• Banner

David Koperfildi 2, Carls Dikens
  • David Koperfildi 2, Carls Dikens
  • David Koperfildi 2, Carls Dikens

David Koperfildi 2, Carls Dikens

Historia rrëfen jetën e David Koperfildit nga fëmijëria në pjekurinë e tij. Davidi ka lindur në Angli rreth viteve 1820. I ati i Davidit ka vdekur gjashtë muaj para se ai të lindte dhe pas shtatë vitesh, e ëma e tij martohet me Mister Eduard Mardston.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: David Koperfildi
Origjinali: The personal history of David Kopperfield
Gjinia: Roman
Autori: Carls Dikens
Shqipëroi: Vedat Kokona
Shtëpia botuese: Botimet Kokona
Viti: 2013
Fq. 584
Pesha: 0.613 kg.
ISBN: 978-9928-4065-4-5

Mbi librin

Historia rrëfen jetën e David Koperfildit nga fëmijëria në pjekurinë e tij. Davidi ka lindur në Angli rreth viteve 1820. I ati i Davidit ka vdekur gjashtë muaj para se ai të lindte dhe pas shtatë vitesh, e ëma e tij martohet me Mister Eduard Mardston.

Davidit nuk i pëlqente njerku i tij dhe motra e njerkut, Xhejni, e cila vendoset në shtëpi pak kohë pas Mister Mardstonit. Mardstoni e rrihte Davidin sepse nuk shkonte mirë me mësimet. Një herë, gjatë këtyre rrahjeve, Davidi e kafshon në dorë Mardstonin dhe për këtë arsye dërgohet në një konvikt, Shtëpia e Salemit, më në krye një drejtor tepër të ashpër, Mister Krikëllin.

Në konvikt ai shoqërohet me Xhejms Stidforthin dhe Tomi Tredëllsin, me të vilët takohet sërish më vonë. Davidi kthehet në shtëpi në verë dhe sheh se e ëma kishte lindur një djalë. Pak kohë pasi Davidi shkon në konvikt, e ëma dhe fëmija vdesin dhe ai rikthehet në shtëpi. Mister Mardston e dërgon Davidin në një fabrikë në Londër, në të cilën Mardstoni ishte bashkëpronar. Davidi nuk ka asnjë njeri që të kujdeset për të në Londër dhe vendos të largohet. Ai ecën të gjithë rrugën nga Londra në Dover për të gjetur të vetmen të afërm të tij, tezen e tij Mis Betsin.

Mis Betsi pranon që ta rrisë, pavarësisht se Mister Mardstoni kërkon sërish kujdestarinë e Davidit. Tezja e quan Davidin "Trotvud David". Historia vazhdon dhe në jetën e Davidit hyjnë dhe dalin personazhe të shumtë, që e gjallërojnë romanin. Këtu përfshihet Pegoti, guvernantja e shtëpisë së nënës së tij, familja e saj dhe mbesa e tyre jetime Emilia. Një përsonazh tjetër i rëndësishëm është Anjeza Uikfild, e cila bëhet e besuara e Davidit. Davidi martohet me të bukurën dhe naiven Dora Spenlou, e cila vdes. Më pas, Davidi gjen lumturinë me Anjezën, e cila gjithnjë e kishte dashur.

 

Detajet e librit
Kokona
SKU001279

Referencat specifike

isbn
9789928406545
ean13
9789928406545
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000327

Botuesi: Ideart

David Koperfild, Charles Dickens, pershtatje per femije

"Nga të gjithë librat e mi", ka shkruar Charles Dickens, "ky është ai që më pëlqen më shumë. Si të gjithë prindërit e zellshëm, edhe unë mbaj në thellësi të zemrës sime, vetëm një fëmijë të parapëlqyer mbi gjithë të tjerët. Ai quhet David Koperfild."

Çmimi 300 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001278

Botuesi: Kokona

David Koperfildi 1, Carls Dikens

Historia rrëfen jetën e David Koperfildit nga fëmijëria në pjekurinë e tij. Davidi ka lindur në Angli rreth viteve 1820. I ati i Davidit ka vdekur gjashtë muaj para se ai të lindte dhe pas shtatë vitesh, e ëma e tij martohet me Mister Eduard Mardston.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2722

Botuesi: Fan Noli

Kohë të vështira, Charles Dickens

Ndodhia e trishtë e Luiza Gredgraundit dhe e të atit është një nga rrëfimet më të bukura të treguara ndonjëherë nga Dikensi. Tomas Gredgraundi, si shumë prej bashkëkohësve të tij, ka kryer gabimin trashanik ngaqë Filozofinë e të Dhënave e ka ngritur në shkallën e faktit, teori që duhet të drejtojë jetën patjetër.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2723

