• Banner

  • Ka mbaruar
Dublinasit, James Joyce
  • Dublinasit, James Joyce

Dublinasit, James Joyce

Nga tregimi në tregim parakalojnë portrete personazhesh, mosha e të cilave lëviz nga fëmijëria tek adoleshentët, nga rinia te pleqtë, por edhe te të vdekurit. Një pjesë e personazheve janë jetimë, me gjysh e pa baba.Pothuaj të gjitha tregimet mbyllen papritmas, me ndonjë fjali të pa artikuluar mirë. Vendodhja e tregimeve është Dublini dhe, po të parafrazojmë fjalët e autorit, ai kishte qëllim të shkruajë një histori morale të vendit të vet dhe kishte zgjedhur Dublinin, sepse ky qytet atij i dukej qendra e paralizës.

7,43 CHF
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Dublinasit

Origjinali: Dubliners

Gjinia: Tregime

Autori: James Joyce

Përktheu: Idlir Azizi

Shtëpia botuese: Zenit

Viti: 2004

f. 282

Pesha: 0.29 kg

ISBN: 99927-948-1-x

Mbi librin

Ky libër përmban 15 tregime, të cilat zënë fill me një rrëfim për ditët e fundit të një plaku me paralizë, por paraliza këtu sikur mëton të shënjojë një vend, një gjendje të përgjithshme, një shoqëri, shkurt: ndryshkun e një shoqërie.Nga tregimi në tregim parakalojnë portrete personazhesh, mosha e të cilave lëviz nga fëmijëria tek adoleshentët, nga rinia te pleqtë, por edhe te të vdekurit. Një pjesë e personazheve janë jetimë, me gjysh e pa baba.Pothuaj të gjitha tregimet mbyllen papritmas, me ndonjë fjali të pa artikuluar mirë. Vendodhja e tregimeve është Dublini dhe, po të parafrazojmë fjalët e autorit, ai kishte qëllim të shkruajë një histori morale të vendit të vet dhe kishte zgjedhur Dublinin, sepse ky qytet atij i dukej qendra e paralizës.

Në këtë libër zënë fill përdorimet e rrafsheve të shumta kuptimore në shkrimin xhojsian si dhe proza e rrjedhës së ndërdijes, që u bënë shënjuese të prozës moderne në shekullin e kaluar.Në tregimet e Joyce-it mbizotëron një atmosferë e ftohtë, bojëkafe, e rëndë, shumica e tregimeve mbyllen me vdekje, me dështim, me një gjëllim pa perspektivë. Në këto tregime përvijohen edhe mjaft aludime seksuale.Një pjesë e këtyre personazheve, si Lenehani, Martin Kaningami, Gabriel Konroi, shfaqen edhe në prozën më komplekse të shekullit XX, në romanin “Uliksi”.Autori i shkruante botuesit konservator, për “Dublinasit”: “E kam vënë këtë krizë para pasqyrës sime të pastruar mirë. Nëse ju do të vendosni të mos e botoni librin, të jeni të sigurt që do të mbeteni përgjegjës për vonesën e civilizimit në Irlandë”. Leximi i tregimeve “Dublinasit” lexuesit i shërben si një parapërgatitje për të hyrë në botën e madhe të prozës moderne xhojsiane, e cila u kthye në mit të shekullit njëzet.  - Sali Bytyçi

Detajet e librit
Te tjere
SKU001325

Referencat specifike

isbn
999279481
ean13
999279481
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2831

Botuesi: Zambaku

Eter dhe bij, Ivan Turgenjev

Në kryeveprën "Etër dhe bij", Turgenjevi me një stil të jashtëzakonshëm na paraqet konfliktin midis brezave në Rusinë e shek. XIX. Në libër do të lexoni vitet e ndryshimit të përplasjeve shoqërore, konfliktet midis fisnikëve dhe shtresave të varfra, mes të rinjve dhe të moshuarve si dhe do të njiheni me krizat dhe dashuritë e n

Çmimi 5,95 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Shtëpia e Librit

Ferma e Kafshëve, George Orwell

Që kur u botua për herë të parë në vitin 1945, Ferma e Kafshëve vijon të kënaqë lexuesit e të gjitha moshave me humorin e hidhur dhe talljen shpartalluese të pushtetit, duke i garantuar Orwell-it pozicionin e një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të shekullit të njëzetë.

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001248

Botuesi: Kokona

Ana Karenina, vëllimi i dytë, L.N.Tolstoj

Për shumë studiues, ky konsiderohet romani më i mirë në botë. Ana Karenina ofron një panoramë të stërmadhe të jetës së kohës në Rusi dhe të njerëzimit në përgjithësi. Në të, Tolstoi përdor njohuritë e tij intensive për të krijuar disa nga personazhet më mbresëlënëse të krijuara ndonjëherë nga letërsia.

Çmimi 6,94 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Kronikat e Forsajtëve, Shoqëruesja, John Galsworthy

Në qendër të librit është një vajzë e re, Dini, rreth së cilës, përveç frymës së një moderniteti të ri dhe gjithëpërfshirës, vërtiten histori dashurie. Përqendrimi te familja Çerëll ka sjellë një frymëmarrje të re dhe freski, një ritëm të ri, aq sa trilogjia është tejet e këndshme.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2486

Botuesi: Onufri

Antoni dhe Kleopatra, Uiliam Shekspir

Antoni dhe Kleopatra është një nga tragjeditë më të njohura të Shekspirit. E shkruar rreth dhjetë vjet pas Jul Cezarit, kjo tragjedi përshkruan ngjarje dhe individë të vërtetë të historisë romake, por ndryshe nga Jul Cezari, ajo paraqet edhe historinë e dashurisë së personazheve prej të cilëve ka marrë edhe emrin tragjedia.

Çmimi 7,93 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Argeta LMG

Aventurat e Sherlok Holmsit, Artur Konan Dojl, vol. 1

1. Romani: Etyd në tone të purpurta• Pjesa e parë: Nga kujtimet e doktor Xhon H. Uatsonit• Pjesa e dytë: Vendi i Shenjtorëve 2. Tregimet nga seria "Aventurat e Sherlok Holmsit"• Një skandal në Bohemi• Lidhja e flokëkuqve• Përcaktimi i identitetit• E fshehta e Luginës së Boskombit etj.

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2837

Botuesi: Zambaku

Fausti, Johan Volfgang fon Gete

Në vepër trajtohet sesi njeriu ia shet shpirtin djallit për hir të një dashurie, dhe që në fakt, përbën një betejë të vështirë të gjatë ndërmjet njeriut dhe djallit. Në vepër do të shikoni qartë dobësitë njerëzore dhe kurthet djallëzore dhe do të kuptoni mundimin që i japin njeriut disa dëshira djallëzore.

Çmimi 3,96 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Të mërguarit, James Joyce

Për këtë vepër, Padraic Colum shkruan për librin. "'Të mërguarit' nuk është një dramë mbi tradhtinë, të njëmendtë apo të dyshuar. Autori i "Portretit të artistit në rini", nuk do të na paraqesë diçka kaq banale. Nuk është një duel mes Richard Rouanit dhe Robert Hendit për të zotëruar Bertën.

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001321

Botuesi: Toena

Portreti i Dorian Greit, Oscar Wilde

Portreti i Dorian Greit sjell para lexuesit temën e shkatërrimit të jetës së një të riu nën efektin e së keqes dhe parazitizmit dhe mbivlerësimit të së bukurës, në fund të shekullit XIX në Angli.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)