Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Liza në botën e çudirave, Lewis Carroll
  • Liza në botën e çudirave, Lewis Carroll

Liza në botën e çudirave, Lewis Carroll

Bota Shqiptare

Është një botë tjetër, në të cilën mund të arratiset cilido prej nesh, kur realiteti i gjërave dhe veprimeve të përditshme na duket shumë i rëndë: kjo është bota e fantazisë, ku nuk ka kufij të asnjë lloji, ku gjithçka mund të jetë dhe mund të mos jetë...

800 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Liza në botën e çudirave

Origjinali: Alice’s adventures in Wonderland

Gjinia: Roman

Autori: Lewis Carroll

Shqipëroi: Çlirim Mukli

Shtëpia botuese: Bota Shqiptare

Viti: 2019

Fq. 160

Pesha: 0.210 kg

ISBN: 978-9928-00-322-5

Mbi librin

Është një botë tjetër, në të cilën mund të arratiset cilido prej nesh, kur realiteti i gjërave dhe veprimeve të përditshme na duket shumë i rëndë: kjo është bota e fantazisë, ku nuk ka kufij të asnjë lloji, ku gjithçka mund të jetë dhe mund të mos jetë, ku çdo gjë nuk ka pse t’u bindet ligjeve të Natyrës, të Arsyes apo të Logjikës, ku mjafton vetëm të imagjinosh... 

“Liza në botën e çudirave” është historia e një udhëtimi në atë botë dhe aventurat e jashtëzakonshme ku përfshihet Liza e vogël i çojnë lexuesit në një aventurë të mrekullueshme, ku mund të qeshin, zbaviten, takojnë personazhe të jashtëzakonshëm dhe prej ku nuk duan të kthehen më kurrë prapa.

Detajet e librit
Bota Shqiptare

Referencat specifike

isbn
9789928003225
ean13
9789928003225
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2651

Botuesi: Vellezerit Tafa

Perralla te arta

Në këtë vëllim janë përmbledhur disa nga përrallat më të famshme për fëmijë si: "Kaçurrelearta", "Xheku dhe farat magjike", "Gërshetëza", "Gishtoja", "Rreth botës për 80 ditë" dhe "Gishtëza".
1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Të sapomartuarit, Ethel Turner

“Të sapomartuarit” është romani më i ri botuar nga Shtëpia Botuese OMSCA-1 “, i shkrimtares Ethel Turner, që rrëfen fillimin e martesës së dy të rinjve të dashuruar, të cilët zanafillën e njohjes së tyre e kishin që nga fëmijëria e hershme.
500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Kronikat e Narnias, Vepra e Plotë, C. S. Lewis

Narnia... vendi pas Dollapit të Rrobave, vendi i fshehtë që njohin vetëm Piteri, Suzana, Edmundi dhe Lusi... vendi ku fillon aventura. Lusi është e para që zbulon sekretin e Dollapit të Rrobave në shtëpinë e vjetër misterioze të Profesorit. Në fillim askush nuk e beson, kur ajo tregon për aventurat e saj në Narnia.
4 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Sofokliu në prozë, përshtatje për fëmijë, Janis Benekos

Sofokliu, poeti i dytë i madh i Greqisë së Lashtë, i cili në qendër të veprës së tij vendosi njeriun përballë vetes, me dobësitë dhe forcën e tij (në dallim nga Eskili që u interesua për fatin e fisit), me fatkeqësitë dhe grackat që i thurte jeta; individin përkundër njerëzve të tjerë, me forcën për të përballuar përndjekjen nga fati, frymëzuar nga ideale...
900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2649

Botuesi: Vellezerit Tafa

101 fabula dhe përralla

Një pëllumb, çdo mëngjes, linte zogjtë në çerdhe dhe fluturonte për të kërkuar ushqimin. Një ditë, ca gjahtarë e diktuan pëllumbin në arën me grurë dhe e qëlluan. Pëllumbi i plagosur u fut në një shpellë. Befas dëgjoi një hungërimë drithëruese. Një luan qëndrontë mbi kokën e tij.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zambaku

Të mjerët, Viktor Hygo

Për të përcaktuar nëse  një vepër përmban apo jo vlerat e një kryevepre, një rëndësi të veçantë kanë aftësitë e personit nga dora e të cilit ka dalë ajo vepër.
450 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2313

Botuesi: Redona

Fati i njeriut (pershtatje per femije), Mihail Shollohov

Novela "Fati i njeriut" të jep mundësinë të kuptosh e të ndjesh thellë shpitin e njeriut të thjeshtë. Gjithë jeta e personazhit tregohet në pak faqe. Ai shpalos kujtimet e jetën e tij. Gjithë ngjarjet tregohen ashtu siç i ka përjetuar vetë personazhi.
250 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dritan Tirana

Drakula, përshtatje për fëmijë, Bram Stoker

Xhonatan Harkëri dërgohet të takojë një klient të kompanisë së tij në një pjesë të largët të Europës. Kështjella është e shkretë dhe konti është mikpritës tepër i çuditshëm. Por i riu Xhonatan nuk dyshon fare se ai dhe njerëzit rreth tij do të vihen në rrezikun më të madh dhe në llahtarin më të tmerrshëm që dikush mund të përfytyrojë!
620 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe