: Julius Caesar
Gjinia: Tragjedi
Autori: Uiliam Shekspir
Shqipëroi: Fan S. Noli
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2005
Fq. 168
Pesha: 0.23 kg
ISBN: 978-99943-32-76-7

Mbi librin

Jul Cezari është tragjedia e parë e Shekspirit nga tri tragjeditë me temë nga historia romake. Ashtu si "Antoni dhe Kleopatra" dhe "Karioliani", "Jul Cezari" është një dramatizimi i ngjarjeve të vërteta. Shekspiri shkruan për Cezarin, Brutin dhe Mark Antonin duke u mbështetur mbi Lives të historianit të lashtë, Plutarkut, si burimi kryesor i subjektit të tragjedisë dhe karaktereve.

Jul Cezari është gjithashtu një tragjedi, por pavarësisht nga titulli, karakteri tragjik i pjesës është Bruti, romaku fisnik, vendimi i të cilit për të marrë pjesë në komplot për hir të lirisë, e çon atë në një konflikt personal dhe vendin e tij në një luftë civile.

Studiuesit e letërsisë kanë debatuar për shekuj me radhë në lidhje me çështjen se cili është në të vërtetë protagonisti i kësaj tragjedie. Përgjigjia thjesht e sipërfaqshme do të ishte Jul Cezari. Në fund të fundit, tragjedia ka emrin e tij dhe ngjarjet e tragjedisë lidhen të gjitha me të. Sidoqoftë, Cezari shfaqet vetëm në tri skena (katër nëse përfshihet edhe fantazma), duke e bërë kështu të pamundur zgjedhjen e protagonistit që supozohet të jetë karakteri kryesor.

Ndërkohë, Bruti që shfaqet shumë më shpesh se Cezari (dhe në fakt shkon deri në skenë përfundimtare) nuk është karakteri kryesor i tragjedisë dhe është listuar në emrat e vetave jo vetëm pas Cezarit, por pas gjithë triumviratit dhe disa senatorëve, të cilët mezi shfaqen në tragjedi. Përcaktimi i protagonistit është një nga shumë çështjet tërheqëse që paraqet tragjedia.

 

Detajet e librit
2487

Referencat specifike

isbn
9789994332767
ean13
9789994332767
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Zonja Bovari, Gustav Flober

Ema Bovari është një vajzë provinciale që lexon shume libra romantikë dhe ka marrë një formim konservator në manastir. Për shkak të letërsisë romantike që lexonte, Ema bën zgjedhjet e gabuara në jetë, humbet lidhjet me realitetin dhe shndërrohet në një viktimë të pasioneve të saj, të cilat e orientojnë drejt aventurave të pafundta.
900 Lekë
More
Ne gjendje

E varfër dhe e bukur, Teodor Drajzer

E vetmja derë që i hapet për punë në qytet është dera e hotelit më të mirë të qytetit. Aty ato, nënë dhe bijë, fillojnë punë duke pastruar hotelin dhe duke bërë çdo punë tjetër të rëndomtë që kishte hoteli. 
1 400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000886

Botuesi: Zenit Editions

1984, George Orwell

Romani 1984 flet për një botë që gjendet e ndarë në një konflikt të vazhdueshëm. Konflikti justifikon sundimin e qeverisë, e cila ka zhvilluar shkencën me qëllimin për të kontrolluar dhe shtypur individin. Bota e Orwell është ajo ku jeta private e individit nuk ekziston. 
1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Kështjella, Franc Kafka

Në botimin e vitit 1951, Maks Brodi dëshmon se sipas fjalëve të Kafkës romani do të përfundonte me vdekjen e K – së në kohën që i vjen lajmi nga Kështjella se ishte miratuar për të leja e qëndrimit.
1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botime Koliqi

Vëllavrasësit, Nikos Kazantzakis

Nikos Kazantzakis u lind më 18 shkurt 1883 në Iraklion, Kretë, Perandoria Osmane (tani në Greqi) ndërsa vdiq më 26 tetor 1957, në Freiburg im Breisgau, në Gjermani). Ishte shkrimtar grek, shumë produktiv, shumëllojshmëria e veprave të së cilit përfaqësojnë një kontribut të madh në letërsinë moderne greke.
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Romeo dhe Zhuljeta ne fshat, Gottfried Keller

Titulli i këtij romani, i cili sipas mendimit të kritikës letrare bën pjesë ndër veprat më të lexuara të letërsisë botërore në përgjithësi dhe të letërsisë gjermane në veçanti, i referohet tragjedisë së Shekspirit dhe është një përshtatje e përmbajtjes së saj, por ndërkaq autori e zhvendos vendin e ngjarjes të kësaj historie tragjike dashurie në epokën e...
700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001922

Botuesi: Te tjere

Bija e mallkuar, Emil Richeburg

Luçia, pasi kaptoi gardhin e kopshtit, u drejtua për në Sableuse. Djaloshi i panjohur e priste matanë vijës, pak hapa larg urës së vogël. Për një çast, ajo u gjend pranë tij. Pa lëshuar asnjë fjalë , ai e përqafoi dhe e shtrëngoi në kraharorin e tij.
1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Për kë bie këmbana, Ernest Hemingway

