Andromaka, Zhan Rasin
  • Andromaka, Zhan Rasin

Andromaka, Zhan Rasin

SKU001938
Argeta LMG

Tragjedia "Andromaka" është mbështetur pikërisht mbi këtë subject: atë se çfarë ndodhi në Epir me Pirron dhe Andromakën. Personazhet e tragjedisë së Rasinit janë: Andromaka, e veja e Hektorit, skllave e Pirros; Pirro, i biri i Akilit, mbret i Epirit; Oresti, i biri i Agamemnonit; Hermiona, e bija e Helenës, e fejuara e Pirros.

500 Lekë
Sasia
Ne gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Andromaka
Origjinali: Andromaka
Gjinia: Tragjedi
Autori: Zhan Rasin
Shqipëroi: Pashko Gjeçi
Shtëpia botuese: Argeta – LMG
Viti: 2010
Fq. 152
Pesha: 0.18 kg
ISBN: 978-99956-17-31-5

Mbi autorin

Zhan Rasin lindi më 22 dhjetor 1936 në Ferte - Milon të Francës Veriore në familjen e një nënpunësi taksash. Kur ishte tre muajsh, mbeti pa nënë, e pas dy muash i vdiq edhe i ati, që e la familjen të mbytur në borxhe. Rasini si jetim u rrit nga gjyshja dhe gjyshi.

Pa mbushur dhjetë vjeq, gjyshi vdes, kurse gjyshja e mbetur e ve mbyllet në kuvendin Port - Royal pranë Parisit, ku bënin jetën e murgeshave e bija dhe dy motrat e saj. Rasinin e dërguan në një kolegj janseist, që të merrte kulturë të fortë fetare, e ku ndenji në periudhën 1651 - 1655.

Pas përfundimit të kolegjit, në moshën 16 vjeçare, Rasinin e morën për mëshirë si nxënës ata që në atë kohë njiheshin me emrin vetmitarët: njerëz nga familjet më të shquara të Francës, që qenë tërhequr në një manastir në Port - Royal, duke e kthyer atë në qendër të vërtetë intelektuale. Këtu Rasini mori shkollim të përkryer në frëngjisht, latinisht dhe në greqishten e vjetër.

Vdiq më 1699 nga kanceri, ku u varros në Port-Royal, por me vendimin e Luigjit të XIV - të, më 1710, u varros pranë një kishe në Paris.

Mbi librin

Zhan Rasini i përket rrymës klasike, pasi temat dhe personazhet në përgjithësi i merr nga klasikët grekë dhe romakë. Tragjedia "Andromaka" është mbështetur pikërisht mbi këtë subject: atë se çfarë ndodhi në Epir me Pirron dhe Andromakën. Personazhet e tragjedisë së Rasinit janë: Andromaka, e veja e Hektorit, skllave e Pirros; Pirro, i biri i Akilit, mbret i Epirit; Oresti, i biri i Agamemnonit; Hermiona, e bija e Helenës, e fejuara e Pirros.

Oresti, djali i Agamemnonit vjen në Butrint, ku zhvillohen ngjarjet, për t'i kërkuar Pirros që të dorëzojë djalin e Hektorit, pasi grekët kërkojnë ta marrin atë. Pirro nuk pranon dhe i thotë: "Dh'atë që shkoi nga Troja tani e mban Epiri". Pirro është gati të presë grekët që mund të hakmerren për këtë. Ai thotë: "I pres t'gjejnë një tjetër Trojë në vendin tim".

Megjithatë Pirro bisedon me Andromakën të cilës i kërkon që të dorëzojë djalin pasi Greqia e do patjetër dhe siç thotë ai: "S'kam ndërmend lavdinë ta rrezikoj për hatër t'atyre që s'ma dinë". Pirro i ka kërkuar vazhdimisht Andromakës që të martohet me të dhe përdor edhe djalin e saj si presion për këtë martesë. Andromaka ruan kujtimin e Hektorit, por për hir të djalit, për ta shpëtuar atë nga grekët, vendos të lidhë kurorë me Pirron. Besnike deri në fund e kujtimit të të shoqit, vendit të saj dhe të rënëve në Trojë,

Andromaka kishte vendosur që, pasi t'i kishte marrë besën Pirros në altar se do t'i ruante të birin, do të vriste veten. Hermiona që bëhej xheloze për dashurinë e Pirros ndaj Andromakës, kur mori vesh që ata do të martoheshin, nxiti Orestin që të vriste Pirron.

