Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Triologjia e Dëshirave 1, Financieri, Teodor Drajzer
  • Triologjia e Deshirave 1 - Financieri, Teodor Drajzer
  • Triologjia e Dëshirave 1, Financieri, Teodor Drajzer

Triologjia e Dëshirave 1, Financieri, Teodor Drajzer

SKU001217
OMBRA GVG

Me "Triologjinë e Dëshirave", ashtu si edhe në shumicën e veprave të Drajzerit, elementi autobiografik është bashkëudhëtari letrar më besnik. Është elemneti i sigurisë maksimale, sepse ai luan jo vetëm me grafikën e kontrasteve shoqërore, por edhe me depërtimin në detaje në sensimentin e personazheve që mishërojnë tiparet klasike të një shoqërie në degradim.

1 400 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Triologjia e Dëshirave 1 – Financieri
Origjinali: Triologies 1 - The Financier
Gjinia: Roman
Author: Teodor Drajzer
Shqipëroi: Aleksandër Koli
Shtëpia botuese: OMBRA GVG
Viti: 2005
Fq. 623
Pesha: 0.65
ISBN: 978-99943-6334-4

Mbi librin

Me "Triologjinë e Dëshirave", ashtu si edhe në shumicën e veprave të Drajzerit, elementi autobiografik është bashkëudhëtari letrar më besnik. Është elemneti i sigurisë maksimale, sepse ai luan jo vetëm me grafikën e kontrasteve shoqërore, por edhe me depërtimin në detaje në sensimentin e personazheve që mishërojnë tiparet klasike të një shoqërie në degradim.Triologjia: "Financieri", "Titani" dhe "Stoiku" konsiderohet nga studiuesit si vepra e jetës së Drajzerit, është filozofia e krijimtarisë së tij.

Kur në qarkullim doli romani "Financieri" u tha se është një radiografi analitike e zhvillimeve psiko - sociale të sistemit të ri ekonomik.Drajzeri është edhe terapeutisti i duhur për plagët që nisën t'u hapen grupimeve të ndryshme shoqërore, ku për hir të ekzistencës morali nis e zvetnohet. Imoraliteti i kthyer në modë sundon mbi dhimbjen e skamjen, farfuria e kapitalit degradon në honet e thella e të errëta të shpirtit. Kjo është tipologjia shoqërore që polarizon ndjenjën mbi ekzistencën, virtytin ndaj protagonizmit të jetës metropolitane.

Të fitosh mbi rrënimin e tjetrit edhe duke sublimuar dashurinë , kjo është sëmundja e dukshme e kapitalit, aq sa para etheve të pasurimit asgjë nuk ka vlerë, as vetë jeta. Ky është kodi i vlerave në të cilën Drajzeri depërtoi si askush tjetër me veprën e tij. Mbetet antologjik, sepse është shpirtëror.

 

Detajet e librit
SKU001217

Referencat specifike

isbn
9789994363344
ean13
9789994363344
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000845

Botuesi: Onufri

Vilhelm Teli, Fridrih Shiler

Drama "Vilhelm Teli" është klasike nga uniteti i veprimit, që e përshkon tejpërtej. Zviceranët, në luftë kundër Austrisë, përbetimi i famshëm në Rytli, nishani i Telit dhe fitorja e Morgatës, përfundimtarja, këto janë pikat kryesore. Klasike, përveç gjuhës, e bën edhe imitimi i amfiteatrit grek, në të cilin kori zëvendësohet këtu me popullin përjashta, në...
400 Lekë
More

Referenca: SKU001080

Botuesi: Onufri

Si ta doni, Uilliam Shekspir

Fabula është mjaft e thjeshtë: problemi dramatik në sjelljen e çoroditur të dy vëllezërve të ligj ndaj dy vëllezërve të mirë, si dhe pengesat e lidhura me këtë sjellje ndaj martesës së disa çifteve në këtë pjesë teatrore (sidomos të Rozalindës me Orlandon) zgjidhen pa vështirësi dhe, pa pikë dyshimi, kemi të bëjmë me një fund të lumtur.
800 Lekë
More

Botuesi: Dritan Tirana

Abatja e Kastros, Stendhal

E rritur në Kuvendin e Kastros, Helena i përket një familjeje të fuqishme të rrethinave të Romës. Ndërsa Zhyli është bir brigandi; dhe i varfër mes të varfërve. Midis tyre, në Italinë e shekullit XVI lidhet një dashuri si ato që di t'i ndërtojë vetëm Stendali, aq e pakufishme sa edhe e pamundshme.
600 Lekë
More