Për kë bie këmbana është një roman i Ernest Hemingway i botuar në vitin 1940. Hemingëay shfrytëzoi eksperiencën e tij si reporter lufte për të mbërthyer shpirtin e Luftës Civile të Spanjës përmes historisë së mësuesit amerikan Robert Jordan, i cili u bashkua me forcat antifashiste. Ngjarja zhvillohet përgjatë shtatëdhjetë e dy orëve të Jordan në kampin e...
1 000 Lekë
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000793

Botuesi: Onufri

Hamleti, Uiliam Shekspir

Fokusi i Shekspirit në këtë konflikt ishte një shmangie revolucionare nga tragjeditë bashkëkohore mbi hakmarrjen, të cilat ishin të prira t'i dramatizonin grafikisht në skenë aktet e dhunshme dhe në të theksohet më shumë dilema e heroit sesa veprimet e përgjakshme.
800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000794

Botuesi: Onufri

Makbethi, Uiliam Shekspir

Me rreth 2100 vargje, Makbethi është tragjedia më e shkurtër e Shekspirit dhe më e shpejta ndër pjesët e tij dramatike të luajtura në skenë. Përgjithësisht, studiuesit bien dakord që tragjedia u shkrua rreth vitit 1606, sepse referenca të ndryshme të pjesës korrespondojnë me atë vit.
500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000795

Botuesi: Onufri

Otello, Uiliam Shekspir

Së bashku me Hamletin, Mbretin Lir dhe Maktbethin, Otello është një nga katër tragjeditë e mëdha të Shekspirit dhe, rrjedhimisht, një shtyllë e asaj që shumica e kritikëve e konsiderojnë si maja më e lartë e artit dramatik të Shekspirit.
500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001080

Botuesi: Onufri

Si ta doni, Uilliam Shekspir

Fabula është mjaft e thjeshtë: problemi dramatik në sjelljen e çoroditur të dy vëllezërve të ligj ndaj dy vëllezërve të mirë, si dhe pengesat e lidhura me këtë sjellje ndaj martesës së disa çifteve në këtë pjesë teatrore (sidomos të Rozalindës me Orlandon) zgjidhen pa vështirësi dhe, pa pikë dyshimi, kemi të bëjmë me një fund të lumtur.
800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001932

Botuesi: Onufri

Mbreti Lir, Uilliam Shekspir

"Mbreti Lir" është një tragjedi me pesë akte nga Uilliam Shekspir, e interpretuar në vitet 1605 - 1606 dhe e botuar në vitin 1608. Një nga tragjeditë më të mira, pjesa përshkohet nga pesimizmi dhe nihilizmi, gjë që e bën atë një vepër të preferuar të shekullit XX.
500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2098

Botuesi: Onufri

Nata e dymbëdhjetë, Uiliam Shekspir

Ashtu si shumë komedi të tjera të Shekspirit, edhe kjo komedi përqendrohet mbi identitetin e rremë. Në skenat hyrëse, personazhi kryesor, Viola, shpëton nga mbytja për shkak të fundosjes së anijes dhe del në bregdetin e Ilirisë. Ajo humbet lidhjet me vëllanë e saj binjak, Sebastianin, të cilin e mendon tashmë të vdekur.
500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2486

Botuesi: Onufri

Antoni dhe Kleopatra, Uiliam Shekspir

Antoni dhe Kleopatra është një nga tragjeditë më të njohura të Shekspirit. E shkruar rreth dhjetë vjet pas Jul Cezarit, kjo tragjedi përshkruan ngjarje dhe individë të vërtetë të historisë romake, por ndryshe nga Jul Cezari, ajo paraqet edhe historinë e dashurisë së personazheve prej të cilëve ka marrë edhe emrin tragjedia.
800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2488

Botuesi: Onufri

Shtrëngata, Uiliam Shekspir

Shtrëngata i përket zhanrit të pjesëve romantike elizabetiane. Ajo kombinon elemente të tragjedisë (hakmarrja e Prosperos) me ato të komedisë romantike (dy të dashurit e rinj, Miranda dhe Ferdinanti) dhe ashtu si një nga veprat problematike të Shekspirit ngre disa çështje më të thella që nuk zgjidhen krejtësisht në fund.
800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2489

Botuesi: Onufri

Shumë zhurmë për asgjë, Uiliam Shekspir

Ndryshe nga komeditë e tjera, humori i "Shumë zhurmë për asgjë" nuk krijohet nga situatat qesharake. Megjithëse ka disa elemente standarde të përbashkëta me komeditë e tjera (keqkuptimet, maskimet, dëshmitë e rreme), humori i kësaj vepre krijohet nga vetë karakteret dhe mënyrat e sjelljes së shoqërisë ku ata jetojnë.
800 Lekë
More
Ka mbaruar

Follow us on Facebook