• Banner

  • Ka mbaruar

Nata e dymbëdhjetë, Uiliam Shekspir

Ashtu si shumë komedi të tjera të Shekspirit, edhe kjo komedi përqendrohet mbi identitetin e rremë. Në skenat hyrëse, personazhi kryesor, Viola, shpëton nga mbytja për shkak të fundosjes së anijes dhe del në bregdetin e Ilirisë. Ajo humbet lidhjet me vëllanë e saj binjak, Sebastianin, të cilin e mendon tashmë të vdekur.

500 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Nata e dymbëdhjetë
Origjinali: Twelfth night
Gjinia: Komedi
Autori: Uiliam Shekspir
Shqipëroi: Vedat Kokona
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2012
Fq. 184
Pesha: 0.25 kg
ISBN: 978-99956-87-79-3

Mbi librin

Ashtu si shumë komedi të tjera të Shekspirit, edhe kjo komedi përqendrohet mbi identitetin e rremë. Në skenat hyrëse, personazhi kryesor, Viola, shpëton nga mbytja për shkak të fundosjes së anijes dhe del në bregdetin e Ilirisë. Ajo humbet lidhjet me vëllanë e saj binjak, Sebastianin, të cilin e mendon tashmë të vdekur. Duke u maskuar si një eunuk i ri me emrin Cezario, me ndihmën e kapitenit të anijes që e shpëtoi, hyn si shërbyes i dukës Orsini.

Orsini ia ka mbushur mendjen vetes se ka rënë në dashuri me zonjën Olivia. Ajo është në zi për babanë dhe vëllanë e saj, të cilët kanë vdekur jo shumë kohë më parë. Orsini vendos të përdorë "Cezarion" si ndërmjetës për t'i treguar Olivias për dashurinë e tij për të. Olivia, duke besuar se Viola është burrë, bie në dashuri me këtë lajmëtar të pashëm dhe elokuent.

Viola, nga ana tjetër, ka rënë në dashuri me Dukën, i cili beson gjithashtu se Viola është burrë dhe e konsideron atë si të besuarin e vet. Pjesën më të madhe të komedisë e zë subjekti dytësor komik, në të cilin disa personazhe bëjnë një plan për t'i punuar një rreng qehajait mendjemadh të Olivies, Malvolios, që ai të besojë se zonja e tij Olivia dëshiron të martohet me të.

Në këtë plan përfshihet xhaxhai i Olivias, sër Tobi Belçi; një shqytar tjetër i marrë sër Endriu Egiuçiku; shërbyesit e saj, Maria dhe Fabiani, si dhe loçoja i preferuar i babait të saj, Festja. Sër Tobi dhe sër Endriu dehen dhe trazojnë paqen e shtëpisë së zonjës së tyre, duke kënduar vazhdimisht deri natën vonë me zë të lartë, veprime për të cilat Malvolioja detyrohet që t'i shajë dhe qortojë. Kjo gjë i nxit sër Tobin, sër Endriun dhe Marian që të planifikojnë hakmarrjen ndaj Malvolios.

Ndërkohë, në skenë hyn Sebastiani, duke shkaktuar pështjellim. Duke e marrë për Violën, Olivia i kërkon që të martohet me të dhe ata bashkohen në fshehtësi. Së fundi, kur binjakët shfaqen në praninë e Olivias dhe të Dukës njëkohësisht, ka shumë habi dhe mrekullim për ngjashmërinë e tyre, çast në të cilën Viola zbulon se në të vërtetë ajo është grua dhe se Sebastiani është vëllai i saj i humbur binjak. Pjesa mbaron me deklarimin e martesës mes Dukës dhe Violës dhe mësohet se edhe Toni ka marrë për grua Marian. Zbavitjes i jep fund Festja me një këngë elegjiake ("koha ish me erë dhe shi").

