• Banner

  • Ka mbaruar
Taras Bulba, Nikolaj V. Gogol
  • Taras Bulba, Nikolaj V. Gogol

Taras Bulba, Nikolaj V. Gogol

Mjeshtri i madh i letërsisë ruse, Nikolaj V. Gogol, ka lindur në 20 prill 1809 në Bolshoie Soroçini, fshat afër Mirogorodit nga një familje fisnikësh. Babai i tij, Vasil Afanasjeviç, komediograf i shquar, ndikoi që edhe i biri i tij të merrej me letërsi.

3,33 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Taras Bulba
Origjinali: Taras Bulba
Gjinia: Novelë
Autori: Nikolaj V. Gogol
Shqipëroi: Bujar Doko
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2006
Fq. 184
Pesha: 0.20 kg
ISBN: 978-99927-870-3-1

Mbi autorin

Mjeshtri i madh i letërsisë ruse, Nikolaj V. Gogol, ka lindur në 20 prill 1809 në Bolshoie Soroçini, fshat afër Mirogorodit nga një familje fisnikësh. Babai i tij, Vasil Afanasjeviç, komediograf i shquar, ndikoi që edhe i biri i tij të merrej me letërsi.

Në 1825, Gogoli mbaroi gjimnazin në Nezhen dhe më pas në Peterburg, ku edhe shkroi veprën: "Hans Kyhelgarten", sipas ndikimeve të poezive të Zhukovit dhe romaneve të Malinskit. Mbasi mbaroi studimet në Peterburg u emërua profesor në Universitetin Patriotik. Edhe pse nisi jetën e zhurmshme të kryeqytetit në novelat e tij me temën e vendlindjes, Ukraina ndizej me koloritin e papërshkruar deri atëherë dhe me veçantinë e një talenti që po spikatej gradualisht.

Më 1831 - 1832 shkroi: "Pronarë të mëdhenj të botës së vjetër", "Mbrëmje në çiflikun e Dikankës", "Mirgorod" dhe novelën monumentale "Taras Bulba".Në 1835, pasi madhështia e krijimeve të tij ishte përhapur anembanë Rusisë, shkroi "Portreti" dhe "Shëtitorja Njevski". Ndërkohë shkroi edhe drama, ndër të cilat gëlojnë "Revizori", "Bixhozxhinjtë" dhe komedia "Martesa".

Pas njohjes me Pushkinin, shkroi poemën "Shpirtra të vdekur", e cila u kthye në vepër "simbol" të letërsisë botërore. Pas shumë kritikave të bëra nga sistemi autoritar rus, ai vendosi të shkruajë pjesën e dytë të "Shpirtra të vdekur", por duke qenë i bindur se nuk kishte arritur monumentalitetin e së parës, ai e djeg vetë dorëshkrimin. Vdiq në 4 mars 1852. Dhe mbi varrin e tij është shkruar ky epitaf: "Me fjalën time të hidhur mund të qeshni përjetë".

 

Detajet e librit
SKU001958

Referencat specifike

isbn
9789992787031
ean13
9789992787031
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000007

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregimet e Petërgurbut, Nikollai Gogol

Gogoli mendonte se mund të ishte gjithçka, përveçse një letrar. Artin e konsideronte veçse një lojë. Fillimisht mendonte se ishte një politikan, një reformator social, aq sa la Ukrainën ku edhe lindi, për t'u transferuar në Shën Peterburg, dhe të niste punë në një ministri.

Çmimi 8,33 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Të mërguarit, James Joyce

Për këtë vepër, Padraic Colum shkruan për librin. "'Të mërguarit' nuk është një dramë mbi tradhtinë, të njëmendtë apo të dyshuar. Autori i "Portretit të artistit në rini", nuk do të na paraqesë diçka kaq banale. Nuk është një duel mes Richard Rouanit dhe Robert Hendit për të zotëruar Bertën.

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Botuesi: Pakti

Komedia hyjnore, Purgatori, Dante Alighieri

Aty Dantja i ndan fajet sipas teorisë së Platonit, ku siç thotë ai, njeriu mëkaton nga çrregullimet e dashurisë me tepri (mendjemadhësia, ku njeriu e do së tepërmi vetveten; smira, kur i do të keqen tjetrit; zemërimi, kur do të hakmerret etj); kur dashuron me pasion të tepruar (kopracia, kur njeriu do pasurinë apo shpenzimet e tepërta; grykësia, kur...

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Referenca: 2338

Botuesi: Zenit Editions

Uliksi, James Joyce

Megjithë përthyerjet që pëson gjatë përkthimeve ( dhe natyrisht çdo përpjekje për t'i konvertuar dredhitë idiosinkratike të Joyce – it nuk shkojnë larg) Uliksi ka patur në letërsi një efekt që s'mund të krahasohet.

Çmimi 16,65 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Bij dhe dashnorë, D. H. Lawrence

"Bij dhe dashnorë" është portretizimi i parë modern i një fenomeni që më pas, falë Frojdit, do të njihej si kompleksi i Edipit. Kurrë s'ka pasur djalë më të varur nga dashuria e nënës dhe më të mbushur me urrejtje për të atin sesa Pol Moreli, protagonisti i këtij romani.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

1984, George Orwell

Uinston Smith punon për Ministrinë e së Vërtetës në Londër, qyteti kryesor i Rripit Ajror. Vëllai i Madh vëzhgon nga çdo poster, Policia e Mendimit zbulon çdo akt tradhtie. Kur Uinstoni gjen dashurinë me Xhulian, ai zbulon se jeta nuk ka pse të jetë e mërzitshme dhe plogështuese, ndaj i hapen sytë nga mundësitë e reja.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001338

Botuesi: Dituria

Konti i Monte-Kristos, Vëllimi 2, Aleksandër Duma

Një zotëri i huaj, konti i Monte Kristos, intrigon shoqërinë e lartë të Parisit me luksin e tij të jashtëzakonshëm, me sjelljet e tij të stërholluara dhe të habitshme, me gruan e re orientale, shqiptaren Haide, që jeton në hijen e tij. Kush, ndoshta përveç konteshës së bukur dhe melankolike Dë Morserf, do të njihte tek ai marinarin e varfër Dantes...

Çmimi 13,88 
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Gjeniu, Teodor Drajzer

Saga e Gjeniut, shkruar nga shkrimtari ri shquar amerikan i shekullit te XX, Teodor Drazjer vjen me nje perkthim te dyte, realizuar nga Eris Rusi dhe hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Ombra GVG.

Çmimi 27,75 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)