• Banner

  • Ka mbaruar
Koha per te ikur, Ray Bradbury
  • Koha per te ikur, Ray Bradbury

Koha per te ikur, Ray Bradbury

Ray Bradbury është një nga shkrimtarët amerikanë më të njohur në botë. Krijimtaria e tij përfshin romane, tregime, publicistikë, skenare filmash. Vepra e tij është shpërblyer me çmimet më të mëdha letrare, si, Çmimi O’Henry, Çmimi Linkoln etj.

500 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Koha për të ikur
Gjinia: Novela
Autori: Ray Bradbury
Shqipëroi: Erind Myrtaj
Shtëpia botuese: Ideart
Viti: 2003
Fq. 208
Pesha: 0.221 kg
ISBN: 978-99927-866-7-1

Mbi librin

Në këtë vëllim janë përmbledhur novelat: "Dita kur ra shi përgjithnjë", "Në një stinë", "Dragoi", "Fundi i fillimit", "Kostumi i mrekullueshëm", "Ëndërr ethesh", "Referenti", "Mbrojtësi i martesës", "Qyteti ku nuk zbriste askush", "Icarus Montgolfier Wright", "Fundi i botës", "Buzëqeshja", "Aty – këtu ka tigra", "Parukja" dhe "Shans për të ëndërruar".

Mbi autorin

Shkrimtari amerikan Ray Bradbury është novelist, tregimtar, eseist, dramaturg, skenarist dhe poet. Ka lindur më 22 gusht 1920 në Uokegan, Ilinois dhe u diplomua në Gjimnazin e Los Anxhelos në 1938. Ndonëse edukimi i tij formal mbaroi në Los Anxhelos, ai u bë një nxënës i "shkollës së jetës". Që nga viti 1938 në 1942, ai shiti gazeta në rrugët e Los Anxhelosit, në 1943 i kalonte netët në bibliotekën publike, ndërsa ditët mbi makinën e shkrimit, duke u përpjekur të bëhej shkrimtar i vërtetë, duke botuar për një kohë të gjatë në periodikë të ndryshëm.

Përpara se të bënte një botim të ri, librin "Karnavalet e Errëta" (1947), reputacionin e tij si një shkrimtar vizionar e fitoi me "Kronikat Marsiane" (1950), libër që përshkruan përpjekjet e para të tokësorëve për të pushtuar Marsin dhe pasojat e padëshiruara që soli kjo gjë. Pas kësaj erdhi libri "Njeriu i ilustruar" dhe në vitin 1953 u botua vepra "451 Fahrenhait", për të cilën të shumtë janë ata që thonë se është kryevepra e Bradburit.

Gjithsej, ai ka botuar 72 vëllime me tregime të shkurtra, poezi, ese dhe drama. Punët e tij janë përfshirë në tre përmbledhje: "Tregimi i shkurtër më i mirë amerikan". Ai ka marrë çmimin O'Henry, çmimin Benjamin Franklin dhe çmimin e Qendrës PEN për Arritjen e një jete. Në nëntor të vitit 2000, iu dha Medalja e Fondacionit Kombëtar të Librit për Kontribut të Shquar në Letërsinë Amerikane.

Ka marrë një kandidaturë për çmimin Oscar për filmin e tij të animuar "Icarus Montgolfier Wright" dhe ka fituar një EMMY për flimin televiziv "Pema e Hellouinit". Në 1 prill 2002 në nder të tij u vendos një yll i artë në Bulevardin e Famës në Hollivud. Gjithashtu ai ka përshtatur 65 nga tregimet e tij për ciklin televiziv "Skena e Ray Bradbury – t". Është i martuar që në 1947 dhe jeton me të shoqen, Megin, në Los Anxheles me katër mace, katër vajza dhe tetë nipër.

 

Detajet e librit
Ideart
SKU000178
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Pema

451 Farenhajt, Ray Bradbury

451 farenhajt është tashmë një klasik i letërsisë botërore ku ngjarja zhvillohet në një të ardhme distopike. Sot, mesazhi që përçon kjo vepër ka fituar rëndësi më shumë se kurrë më parë.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botime Nazarko

Kolonel Shaberi, Balzak

Pajisur me një personalitet të fortë, sa gjenial, aq edhe kokëfortë, i dashuruar me absoluten, Honore dë Balzak ishte një nga kolosët e letërsisë franceze dhe më i lexuari i gjysmës së parë të shekullit 19-të, njëherazi përfaqësuesi i realizmit evropian.Ndër kryeveprat e tij të shumta, citojmë: “Komedia njerëzore”, “Iluzionet e humbura”, “Xha Gorioi”, etj.

Çmimi 220 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Kështjella e Kapelierit, Archibald J. Cronin

Kjo histori e famshme e Kroninit është një roman shpirttrazues krenarie, lakmie dhe ndëshkimi të tmerrshëm. Kur i ati e detyron Meri Brodin të shkëputet nga shkolla, duke prerë të gjitha kontaktet e saj me të shkuarën dhe të ardhmen, jeta e vajzës mbetet rrethi i ngushtë, i ftohtë, i trishtuar, i shtëpisë atërore në një qytet të vogël të Skocisë.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Edukimi i ndjenjave, Gustav Flober

Por, fundja, aq më keq për të! Tani Frederiku i urrente të gjitha gratë. Dhe lotët i ishin mbledhur lëmsh në grykë, sepse dashuria e tij kishte mbetur e papërfillur dhe dëshira e tij e zjarrtë nuk ishte plotësuar.

Çmimi 1 190 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Shtëpia e maces me top, Honore De Balzak

Nga mesi i rrugës Sent – Deni, deri në vetë bërrylin e rrugës Pëti – Lion, qëndronte deri vonë një nga ato shtëpitë të cilat historianëve u ofrojnë aso mundësie sa në bazë të një analogjie fare të lehtë mund të rikonstruktojnë Parisin e vjetër.

Çmimi 550 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000748

Botuesi: Onufri

Shtëpia misterioze, Honore de Balzac

Në qoftë se do t'ju shtynte kurKjo shtëpi e zbrazët dhe e shkretë është një kashë e lashtë që s'e ka zgjidhur asnjeri. Më përpara kishte qenë një çiflig i vogël dhe emrin e kishte La Grande Bretèche. Për sa kohë m'u desh të qëndroja në Vandom, ku më kishte lënë Despleni të shëroja një pasanik të sëmurë, pamja e kësaj banese të çuditshme më ngjallte...

Çmimi 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Ferri, Dante Aligieri

Dante Alighier lindi në Firence, shkrimtar dhe politikan italian. Konsidrohet si poeti më i madh i Italisë.Pati një jetë shumë të mundimshme, vdiq në ekzil larg nga qyteti i tij i lindjes. Dantja është autori i Komedisë Hyjnore (Divina Commedia), e cila merret si kryevepër, si antonomasi e letërsisë të të gjitha kohrave.

Çmimi 790 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Shtëpia e Librit

Flush, një biografi nga Virginia Woolf

…botuar fillimisht në vitin 1933, Flush, një biografi u bë libri më popullor i Virginia Woolf gjatë jetës së kësaj shkrimtareje ikonë të Britanisë së Madhe. Autorja u frymëzua nga letrat e dashurisë së poetes britanike të shekullit të nëntëmbëdhjetë Elisabeth Barret Browning, e cila fliste shpesh në letra për qenin e saj, një cocker spaniel, përmes syve...

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)