Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Shtepia e vogel ne Pyllin e Madh, Laura Ingalls Wilder
  • Shtepia e vogel ne Pyllin e Madh, Laura Ingalls Wilder

Shtepia e vogel ne Pyllin e Madh, Laura Ingalls Wilder

OMSCA-1

Libri na paraqet Laurën e vogël, e cila jeton në një kasolle buzë pyjeve të mëdha të Uiskonsinit, së bashku me babanë, mamanë dhe motrat e saj, Meri e Kerri, si dhe me qenin e tyre të dashur, Xhekun.

4,25 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shtëpia e vogël në Pyllin e Madh
Origjinali: Little House in the Big Woods
Gjinia: Roman
Autori: Laura Ingalls Wilder
Shqipëroi: Viola Robo
Shtëpia botuese: Omsca – 1
Viti: 2018
Fq. 144
Pesha: 0.188 kg.
ISBN: 978-9928-263-00-1

Mbi librin

Bazuar në aventurat e jetës reale të Laura Ingalls Wilder, romani “Shtëpia e vogël në Pyllin e Madh” është libri i parë në serinë e çmuar " Shtëpia e vogël ", që ka magjepsur breza të tërë lexuesish.

Libri na paraqet Laurën e vogël, e cila jeton në një kasolle buzë pyjeve të mëdha të Uiskonsinit, së bashku me babanë, mamanë dhe motrat e saj, Meri e Kerri, si dhe me qenin e tyre të dashur, Xhekun.

Jeta në pyll nuk është e lehtë për familjen Ingalls, pasi fëmijët duhet të rriten duke siguruar me forcat e tyre gjithë ushqimin, dhe të llpërgatiten për t’u përballur me dimrin e ftohtë. Por ata ia dalin më së miri të përballojnë çdo situatë të vështirë që iu del përpara.

Ata bëjnë mbjelljet e pranverës, mbledhin të korrat në vjeshtë, festojnë, si dhe bëjnë udhëtimin e tyre të parë në qytet. Çdo natë, në shtëpinë e tyre të vogël, të sigurt dhe të ngrohtë, tingujt e ngrohtë të violinës së babait vënë në gjumë Laurën dhe motrat e saj.

Romani “Shtëpia e vogël në Pyllin e Madh”, që rrëfen historinë e fëmijërisë së vërtetë të Laurës, është i dashur për lexuesit e të gjitha gjeneratave, dhe ofron një pamje të mrekullueshme të jetës dhe të historisë të paharrueshme të kësaj familjeje të dashur.

Detajet e librit
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMSCA-1

Vajza e Historive, L. M. Montgomery

Sara Stenli është një vajzë vetëm katërmbëdhjetë vjeç, por ajo mund të rrëfejë tregime me një zë magjepsës aq të pastër e aq të gjallë, sa mund të shkrijë një zemër prej guri, që nuk mund t’u rezistosh së dëgjuari, të cilat të zhvillojnë imagjinatën dhe njëkohësisht të prekin thellësisht ndjenjat.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Jasemini në vendin e gënjeshtarëve, Gianni Rodari

Në një vend ku sipas urdhrit të sovranit gjithçka funksionon në të kundërt dhe është e ndaluar të thuhet e vërteta mbërrin Jasemini me zërin e tij të fuqishëm, i cili me ndihmën e miqve simpatikë mposht arrogancën dhe bën të triumfojë sinqeriteti.
6,55 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Eskili në prozë, përshtatje për fëmijë, Janis Benekos

Eskili, poeti i parë i madh i Greqisë së Lashtë, luftëtar dhe këngëtar i lirisë së atdheut dhe i fitores së demokracisë mbi tiraninë, i patriotizmit dhe i së vërtetës. Edhe pse lëndën e mori nga mitologjia, ai mbrujti me të probleme të rëndësishme të shoqërisë së kohës: gdhendi shpirtra guximtarë dhe liridashës të përmasave të jashtëzakonshme.
7,65 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Zambaku

Rreth botës për 80 ditë, Zhyl Vern

Me mundësinë e sotme, të bësh një udhëtim përreth botës për tetëdhjetë ditë është shumë e lehtë. Po sikur të ishit një shekull më parë me një detektiv që ju ndjek nga pas, a do ia arrinit vallë?
4,68 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Xhejni, L. M. Montgomery

Për aq kohë sa Xhejni mund të mbajë mend, ajo dhe e ëma kanë jetuar së bashku me gjyshen e saj të ashpër në një banesë të zymtë në Toronto. Xhejni gjithmonë besonte se babai i saj kishte vdekur, derisa ajo rastësisht mësoi se ai ishte gjallë e shëndoshë e mirë dhe jetonte në ishullin Princ Eduard. Asaj i lindi dëshira për ta parë atë... Si vijon më tej?...
5,95 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Aeditions

Rosaku i shëmtuar dhe përrallëza të tjera

Përrallat janë pjesë magjike e jetës së çdo fëmije. Në këtë thesar të bukur gjenden 6 më të dashurat prej tyre. Teksa do të uleni të lexoni, do të zbuloni botën e nënujshme të Sirenës së Vogël dhe do të ndiqni Dymbërdhjetë Princeshat Valltare në aventurën e tyre, por do të kënaqeni edhe me gjithë përrallat e tjera të kësaj serie fantastike.
4,25 GBP
More
Ka mbaruar