• Banner

  • Ka mbaruar
Tesi i Derbervilëve, Tomas Hardi
  • Tesi i Derbervilëve, Tomas Hardi

Tesi i Derbervilëve, Thomas Hardy

Shkrimtari i shquar anglez u lind më 2 qershor 1840 në Higher Bockhampton. Në vitin 1862 u vendos në Londër, ku kreu studimet për arkitekturë. Aty nis të studiojë dhe merret me letërsi. Kjo qe për Hardin ëndrra më e madhërishme e jetës.

11,10 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Tesi i D'Erbervilëve
Origjinali: Tess of the d'Urbervilles
Gjinia: Roman
Autori: Tomas Hardi
Shqipëroi: Bujar Doko
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2002
Fq. 506
Pesha: 0.55 kg
ISBN: 978-99927-725-9-X

Mbi librin

Shkrimtari i shquar anglez u lind më 2 qershor 1840 në Higher Bockhampton. Në vitin 1862 u vendos në Londër, ku kreu studimet për arkitekturë. Aty nis të studiojë dhe merret me letërsi. Kjo qe për Hardin ëndrra më e madhërishme e jetës.

Romani i tij i parë "Varfanjaku dhe zonja" u shkrua më 1867 dhe i hapi udhën e shkrimtarisë për të mbërritur disa vjet më pas te "Dy sy të kaltër", ku gjithë afsh dashuror e freski ndjesore, Hardi rrëfen duke e idealizuar dashurinë e vet për Ema Lavinianin, me të cilën martohet. Këtu nis radha e romaneve të famshme tipikë të Hardit, ku bëjnë pjesë: "Kthimi në vendlindje", "Kryebashkiaku i Kasterbrixhit", "Forestierët" e sidomos "Tesi i D'Erbervilëve".

Ky roman është libri më i përhapur dhe më i famshëm i Tomas Hardit. Personazhet udhëhiqen vetëm nga forca e temperamentit të tyre. Megjithatë, ata duket sikur paguajnë me anë të përvuajtjeve shpirtërore gabimet që kanë bërë. Fati i paparashikueshëm i çon tek e mira dhe tek e keqja, përtej çdo morali, çdo ligësie, çdo paragjykimi shoqëror: fati i mposht ata. Pra, fatalizmi merr karakterin e një force të verbër dhe dashakeqe.

Kuadri i këtij romani ngërthen vise të moshës së hershme të vetë shkrimtarit. Paçka se jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, romancieri përfton me anë të përshkrimit artistik ngjyresën e spikatur vendore, e cila do të lërë gjurmë edhe të shumë shkrimtarë të mëvonshëm. Për nga përmasa e tronditjes, e thellësisë së ndjenjës, e kërkimit të pareshtur të lumturisë dashurore, "Tesi i D'Erbervilëve" mbetet një lëndë e gjallë e magjishme e shpirtit fërgëllues në shtegtimet e veta mbikohore, në kërkim ndoshta të një parajse, përfundimisht të humbur...

Hardi vdiq më 11 janar 1928 në Dorçester. Vepra e Tomas Hardit shpalos një gjini të larmishme krijuese, ku pasqyrohen veçori nga më piktoresket të peisazhit ndjesor të njeriut të mikluar nga qytetërimi modern.

 

Detajet e librit
SKU001986
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001247

Botuesi: Kokona

Ana Karenina, vëllimi i parë, L.N. Tolstoj

Për shumë studiues, ky konsiderohet romani më i mirë në botë. Ana Karenina ofron një panoramë të stërmadhe të jetës së kohës në Rusi dhe të njerëzimit në përgjithësi. Në të, Tolstoi përdor njohuritë e tij intensive për të krijuar disa nga personazhet më mbresëlënëse të krijuara ndonjëherë nga letërsia.

Çmimi 7,77 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001248

Botuesi: Kokona

Ana Karenina, vëllimi i dytë, L.N.Tolstoj

Për shumë studiues, ky konsiderohet romani më i mirë në botë. Ana Karenina ofron një panoramë të stërmadhe të jetës së kohës në Rusi dhe të njerëzimit në përgjithësi. Në të, Tolstoi përdor njohuritë e tij intensive për të krijuar disa nga personazhet më mbresëlënëse të krijuara ndonjëherë nga letërsia.

Çmimi 7,77 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2447

Botuesi: Argeta LMG

Evgjeni Grande, Honore de Balzak

Ky roman është një vepër realiste duke u bazuar te vërtetësia e ngjarjeve, sidomos tek pasqyrimi me vërtetësi i koprracisë së plakut Grande. Problemi shoqëror që trajton autori është ai i rolit të parasë në shkatërrimin e ndjenjave njerëzore.

Çmimi 6,66 
More
Ne gjendje

Referenca: 2681

Botuesi: Argeta LMG

Zonja Bovari, Gustav Flober

Vepra është një roman kronikë e kohës. Vepra është natyraliste për nga stili, sepse përshkruan me detaje të stërholluara mjedise, personazhe dhe veprime dhe trajton çështje tronditëe sikur të ndodhnin përditë në jetën e njerëzve. Floberi ndjek metodën e impersonalizmit: nuk gjykon veprimet e personazheve.

Çmimi 10,99 
More
Ne gjendje

Referenca: 2718

Botuesi: OMBRA GVG

Motra Keri, Teodor Drajzer

Romani "Motra Keri" qëndron krejtësisht jashtë sferës së historive dhe përshkrimeve që na japin librat e zakonshëm. Ai le pas vetes mbresa të pashlyeshme madhështie, dinjiteti dhe hapësire epike. Ky libër nuk është një tregim apo roman në kuptimin e rëndomtë të kësaj fjale; ai është njëkohësisht edhe psalm i jetës, edhe një kritikë e fuqishme ndaj saj.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)