 

Detajet e librit
2098

Referencat specifike

isbn
9789995687793
ean13
9789995687793
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000793

Botuesi: Onufri

Hamleti, Uiliam Shekspir

Fokusi i Shekspirit në këtë konflikt ishte një shmangie revolucionare nga tragjeditë bashkëkohore mbi hakmarrjen, të cilat ishin të prira t'i dramatizonin grafikisht në skenë aktet e dhunshme dhe në të theksohet më shumë dilema e heroit sesa veprimet e përgjakshme.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000795

Botuesi: Onufri

Otello, Uiliam Shekspir

Së bashku me Hamletin, Mbretin Lir dhe Maktbethin, Otello është një nga katër tragjeditë e mëdha të Shekspirit dhe, rrjedhimisht, një shtyllë e asaj që shumica e kritikëve e konsiderojnë si maja më e lartë e artit dramatik të Shekspirit.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000796

Botuesi: Onufri

Romeo dhe Zhulieta, Uiliam Shekspir

Temën e dashurisë Shekspiri e ka trajtuar në shumë vepra të tij, që nga sonetet, poemat dhe tragjeditë, por në asnjërën prej tyre kjo temë nuk është trajtuar si diçka në vetvete dhe e papërzier me probleme të tjera, siç është bërë kjo në "Romeo dhe Zhulietën".

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001080

Botuesi: Onufri

Si ta doni, Uilliam Shekspir

Fabula është mjaft e thjeshtë: problemi dramatik në sjelljen e çoroditur të dy vëllezërve të ligj ndaj dy vëllezërve të mirë, si dhe pengesat e lidhura me këtë sjellje ndaj martesës së disa çifteve në këtë pjesë teatrore (sidomos të Rozalindës me Orlandon) zgjidhen pa vështirësi dhe, pa pikë dyshimi, kemi të bëjmë me një fund të lumtur.

Çmimi 800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001932

Botuesi: Onufri

Mbreti Lir, Uilliam Shekspir

"Mbreti Lir" është një tragjedi me pesë akte nga Uilliam Shekspir, e interpretuar në vitet 1605 - 1606 dhe e botuar në vitin 1608. Një nga tragjeditë më të mira, pjesa përshkohet nga pesimizmi dhe nihilizmi, gjë që e bën atë një vepër të preferuar të shekullit XX.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2486

Botuesi: Onufri

Antoni dhe Kleopatra, Uiliam Shekspir

Antoni dhe Kleopatra është një nga tragjeditë më të njohura të Shekspirit. E shkruar rreth dhjetë vjet pas Jul Cezarit, kjo tragjedi përshkruan ngjarje dhe individë të vërtetë të historisë romake, por ndryshe nga Jul Cezari, ajo paraqet edhe historinë e dashurisë së personazheve prej të cilëve ka marrë edhe emrin tragjedia.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2487

Botuesi: Onufri

Jul Cezari, Uiliam Shekspir

Jul Cezari është tragjedia e parë e Shekspirit nga tri tragjeditë me temë nga historia romake. Ashtu si "Antoni dhe Kleopatra" dhe "Karioliani", "Jul Cezari" është një dramatizimi i ngjarjeve të vërteta. Shekspiri shkruan për Cezarin, Brutin dhe Mark Antonin duke u mbështetur mbi Lives të historianit të lashtë, Plutarkut.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2488

Botuesi: Onufri

Shtrëngata, Uiliam Shekspir

Shtrëngata i përket zhanrit të pjesëve romantike elizabetiane. Ajo kombinon elemente të tragjedisë (hakmarrja e Prosperos) me ato të komedisë romantike (dy të dashurit e rinj, Miranda dhe Ferdinanti) dhe ashtu si një nga veprat problematike të Shekspirit ngre disa çështje më të thella që nuk zgjidhen krejtësisht në fund.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2655

Botuesi: Onufri

Komedia e keqkuptimeve, Uiliam Shekspir

"Komedia e keqkuptimeve" është një nga pjesët më të hershme të Shekspirit. Ajo është edhe komedia më e shkurtër dhe një nga më komiket, ku humori krijohet pothuajse krejt, përveç lojërave të fjalëve, nga identitetet e gabuara dhe qesharake.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001986

Botuesi: Pegi

Tesi i Derbervilëve, Thomas Hardy

Shkrimtari i shquar anglez u lind më 2 qershor 1840 në Higher Bockhampton. Në vitin 1862 u vendos në Londër, ku kreu studimet për arkitekturë. Aty nis të studiojë dhe merret me letërsi. Kjo qe për Hardin ëndrra më e madhërishme e jetës.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2655

