• Banner

Vepra e plote, Georg Buchner
  • Vepra e plote, Georg Buchner

Vepra e plote, Georg Buchner

Studiova historinë e revolucionit. E ndieja veten të asgjësuar nga fataliteti i neveritshëm i historisë. Shikoj në natyrën njerëzore një njëtrajtësi të tmerrshme, shikoj në rrethanat njerëzore një dhunë të pashmangshme, e cila u është dhënë të gjithëve dhe asnjërit.

7,93 CHF
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vepra e plotë
Origjinali: Vepra e plotë
Gjinia: Drama
Autori: Georg Büchner
Shqipëroi: Ardian Klosi
Shtëpia botuese: K & B
Viti: 2010
Fq. 240
Pesha: 0.31 kg
ISBN: 978-99956-840-3-7

Koment nga autori

Studiova historinë e revolucionit. E ndieja veten të asgjësuar nga fataliteti i neveritshëm i historisë. Shikoj në natyrën njerëzore një njëtrajtësi të tmerrshme, shikoj në rrethanat njerëzore një dhunë të pashmangshme, e cila u është dhënë të gjithëve dhe asnjërit.

Individi është vetëm shkumë përmbi dallgë, madhështia është thjesht rastësi, sundimi i gjeniut lojë kukullash, një luftë qesharake kundër një ligji të hekurt, më e larta gjë është ta njohësh atë, më e pamundura ta sundosh... Duhet: ja një nga fjalët më të mallkuara me të cilat e pagëzojnë njeriun... Ç'është ajo gjë brenda nesh që gënjen, vret, vjedh?

Mbi autorin

Georg Büchner (1813 – 1837) lindi në familjen e një mjeku. Qysh gjatë periudhës së studimit të mjekësisë dhe filozofisë i kushtohet krijimtarisë letrare, sidomos dramës. I frymëuar nga përmbysjet shoqërore në Francë, ku studion për një periudhë në Strasburg, përpiqet të ngrejë në këmbë bashkëkombasit gjermanë me Shoqatën për të drejtat e njeriut dhe pamflete politike kundër një regjimi parazitar gjysmë – feudal.

Pasi vihet në hetim nga autoritetet, arratiset në Francë, më pas kalon si lektor në universitetin e Zyrihut, ku vdes pas një sëmundjeje në moshën 23 vjeçare. Me dramate tij, sidomos "Vdekja e Dantonit" dhe "Vojcek" si dhe me tregimin "Lenci", Büchner është një shekull para kohës së tij, ai paralajmëron epokën e modernes me trajtimin e thellë psikologjik, gati të pamëshirshëm të karaktereve dhe vërtetësinë e rrethanave që kthjellon.

 

Detajet e librit
Te tjere
2137
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000845

Botuesi: Onufri

Vilhelm Teli, Fridrih Shiler

Drama "Vilhelm Teli" është klasike nga uniteti i veprimit, që e përshkon tejpërtej. Zviceranët, në luftë kundër Austrisë, përbetimi i famshëm në Rytli, nishani i Telit dhe fitorja e Morgatës, përfundimtarja, këto janë pikat kryesore. Klasike, përveç gjuhës, e bën edhe imitimi i amfiteatrit grek, në të cilin kori zëvendësohet këtu me popullin përjashta, në...

Çmimi 3,96 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001746

Botuesi: Te tjere

Franz Kafka, Vepra e plotë në prozën e shkurtër

Pas botimesh të shpërndara aty - këtu, përkthimesh shpesh nga gjuhë të treta, vepra e Franz Kafkës në prozën e shkurtër, ku përfshihen të gjitha tregimet, skicat, novelat e tij, të përfunduara ose jo, vijnë për herë të parë të plota në gjuhën shqipe sipas rendit kronologjik të krijimit të tyre.