Botuesi: Fan Noli

Klubi Pikuik, Charles Dickens, vol. 1

Z. Pikuik shënoi çdo fjalë të pohimit të karrocierit në bllokun e shënimeve me synimin për t'ia njoftuar klubit, si një shembull i veçantë i gjallërisë së kuajve në rrethana sprovuese. Kur ata mbërritën te Kryqi i Artë, ai sapo e përfundoi së shënuari pohimin. Karrocieri kërceu poshtë, kurse z. Pikuik doli nga karroca.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2724

Botuesi: Fan Noli

Klubi Pikuik, Charles Dickens, vol. 2

Pak nga pak, z. Uinkëll arriti t'ia fitonte zemrën z. Benxhamin Alen, e madje edhe zhvilloi një bisedë miqësore me z. Bob Sojer, të cilin, i gjallëruar nga konjaku, silla dhe muhabeti, dalëngadalë e kaploi qesëndisja dhe tregoi me ngazëllim të njëmendtë një gazmore të bukur.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001217

Botuesi: OMBRA GVG

Triologjia e Dëshirave 1, Financieri, Teodor Drajzer

Me "Triologjinë e Dëshirave", ashtu si edhe në shumicën e veprave të Drajzerit, elementi autobiografik është bashkëudhëtari letrar më besnik. Është elemneti i sigurisë maksimale, sepse ai luan jo vetëm me grafikën e kontrasteve shoqërore, por edhe me depërtimin në detaje në sensimentin e personazheve që mishërojnë tiparet klasike të një shoqërie në degradim.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: IDK

Gra të dashuruara, D. H. Lawrence

I konsideruar prej shumëkujt romani më i rëndësishëm i D. H. Lawrence dhe një nga romanet më me rëndësi të letërsisë moderne angleze, "Gra të dashuruara", si mjaft prej veprave të autorit, ngjalli shumë diskutime kur u botua, duke u bërë objekt i censurës, para së gjithash për trajtimin me çiltërsi të temës së seksualitetit femëror.

Çmimi 1 300 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001958

Botuesi: OMBRA GVG

Taras Bulba, Nikolaj V. Gogol

Mjeshtri i madh i letërsisë ruse, Nikolaj V. Gogol, ka lindur në 20 prill 1809 në Bolshoie Soroçini, fshat afër Mirogorodit nga një familje fisnikësh. Babai i tij, Vasil Afanasjeviç, komediograf i shquar, ndikoi që edhe i biri i tij të merrej me letërsi.

Çmimi 300 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Argeta LMG

Don Kishoti i Mançës, Migel De Servantes Saavedra

Me pikëllim të madh u flet të afërmeve për gabimet e veta, dhe në atë gjendje pafuqie urdhëron që i lë trashëgiminë mbesës vetëm nëqoftëse ajo nuk martohet me një që ishte i dhënë pas leximit të librave kalorësiakë. Kjo kryevepër mbyllet kështu me vdekjen e heroit tonë, kalorësit Don Kishoti.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Abacia e Northhangerit, Jane Austen

Katerina është një vajzë fshati, paksa e hirshme, jo edhe aq mendjehollë dhe pa asnjë dhunti artistike. Megjithatë, ka një dashuri të madhe, letërsinë, dhe një pëlqim të tepruar për romanin gotik, i cili në kohën e saj ishte tej mase i përhapur.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Shko, vër një rojë, Harper Lee

Doli në qarkullim nëpër libraritë e vendit romani "Shko, vër një rojë" (Go Set a Watchman), i autores së njohur amerkane Harper Lee, botim që njohu një sukses të jashtëzakonshëm si edhe romani i saj i parë, i cili kishte mbetur i pabotuar deri më sot.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Karriera e Rugonëve, Emil Zola

Romani "Karriera e Rugonëve", që siç thotë vetë autori, shkrimtari i shquar francez E. Zola, "duhet të quhet me titullin shkencor: Origjina", është romani i parë i ciklit të Rugon – Makarëve ku autori paraqet jetën dhe zhvillimin e një familjeje nën Perandorinë II.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Afritë përzgjedhëse, Johan Volfgang fon Gëte

Kjo vepër është jo më e madhja, por më e madhërishmja e letërsisë gjermane. Është një vepër me një njohje kaq të thellë e të hollë të shpirtit njerëzor, kaq e ekuilibruar në mirësi e rreptësi, në qartësi e fshehtësi, në mençuri e mallëngjim, në formë e në ndjenjë, saqë vetëm duke u mahnitur mund ta quajmë tonën.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000722

Botuesi: Onufri

Don Kishoti i Mances I, Miguel de Cervantes Saavedra

Servantesi e shkroi "Don Kishotin", sikundër na thotë ai vetë, me qëllimin që të diskreditonte librat e kalorësisë. Vepra e tij, pra, ishte doemos revolucionare, se për të diskredituar librat e kalorësisë duhej të diskreditonte tërë Kohën e Mesme me të gjitha përrallat e saj. 

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)