Botuesi: Onufri

Komedia e keqkuptimeve, Uiliam Shekspir

"Komedia e keqkuptimeve" është një nga pjesët më të hershme të Shekspirit. Ajo është edhe komedia më e shkurtër dhe një nga më komiket, ku humori krijohet pothuajse krejt, përveç lojërave të fjalëve, nga identitetet e gabuara dhe qesharake.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Dhëmbi i bardhë, Xhek London

Hapësira të pamasa bore, pyje të dendur e të vetmuar: ja bota e Dhëmbit të Bardhë. Këtu, jeta për qenin-ujk, është një luftë e përhershme me urinë, duhet të vrasë që të mos e vrasin, është një betejë e pamëshirshme kundër kafshëve të të njëjtit lloj, por edhe një lojë dinake kundër keqtrajtimeve të njeriut.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Një tragjedi amerikane, vëllimi i dytë, Teodor Drajzer

Djemtë, me të cilët ai shoqërohet janë më të sofistikuar se ai, dhe ata e futën në botën e alkoolit dhe prostitucionit. Klajdit i pëlqen mënyra e re e jetesës dhe bën gjithçka për të fituar afrimitetin e Hortens Brigsit. Por jeta e Klajdit ndryshon përgjithnjë kur makina e vjedhur, me të cilën ai udhëton, vret një fëmijë. Klajdi largohet nga Kansas City...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Univers

Frankenshtajni, Mary Shelley

Një nga librat më të fortë të historisë së letërsisë, Frankenshtein është bërë simbol i shkencës së shkuar keq dhe një shprehje figurative me një përdorim jashtëzakonisht të larmishëm.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2155

Botuesi: Skanderbeg Books

Zonja Dalloway, Virginia Woolf

Ndërsa koha e mbrëmjes po afrohet, një mik i papritur mbërrin nga India: është i dashuri i saj i parë, Piter Uolsh, i cili i zgjon asaj kujtime të gjalla të së shkuarës gjersa, hap pas hapi, Klarisa Dalloway sjell në krye historinë e jetës së saj, ëndrrat e largëta të fëmijërisë dhe radhën e kaq viteve të shkuara që lëkundin martesën e sa të qetë.

Çmimi 650 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000735

Botuesi: Onufri

Haxhi Murati, Lev Tolstoj

Në vitin 1852, Haxhi Murati, një nga prijësit më të paepur të maleve, është tmerri i ushtrisë ruse. Rusët u kënaqën kur më në fund ai u dorëzua. Apo pa dashur kishin futur në gjirin e tyre një agjent të dyfishtë?

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Buzuku

Armiku i popullit, Henrik Ibsen

"Armiku i Popullit", i shkruar më 1883 – në një mot me kryeveprën e Nietzsche – s "Kështu foli Zarathustra", është drama e tij sociale m'e bukur dhe m'e fortë.... Subjekti i saj me pak fjalë është ky: Doktor Stokmani zbulon që uja e banjave, ku shërben si mjek, përmban mikrobe sëmundjesh të rrezikshme nga shkaku që qyngjet shkojnë nëpër toka të molepsura...

Çmimi 650 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2307

Botuesi: Argeta LMG

Novela, Prosper Merime

Në këtë botim të novelave të Prosper Merimesë janë paraqitur disa nga veprat e tij më të mira si: "Xhevairja e Toledës", "Kaçaku", "Marrja e fortifikatës", "Venera e qytetit Ille", "Loja e Triktrakut", "Vegimi i Karlit Xl", "Mateo Falkone", "Tamango", "Karmen" dhe "Kolomba".

Çmimi 580 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2244

Botuesi: Argeta LMG

Sidi, Pjer Kornej

Titulli: SidiOrigjinali: Theatre ChoisiGjinia: TragjediAutori: Pjer KornejShqipëroi: Prokop M. GjergoShtëpia botuese: Argeta LMGViti: 2006Fq. 94Pesha: 0.13 kgISBN: 978-99943-30-38-1  

Çmimi 300 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: SARAS

Ali Pasha, krime famëkeqe, Alexandre Dumas

I shkruar gati 40 vjet pas vdekjes së Ali Pashë Tepelenës, prej një prej personazheve më të njohura të letrave franceze, një shkrimtar sallonesh do ta quaja Aleksandër Dumas, "Ali Pasha, krime famëkeqe" është konsideruar nga historianët, si një nga biografitë më të mira kushtuar kësaj figure kaq kontroverse të historisë sonë.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)