Oresti ngurron të bëjë krim, pasi kishte respekt për Pirron, por për të arritur që të merrte Hermionën nxiti bashkëpunëtorët e tij grekë të cilët e vranë Pirron në altar. Në kohën e ceremonisë, Pirro merr kurorën dhe thotë:
"Së fundi kurorën me gaz e leht' e leht'
Mbi krye t'Andromakës e vu me dorn' e vet
E i thotë: "Ja dhe besën e ja dhe xhevahirin;
Sundoni, Andromakë, mbi mua, mbi Epirin.
Do t'jua dua djalin si t'ishte prej të mive;
Betohem para s'ëmës, përpara Perëndive!
Të gjith' armiqt' e tij do t'jen' armiqt' e mi;
E njoh për mbret t'Trojanve që sot e që tani".

Me vrasjen e Pirros, Andromaka mori pushtetin dhe autori me gojën e Orestit thotë:
"Në dorë t'Andromakës mbeti çdo gjë tani;
E duan mbretëreshë dhe ne na mbajnë mëri.
Po ja dhe Andromaka, ndaj Pirros aq armike,
Tani i bën nderime si gruaja besnike.
Urdhëron ta çgjakësojnë; mbi ne pra ka të ngjarë
T'kërkoj' shpagimn' e Trojës dhe gjakn e burrit parë".

 

Detajet e librit
Argeta LMG
SKU001938
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2295

Botuesi: Zambaku

Uri, Knut Hamsun

Knut Hamsun me romanin e tij "Uri" ka fituar Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1920. Vepra ka hyrë në kolanën e klasikëve të artë norvegjezë edhe me paralelizmin që bën mes jetës së shkrimtarëve të tjerë.
550 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Tre muskëterët, Alexandre Dumas

Romani tregon aventurat e një gaskonati trim të çartur 18 vjeçar me emrin D'Artanjan, që vjen në Paris të bëjë karrierë në trupën e muskëterëve. Krijon miqësi me Atosin, Portosin dhe Aramisin, muskëterë të mbretit Luigj XIII. Këta katër burra do t'i kundërvihen kryeministrit, kardinalit Risheljë dhe agjentëve të tij, mes të cilëve konti Roshfor dhe...
2 000 Lekë
More

Referenca: SKU002073

Botuesi: Te tjere

Katedralja e Parisit, Viktor Hygo

Të nesërmen në mëngjes, kur u zgjua, ajo e kuptoi që kishte fjetur dhe kjo gjë e çuditi. Esmeralda kishte kohë që nuk flinte. Një rreze gazmore e diellit, që po lindte, hyri nga dritarja dhe i ra asaj në fytyrë. Njëherësh me diellin, në dritare u duk edhe diçka tjetër, që i kalli frikën: fytyra e fatziut Kuazimodo.
800 Lekë
More

Botuesi: Mitrush Kuteli

Vërshimet e lumenjve, Konstantin Paustovski

Konstantin Paustovski (31 maj 1892 – 14 korrik 1968) është sipas një mendimi të përgjithshëm shkrimtari më lirik i letërsisë sovjetike. U lind në Moskë në familjen e një nëpunësi hekurudhe, që e merrte familjen me vete në zhvendosjet e tij të shpeshta.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Zonja Bovari, Gustav Flober

Ema Bovari është një vajzë provinciale që lexon shume libra romantikë dhe ka marrë një formim konservator në manastir. Për shkak të letërsisë romantike që lexonte, Ema bën zgjedhjet e gabuara në jetë, humbet lidhjet me realitetin dhe shndërrohet në një viktimë të pasioneve të saj, të cilat e orientojnë drejt aventurave të pafundta.
900 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Zonja Bovari, Gustav Floberi në gjyq, Gustav Flober

Ema Bovari ëndërronte një dashuri të zjarrtë që do ta largonte nga monotonia e pajetë e mjedisit provincial dhe të përjetonte emocionet e një jete të vrullshme bashkëshortore. Por kur përballet me një bashkëshort flegmatik dhe aspak emocional ajo hidhet në krahët e dy dashurive të tjera, duke shkelur kështu pabesisht kurorën bashkëshortore. 
1 400 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Ema, Jane Austen

Ema Udhaus është e bukur, e pasur dhe inteligjente. Ajo është e kënaqur me jetën e saj dhe nuk ndien nevojën e dashurisë apo të martesës. Megjithatë, asgjë nuk e tërheq më shumë sesa ndërhyrja në dashuritë e të tjerëve. Ajo pleks disa intriga dashurore dhe në fund gjendet e kapur në rrjetën e tyre.
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2520

Botuesi: Dituria

Koprraci, Molieri

Në komedinë "Koprraci" Molieri demaskon me forcë të madhe fuqinë shkatërruese të parasë dhe godet koprracinë, që ishte tipar karakteristik i borgjezisë në zhvillim. Ai e dënon si një ves të ulët me pasoja shumë negative. Harpagoni koprrac e fajdexhi jeton nën ethen e parave.
350 Lekë
More