• Banner

Damka e turpit, Nathaniel Hawthorne
  • Damka e turpit, Nathaniel Hawthorne

Damka e turpit, Nathaniel Hawthorne

"Damka e turpit" është një nga klasikët më të njohur të letërsisë amerikane. I shkruar në vitin 1850, ky roman është një nga historitë romantike më prekëse të të gjitha kohërave. Temat e tij kryesore lidhen me rolin e gruas në familjes dhe në shoqëri, me mëkatin dhe kontrastin midis së kaluarës dhe së ardhmes.

800 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Damka e turpit
Origjinali: The scarlet letter
Gjinia: Roman
Autori: Nathaniel Hawthorne
Shqipëroi: Amik Kasoruho
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2012
Fq. 250
Pesha: 0.28 kg
ISBN: 978-9928-124-41-8

Mbi librin

Herman Melville i kushtoi Nathaniel Hawthorne kryeveprën e tij "Mobi Dik", ndërsa, midis kritikëve modernë, Harold Bloom e cilëson atë si një nga shkrimtarët amerikanë më të mëdhenj të të gjithë kohërave, përkrah Henry James dhe William Faulkner."Damka e turpit" është një nga klasikët më të njohur të letërsisë amerikane.

I shkruar në vitin 1850, ky roman është një nga historitë romantike më prekëse të të gjitha kohërave. Temat e tij kryesore lidhen me rolin e gruas në familjes dhe në shoqëri, me mëkatin dhe kontrastin midis së kaluarës dhe së ardhmes.

Fragment nga libri

Zoti më ka falur këtë vajzë... Zoti ma ka dhënë për të më shpërblyer për të gjitha ato që më keni hequr ju, njerëzit. Ajo është gazi dhe mundimi im. Vështrojeni! Kjo është germa im e e kuqe: e vetmja gjë që unë mund të dua, edhe pse ma ripërtërin çdo ditë dhimbjen time, madje pikërisht për këtë! Nuk do të mund të ma zhvatni kurrë: më përpara vdes, sesa t'ju lejoj të ma merrni.

Komente mbi autorin

"Stili i Hawthorn - it është dëlirësia e vërtetë... Ai mund të konsiderohet si një nga gjenitë e padiskutueshëm të lindur nga kombi ynë."

Edgar Allan Poe

"Më e bukura e Hawthorn - it është rëndësia që i jepte psikologjisë së thellë dhe studimit të saj."

Henry James

 

Detajet e librit
SKU002076

Referencat specifike

isbn
9789928124418
ean13
9789928124418
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000718

Botuesi: Onufri

Dashuria në kohërat e kolerës, Gabriel G. Marquez

Sikundër nënkuptohet nga titulli, Garcia Marquez ka shkruar roman për dashurinë, për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashuri rinore, dashuri bashkëshortore, dashuri romantike, dashuri të mishit, dashuri, madje, edhe me shenjat e kolerës. Për më tepër, ai ka shkruar një vepër arti që rrezaton një humanizëm të atillë, që lexuesit do ta kujtojnë sa të...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2536

Botuesi: OMSCA-1

Në moshën e pafajësisë, Edith Wharton

Romani "Në moshën e pafajësisë" përqendrohet në martesën e pashmangshme të një çifti të klasës së lartë dhe në shfaqjen e një gruaje të gjendur në një skandal, e cila kërkon lumturinë e çiftit.

Çmimi 900 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2927

Botuesi: Infbotues

Bashkë me erën, vëllimi i parë, Margaret Mitchell

Skarletë O'Hara, gruaja e re tekanjoze dhe e pacipë, protagonistja e romanit, i përballon mundimet me shpirt pushtueseje; e pazonja, po ashtu si populli i vet i Jugut, "për të njohur disfatën edhe kur e ka para syve", nxiton të shkojë drejt së ardhmes duke menduar se "tek e fundit, nesër është ditë e re".

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2938

Botuesi: Botimet Dudaj

Lartësitë e stuhishme, Emily Bronte

Duket sikur ajo i resit të gjitha ato që dimë për qeniet njerëzore dhe i mbush pamjet delikate e të tejdukshme me një fllad të atillë jete sa ato e kapërcejnë realitetin. Pra ajo zotëron më të rrallin e të gjitha pushteteve. Ajo e çliron jetën nga vartësia prej fakteve, me prekje të lehta ajo na tregon shpirtin e një fytyre.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)