Konti i Monte-Kristos, Vellimi 2, Aleksander Duma
  • Konti i Monte-Kristos, Vellimi 2, Aleksander Duma

Konti i Monte-Kristos, Vëllimi 2, Aleksandër Duma

SKU001338
Dituria

Një zotëri i huaj, konti i Monte Kristos, intrigon shoqërinë e lartë të Parisit me luksin e tij të jashtëzakonshëm, me sjelljet e tij të stërholluara dhe të habitshme, me gruan e re orientale, shqiptaren Haide, që jeton në hijen e tij. Kush, ndoshta përveç konteshës së bukur dhe melankolike Dë Morserf, do të njihte tek ai marinarin e varfër Dantes...

1 250 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kont i Monte-Kristos, vëllimi i dytë
Origjinali: Le comte de Monte-Cristo
Gjinia: Roman
Autor: Aleksandër Duma
Shqipëroi: Halit Selfo
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2004
Fq. 560
Pesha: 0.621 kg
ISBN: 978-99927-31-50-8

Mbi librin

Një zotëri i huaj, konti i Monte Kristos, intrigon shoqërinë e lartë të Parisit me luksin e tij të jashtëzakonshëm, me sjelljet e tij të stërholluara dhe të habitshme, me gruan e re orientale, shqiptaren Haide, që jeton në hijen e tij.

Kush, ndoshta përveç konteshës së bukur dhe melankolike Dë Morserf, do të njihte tek ai marinarin e varfër Dantes, të arrestuar në Marsejë njëzet e tre vjet më parë? Përmes peripecive të një hakmarrje të pamëshirshme, në vëllimin e dytë shohim Parisin që gëlon kudo.

Burra të spitulluar, gra të shoqërisë së lartë, personazhe të dyshimta, dalë befas nga burgu, kryqëzohen me figurat e paharrueshme të bankierit politikan Danglar, prkurorit të egër Vilëfor, kontit kryelartë Dë Morseft, par i Francës...

Romancieri i historisë, autori i Tre muskëtjerëve, dhe i Mbretëreshës Margo zbulon në këtë kryevepër një aspekt tjetër të gjinisë së tij: romain e zakoneve dhe mitikës shoqërore, të dhënë me një ndjenjë të pakrahasueshme veprimi dhe befasie.

Detajet e librit
SKU001338

Referencat specifike

isbn
9789992731508
ean13
9789992731508
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Zenit Editions

Mobi Dik, Herman Melville

Përveç këtyre vlerësimeve më të dukshme, të cilat prekin Mobi Dikun, që nuk ka si të zgjojnë veç rastësisht në shpirtin e çdo njeriu ndjesinë e alarmit, kishte edhe një mendim tjetër, ose më mirë të themi një tmerr të turbullt e të paemër që lidhej me të, i cili nganjëherë, për shkak të fuqisë që mbart, mbizotëronte krejtësisht gjithçka tjetër; edhe...
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU000185

Botuesi: Ideart

Lot të padukshëm, Anton Cehov

Këto tregime që botohen sot për herë të parë, i përkasin periudhës së hershme të krijimtarisë së Çehovit, kohë kur ai shkroi mjaft "fiction"-s, skica dhe pjesë teatrale. Në këto 24 tregime të shkurtra janë të gjitha farëzat e egra dhe të kultivuara të asaj krijimtarie që më pas do të çmohej si nga më tronditëset dhe më virtuozet në prozën e shkurtër...
500 Lekë
More

Botuesi: OMSCA-1

Shko, vër një rojë, Harper Lee

Doli në qarkullim nëpër libraritë e vendit romani "Shko, vër një rojë" (Go Set a Watchman), i autores së njohur amerkane Harper Lee, botim që njohu një sukses të jashtëzakonshëm si edhe romani i saj i parë, i cili kishte mbetur i pabotuar deri më sot.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Dritan Tirana

