• Banner

Portreti i Dorian Greit, Oscar Wilde
  • Portreti i Dorian Greit, Oscar Wilde

Portreti i Dorian Greit, Oscar Wilde

Portreti i Dorian Greit sjell para lexuesit temën e shkatërrimit të jetës së një të riu nën efektin e së keqes dhe parazitizmit dhe mbivlerësimit të së bukurës, në fund të shekullit XIX në Angli.

7,29 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Portreti i Dorian Greit
Original: The Picture of Dorian Grey
Gjinia: Roman
Autori: Oscar Wilde
Përktheu: Nikoleta Kalldremxhi
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2006
fq. 274
Pesha: 0.28 kg
ISBN: 99943-1-101-8

Mbi librin

Portreti i Dorian Greit sjell para lexuesit temën e shkatërrimit të jetës së një të riu nën efektin e së keqes dhe parazitizmit dhe mbivlerësimit të së bukurës, në fund të shekullit XIX në Angli. Duke kombinuar elementet e një fabule të tmerrshme mesjetare, libri përqendrohet në një gjetje të mrekullueshme; ndërsa Dorian Grei zhytet në jetën e krimit dhe të epshit pa fund, trupi i tij mban rininë dhe gjallërinë, portreti i pikturuar nga miku i tij Basil Halluard, ditë pas dite grumbullon gjurmët e fshehura të së keqes, të cilat i duhet t'i mbajë fshehur nga bota.

Për mbi një shekull kjo fabul e tmerrshme e magjepsëse, e mbushur me ankth siguroi popullaritet të madh. Radhitet si vepra më e rëndësishme e Wild-it përmes krijimeve të tij dhe midis arritjeve klasike të këtij lloji. Dorian Grei, ky fëmijë i dashurisë e i vdekjes, të cilin mund ta bëje ose titan ose një lodër, fillon me një lutje shkatërrimin e tij, lutjen që ai të ngelej i ri e portreti të ishte ai që të mplakej.

I veshur me rrobën e rinisë, të lehtë e të papërgjegjshme ai e bën dashurinë e tij për Sibil Vane të cekët, e veten heroin mëkatar të tragjedisë së saj. Por e kupton se... bukuria kishte qenë për të veçse një maskë dhe rinia e tij një parodi.

 

Detajet e librit
SKU001321

Referencat specifike

isbn
9994311018
ean13
9994311018
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2457

Botuesi: Botimet Dudaj

Krimi i lordit Artur Sevil dhe tregime te tjera, Oskar Uajlld

Oskar Uajlld ka qenë dramaturg, poet, eseist dhe humorist. Ishte i mirënjohur për mënyrën e tij të jetesës, për idiomat, pjesët teatrore, për poemat dhe krijimtarinë letrare. Me dhuntitë që zotëronte, humorin që e karakterizonte, bukurinë dhe instiktin për bujë, Uajlldi u bë shpejt i njohur në letërsinë botërore.

Çmimi 4,16 
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000796

Botuesi: Onufri

Romeo dhe Zhulieta, Uiliam Shekspir

Temën e dashurisë Shekspiri e ka trajtuar në shumë vepra të tij, që nga sonetet, poemat dhe tragjeditë, por në asnjërën prej tyre kjo temë nuk është trajtuar si diçka në vetvete dhe e papërzier me probleme të tjera, siç është bërë kjo në "Romeo dhe Zhulietën".

Çmimi 5,21 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000562

Botuesi: OMSCA-1

Aivenhoi, Uollter Skot

Titulli: AivenhoiOrigjinali: IvanhoeGjinia: RomanAutori: Uollter SkotShqipëroi: Hamit KokalariShtëpia botuese: OMSCA-1Viti: 2004Fq. 460Pesha: 0.522 kg.ISBN: 978-99927-52-43-2

Çmimi 8,33 
More
Ne gjendje

Botuesi: Ideart

Njerëz dhe minj, John Steinbeck

Me këtë parabolë përkushtimi, vetmie, shprese dhe humbjeje, John Stainbeck krijoi portretet e fuqishme të dy burrave që rropaten të kuptojnë vendin e tyre unik në botë. Duke u mbërthyer te njëri-tjetri, në vetminë, mbylljen në guackë dhe armiqësinë ndaj ambientit rrethues, Xhorxhi dhe shoku i tij mendjelehtë, Leni, ëndërrojnë siç bëjnë bredharakët, për...

Çmimi 5,21 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001746

Botuesi: Te tjere

Franz Kafka, Vepra e plotë në prozën e shkurtër

Pas botimesh të shpërndara aty - këtu, përkthimesh shpesh nga gjuhë të treta, vepra e Franz Kafkës në prozën e shkurtër, ku përfshihen të gjitha tregimet, skicat, novelat e tij, të përfunduara ose jo, vijnë për herë të parë të plota në gjuhën shqipe sipas rendit kronologjik të krijimit të tyre.

Çmimi 15,62 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000926

Botuesi: OMBRA GVG

Gruaja me flatra, Dino Buzzati

Vepra letrare e Buzzati – t ka bërë rrugë të pandërprerë, ajo vazhdon të rrugëtojë nëpër botë. Po të ishte gjallë dhe ndokush ta quante të lavdishëm, ndoshta do të vinte buzën në gaz. Nuk është për t'u habitur, sepse ashtu si lavdinë, edhe vdekjen e pati pritur jo pa shaka.

Çmimi 7,29 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Afritë përzgjedhëse, Johan Volfgang fon Gëte

Kjo vepër është jo më e madhja, por më e madhërishmja e letërsisë gjermane. Është një vepër me një njohje kaq të thellë e të hollë të shpirtit njerëzor, kaq e ekuilibruar në mirësi e rreptësi, në qartësi e fshehtësi, në mençuri e mallëngjim, në formë e në ndjenjë, saqë vetëm duke u mahnitur mund ta quajmë tonën.

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)