Klasikët

Information

Botuesit

Speciale

Autorët

Ulje çmimi! Antoni dhe Kleopatra, Uiliam Shekspir Shfaq të madhe

Antoni dhe Kleopatra, Uiliam Shekspir

2486

Produkt i ri

Antoni dhe Kleopatra është një nga tragjeditë më të njohura të Shekspirit. E shkruar rreth dhjetë vjet pas Jul Cezarit, kjo tragjedi përshkruan ngjarje dhe individë të vërtetë të historisë romake, por ndryshe nga Jul Cezari, ajo paraqet edhe historinë e dashurisë së personazheve prej të cilëve ka marrë edhe emrin tragjedia.

Më shumë detaje

Ne gjendje

$9.02

-20%

$11.27

Add to wishlist

Më shumë informacione

Titulli: Antoni dhe Kleopatra (kopertinë e trashë)
Origjinali: Antony and Cleopatra
Gjinia: Tragjedi
Autori: Uiliam Shekspir
Shqipëroi: Alqi Kristo
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2007
Fq. 258
Pesha: 0.45 kg
ISBN: 978-99943-42-36-5

Mbi librin

Antoni dhe Kleopatra është një nga tragjeditë më të njohura të Shekspirit. E shkruar rreth dhjetë vjet pas Jul Cezarit, kjo tragjedi përshkruan ngjarje dhe individë të vërtetë të historisë romake, por ndryshe nga Jul Cezari, ajo paraqet edhe historinë e dashurisë së personazheve prej të cilëve ka marrë edhe emrin tragjedia.

Për sfondin historik, subjektin dhe detajet intime të lidhjes ndërmjet gjeneralit romak, Antonit, dhe mbretëreshës egjiptiane, Kleopatrës, Shekspiri shfrytëzoi veprën "Jetët" të Plutarkut. Dhe, në të vërtetë, përshkrimi i Kleopatrës në anijen e saj, i prezantuar nga personazhi Enobarbi është një përkthim pothuajse i fjalëpërfjalshëm i një pasazhi të Plutarkut.

Me Antonin, Kleopatrën dhe Jul Cezarin, Shekspiri paraqet karaktere më të ndërlikuara se ato jetësore dhe tri figura që përmbajnë statusin "tokësor" si sundues të botës dhe të instrumenteve të fatit të saj. Antoni dhe Kleopatra është një dramë komplekse me alternime të shpejta ndërmjet pallatit të Kleopatrës në Aleksandri dhe atdheut të Antonit në Romë, së bashku me sekuencat e dy fushave të betejës.

Ndërkohë që disa kritikë të shekullit të XIX – të dhe fillimit të shekullit të XX – të ankoheshin për strukturën joelegante të dramës, interpretime të kohëve të fundit kanë treguar që kjo lëvizje e menjëhershme në mes të tragjedisë krijon tension dramatik dhe thekson përmasat universale të asaj që po ndodh në skenë.

Antoni dhe Kleopatra dallohet si një nga pjesët më poetike të Shekspirit. Është e njohur për përshkrimet evokative dhe hiperbolat brilante. Por, gjithashtu, është vlerësuar si një dramë e vështirë për mënyrën se si paraqet pasigurinë dhe kontradiktat e jetës, pa siguruar përgjigje të qarta apo të përshtatshme për to. Dy dashnorët e paraqitur në dramë mund të jenë drejtues të njerëzve, por ata janë në fund të fundit, thjesht qenie njerëzore e sigurisht të papërsosura dhe jo të përjetshme.

Ne si qenie njerëzore jemi të vdekshëm si ata; shumë prej nesh vënë re ndjenjat e tyre të forta të xhelozisë, dashurisë, turpit dhe pasigurisë. Pavarësisht nga madhshtia e tyre historike dhe falë portretizimit të ndjeshëm prej Shekspirit, Antoni dhe Kleopatra janë as më shumë, as më pak të jashtëzakonshëm nga ç'jemi ne.

 

Reviews

Write a review

Antoni dhe Kleopatra, Uiliam Shekspir

Antoni dhe Kleopatra, Uiliam Shekspir

Antoni dhe Kleopatra është një nga tragjeditë më të njohura të Shekspirit. E shkruar rreth dhjetë vjet pas Jul Cezarit, kjo tragjedi përshkruan ngjarje dhe individë të vërtetë të historisë romake, por ndryshe nga Jul Cezari, ajo paraqet edhe historinë e dashurisë së personazheve prej të cilëve ka marrë edhe emrin tragjedia.

Libra të ngjashëm

Shkarkime

KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (0)