Kështjella e Kapelierit, Archibald J. Cronin

Kjo histori e famshme e Kroninit është një roman shpirttrazues krenarie, lakmie dhe ndëshkimi të tmerrshëm. Kur i ati e detyron Meri Brodin të shkëputet nga shkolla, duke prerë të gjitha kontaktet e saj me të shkuarën dhe të ardhmen, jeta e vajzës mbetet rrethi i ngushtë, i ftohtë, i trishtuar, i shtëpisë atërore në një qytet të vogël të Skocisë.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Toena

Zonja me kamelie, Aleksandër Dyma (i riu)

Histori tepër e dhimbshme dhe romantike e Margaritës! Ajo është një vajzë e zgjuar, zemërbardhë dhe tepër e bukur (një nga vajzat më të bukura në Paris), me prejardhje nga një shtresë e varfër. Margarita është e sëmurë me tuberkuloz dhe në spitalin ku kurohet njihet me Dukën, martohet dhe bën jetën e një zonje të madhe duke pritur e përcjellë dashnorët...
700 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Natë e ditë, Virginia Woolf

Katerinë Hilberi është e bukur dhe e privilegjuar, por me një të ardhme të paqartë. Ajo duhet të zgjedhë midis poetit të pazakontë Uilliam Rodni dhe pasionit të saj të rrezikshëm për Ralf Denhamin.
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU001922

Botuesi: Te tjere

Bija e mallkuar, Emil Richeburg

Luçia, pasi kaptoi gardhin e kopshtit, u drejtua për në Sableuse. Djaloshi i panjohur e priste matanë vijës, pak hapa larg urës së vogël. Për një çast, ajo u gjend pranë tij. Pa lëshuar asnjë fjalë , ai e përqafoi dhe e shtrëngoi në kraharorin e tij.
1 200 Lekë
More

Referenca: 2723

Botuesi: Fan Noli

Klubi Pikuik, Charles Dickens, vol. 1

Z. Pikuik shënoi çdo fjalë të pohimit të karrocierit në bllokun e shënimeve me synimin për t'ia njoftuar klubit, si një shembull i veçantë i gjallërisë së kuajve në rrethana sprovuese. Kur ata mbërritën te Kryqi i Artë, ai sapo e përfundoi së shënuari pohimin. Karrocieri kërceu poshtë, kurse z. Pikuik doli nga karroca.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Santori

Bota e djeshme, Stefan Zweig

Bota e djeshme janë Vjena dhe Europa e 1914 – s, ku Stefan Cvajgu u rrit dhe pati sukseset e para si shkrimtar, ku lexoi me pasion, shkroi dhe udhëtoi, lidhi miqësi me Frojdin, Rilken dhe Valerinë... Një botë e stabilizuar ku, me gjithë tensionet nacionaliste, liria e mendimit gëzonte gjithë të drejtat.
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU001279

Botuesi: Kokona

David Koperfildi 2, Carls Dikens

Historia rrëfen jetën e David Koperfildit nga fëmijëria në pjekurinë e tij. Davidi ka lindur në Angli rreth viteve 1820. I ati i Davidit ka vdekur gjashtë muaj para se ai të lindte dhe pas shtatë vitesh, e ëma e tij martohet me Mister Eduard Mardston.
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000339

Botuesi: Ideart

Tre Musketeret, Alexandre Dumas, pershtatje per femije

Në vitin 1627, një njeri i quajtur D'Artanjan, erdhi në Paris për t'u bërë "mbret" i Moskëterëve. Tre nga këta luftëtarë trima - Portos, Atos dhe Aramis, u bënë shumë shpejt miqtë e tij. D'Artanjani ra në dashuri, por njëherësh atij iu shfaq edhe një rrezik i madh. 
300 Lekë
More

Referenca: SKU001337

Botuesi: Dituria

Konti i Monte-Kristos, Vëllimi 1, Aleksandër Duma

1815. Luigji XVIII ka hipur përsëri në fron,por ai përplaset me opozitën,në të cilën Perandori Napoleon,I internuar në ishullin e Elbës, mendon të shfrytëzojë. Në Marsejë, ku mbretëron përçarja civile, është çasti më i volitshëm për larje llogarish politike dhe të burgosur në kështjellën e Ifit, pa e ditur arsyen...
1 250 Lekë
More