Çmimi 14,86 CHF
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UEGEN

E kuqja dhe e zeza, Stendal

Pas tridhjetë vitesh punë intensive, Stendali është i denjë për të improvizuar; ai di të pikturojë me penën e tij vepra të klasit të parë. Ai e ka krijuar me ngadalë këtë prozë që lexohet shpejt, me stilin e tij, më i përsosuri, duke u bërë zëri i tij i natyrshëm.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000486

Botuesi: OMSCA-1

Sozia, Një poemë petërburgase, Fjodor Dostojevski

Fjodor Dostojevski ka lindur më 11 nëntor 1821, Moskë, Rusi. Jeta e autorit rus Fjodor Dostojevski, ndër figurat më të shquara të literaturës botërore, ishte dëshmi e kësaj lloj vuajtjeje. Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulozi; dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i ati, një alkoolist i dhunshëm, për të cilin besohet se u vra nga shërbëtorët e tij.

Çmimi 4,95 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2711

Botuesi: Bota Shqiptare

Vajza e postës, Stefan Cvajg

Vajza e postës quhet Kristina dhe kujdeset për të ëmën dhe për punët e një zyre postare austriake në vitet pas Luftës së Madhe. Një pasdite, teksa kotej mes shkresurinave, i vjen një telegram në emrin e saj. Është nga tezja e pasur që jeton në Amerikë dhe i kërkon Kristinës të shkojë ta takojë në një resort alpin në Zvic

Çmimi 9,91 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Giacomo Joyce, James Joyce

James Joyce e shkroi këtë skicë të hollë dashurie në korrik – gusht 1914. Sipas Richard Ellmann – it, biografi unik i autorit, faktet e shumta e përcaktojnë këtë periudhë si të qenësishme, megjithëse dorëshkrimi, ndryshe nga veprat e tjera të Joyce – it, nuk ka dalë.

Çmimi 4,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dukagjini

Mjegull, Miguel de Unamuno

"Mjegull” nga Miguel de Unamuno, është një ndër librat më të mirë të këtij autori që solli ndryshime të mëdha në letërsinë botërore, qoftë për nga trajtimi tematik, qoftë për nga risitë narratologjike.

Çmimi 9,51 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU002004

Botuesi: Pegi

Eter e bij, Ivan Turgeniev

"Ky roman, përveç bukurisë artistike, është i përsosur edhe sepse zgjon mendimin, të shtyn drejt arsyetimit... Kjo ndodh edhe sepse romani është i tëri i sinqertë dhe të prek në thellësi. Vepra, nga kreu deri në rreshtin e fundit, është shkruar me shumë ndjenjë..."

Çmimi 5,95 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000974

Botuesi: Dituria

E kuqja dhe e zeza, Stendal

Historia e të riut inteligjent e ambicioz, Zhylien Sorelit, që ka fatin të arsimohet dhe guximin e ambicjen të dallohet në shoqërinë e lartë, është gjithmonë aktuale. Dy dashuritë e tij; zonja Dë Renal dhe Matildë dë la Mol, janë simbol i kundërshtive të egra që përplasen në shpirtin e Zhylienit. 

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2972

Botuesi: Te tjere

Asgje e re nga Fronti i Perendimit, Erih Maria Remark

"Asgjë e re nga Fronti i Perëndimit" ishte një paralajmërim në kohën e duhur. Në qoftë se nuk hyri sa duhej në punë në kohën e vet, ai e ruan vlerën e tij për aq kohë sa në botë do të ketë kërcënim, agresorë, ethe dhune dhe barbari. Një letërsi e tërë, një opinion i tërë botëror përparimtar u kundërvihet gjithmonë forcave agresive kudo në botë.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Ferma e kafshëve, George Orwell

Thellësisht aktual dhe po aq i freskët sa ç’ka qenë më shumë se gjysmë shekulli  më parë, “Ferma e kafshëve” është një përrallë për ata që mëtojnë të jenë  çlirimtarë kudo në botë. Teksa dëshmohet, përmes thjerrës së historisë, ngritja dhe rënia e përgjakshme e kafshëve revolucionare, dallohen farat e  totalitarizmit në sistemet më ideale, si dhe...

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)