Referenca: 2201

Botuesi: Tirana Times

Studim gruaje, tregime franceze

Në këtë vëllim janë përmbledhur disa nga tregimet e Volterit, Markezit De Sad, Honore de Balzakut, Sharl Bodlerit, Stefani Malarmesë, Gi dë Mopasanit, Marsel Prustit, Mauris Level dhe Rene Daumalit.
600 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur, Erih Maria Remark

Shtëpia e tij është bombarduar dhe prindërit janë zhdukur. E vetmja lule që shkëlqen në këtë shkatërrim është Elizabeta Kruze, vajza që e kishte njohur qysh fëmijë. Tashmë Elizabeta është një grua me bukuri të parezistueshme, me sy të bukur ngjyrë ulliri dhe flokë të gështenjtë të valëzuar që i zbresin supeve.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botime Nazarko

Tri vetë me biçikleta, Zh.K.Zherom

Novela “Tre vetë me biçikleta” kthen sërish tre heronjtë e famshëm, Xhorxhin, Harisin dhe të 20-të, tregimtarin, përfaqësuesit zbavitës të klasës së re të mesme, që përpiqen të arratisen nga bota klaustrofobike e zyravedhe monotonia e jetës familjare, në një ekskursion të ngjashëm me biçikleta, kësaj here përmes Pyllit të Zi, në Gjermani.
220 Lekë
More

Referenca: 2137

Botuesi: Te tjere

Vepra e plote, Georg Buchner

Studiova historinë e revolucionit. E ndieja veten të asgjësuar nga fataliteti i neveritshëm i historisë. Shikoj në natyrën njerëzore një njëtrajtësi të tmerrshme, shikoj në rrethanat njerëzore një dhunë të pashmangshme, e cila u është dhënë të gjithëve dhe asnjërit.
800 Lekë
More

Botuesi: Argeta LMG

Çajld Haroldi, Xhorxh Gordon Bajron

Haroldi është cilësuar hero bajronian tipik romantik. Ai është me një superioritet moral, intelektual, me zhgënjime nga realiteti i jetës politike, shoqërore por dhe personale. Ka një shpërfillje për opinionin publik, me ndjenja liri-dashëse e demokratike. Ai mahnitet pas vendeve ekzotike dhe dëshiron të shkëputet nga realiteti i vendit ku jeton. 
800 Lekë
More

Referenca: SKU001104

Botuesi: Dituria

Viti 93, Viktor Hygo

Kryevepra e fundit në prozë e këtij autori të shquar, i kushtohet temës së Revolucionit Francez. Në një sfond  të pasur historik me ngjarje dramatike e intensive Hygoi paraqet madhështinë e gjithçkaje që ndodh në Francën e asaj kohe.
700 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001839

Botuesi: OMBRA GVG

Triologjia e Deshirave 3 - Stoiku, Teodor Drajzer

Me "Triologjinë e Dëshirave", ashtu si edhe në shumicën e veprave të Drajzerit, elementi autobiografik është bashkëudhëtari letrar më besnik. Është elementi i sigurisë maksimale, sepse ai luan jo vetëm me grafikën e kontrasteve shoqërore, por edhe me depërtimin në detaje në sensimentin e personazheve që mishërojnë tiparet klasike të një shoqërie në degradim.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001840

Botuesi: OMBRA GVG

Triologjia e Deshirave 2 - Titani, Teodor Drajzer

Titani është libri i dytë i "Triologjisë së Dëshirave" pas librit të parë Financieri. Frenk Koperud tani jeton në Çikago sëbashku me gruan e tij Ailin. Plani i tij është të marrë përsipër sistemin rrugor-hekurudhor i cili është në proces falimentimi.
1 400 Lekë
More

Referenca: 2210

Botuesi: Kokona

Tregime amerikane, Drajzer, Tuen, London

Përmban tregimet: Njeriu që korruptoi Heldibergun, Mark Tuen, Kryetari i bashkisë dhe zgjedhësit e tij, Teodor Dreizer, Meksikani, Xhek London dhe Renegati, Xhek London.
600 Lekë
More

Referenca: 2718

Botuesi: OMBRA GVG

Motra Keri, Teodor Drajzer

Romani "Motra Keri" qëndron krejtësisht jashtë sferës së historive dhe përshkrimeve që na japin librat e zakonshëm. Ai le pas vetes mbresa të pashlyeshme madhështie, dinjiteti dhe hapësire epike. Ky libër nuk është një tregim apo roman në kuptimin e rëndomtë të kësaj fjale; ai është njëkohësisht edhe psalm i jetës, edhe një kritikë e fuqishme ndaj saj.
1 000 Lekë
More