• Banner

Mbreti i femijeve te botes, Janusz Korczak
  • Mbreti i femijeve te botes, Janusz Korczak

Mbreti i fëmijëve të botës, Janusz Korczak

Në kohën kur isha sa fëmija i këtij romani, dëshiroja ta bëja vetë gjithçka që është shkruar aty. Por më pas e kam harruar dhe tani jam plak. Nuk kam as kohë, as fuqi për të ndërmarrë luftëra, apo të shkoj te kanibalët.

115,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mbreti i fëmijëve të botës
Origjinali: Król Maciuś Pierëszy
Gjinia: Roman
Autori: Janusz Korczak
Shqipëroi: Astrit Beqiraj
Shtëpia botuese: UEGEN
Viti: 2018
Fq. 334
Pesha: 0.357 kg.
ISBN: 978-9928-03-319-2

Koment nga autori

Në kohën kur isha sa fëmija i këtij romani, dëshiroja ta bëja vetë gjithçka që është shkruar aty. Por më pas e kam harruar dhe tani jam plak. Nuk kam as kohë, as fuqi për të ndërmarrë luftëra, apo të shkoj te kanibalët.

Ndërkohë, unë po jua tregoj këtë histori sepse më i rëndësishëm për mua ka qenë momenti kur unë realisht dëshiroja të isha mbret dhe jo koha kur kam shkruar bëmat e mbretit Matius.

Mendoj gjithashtu se do të ishte më mirë të tregoja foto mbretërish, udhëtarësh apo edhe shkrimtarësh, në kohën ku ata ende nuk qenë rritur e as plakur, pasi të gjithë kanë përshtypjen se ata kanë qenë vazhdimisht inteligjentë dhe mbi të gjitha sikur s'kanë qenë kurrë të vegjël.

Fëmijët mendojnë se ata nuk do bëheshin ndonjëherë ministra, udhëtarë ose shkrimtarë; kjo është e gabuar. Të rriturit nuk do të duhej ta lexonin librin tim, sepse aty ka kapituj të papërshtatshëm për ta dhe ata nuk do t'i kuptojnë e për këtë arsye do të tallen.

Por nëse ata duan ta lexojnë patjetër le ta provojnë. Pa dyshim që ne s'mund t'i ndalojmë të rriturit, sepse ata nuk na binden. E kush mund t'ua kthejë mendjen atyre.

Detajet e librit
UEGEN

Referencat specifike

isbn
9789928033192
ean13
9789928033192
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Klasikët e mi të parë

Në këtë botim tërheqës janë përshtatur një sërë historish klasike në një mënyrë sa më të thjeshtë për fëmijët dhe plot me ilustrime mahnitëse. Ky botim ndahet në tre libra: "Përralla për të ëndërruar", "Përralla klasike" dhe "Histori klasike".

Çmimi 230,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Aeditions

Rosaku i shëmtuar dhe përrallëza të tjera

Përrallat janë pjesë magjike e jetës së çdo fëmije. Në këtë thesar të bukur gjenden 6 më të dashurat prej tyre. Teksa do të uleni të lexoni, do të zbuloni botën e nënujshme të Sirenës së Vogël dhe do të ndiqni Dymbërdhjetë Princeshat Valltare në aventurën e tyre, por do të kënaqeni edhe me gjithë përrallat e tjera të kësaj serie fantastike.

Çmimi 57,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: IDK

Mio, i vogli Mio, Astrid Lindgren

I vogli Mio gjithnjë kishte menduar se qe një fëmijë jetim, të cilin e kishin birësuar teto Edla dhe xha Siksteni. Kjo gjë e trishtonte mjaft. Por ja që një ditë prej ditësh, befas ai mori si dhuratë një mollë të artë, e po ashtu, gjeti një shishe të hedhur birre, dhe, ke parë ti, sapo e mori atë në dorë, pa se brenda saj diçka po lëvizte.

Çmimi 69,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2648

Botuesi: Vellezerit Tafa

Ne boten e perrallave

Në këtë vëllim janë përmbledhur përrallat tepër të njohura dhe tërheqëse për fëmijët si: Borëbardha, Rosaku i shëmtuar, Sirena e Vogël, Pinoku, Kësulëkuqja dhe Magjistari i Ozit.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Kronikat e Narnias, Vepra e Plotë, C. S. Lewis

Narnia... vendi pas Dollapit të Rrobave, vendi i fshehtë që njohin vetëm Piteri, Suzana, Edmundi dhe Lusi... vendi ku fillon aventura. Lusi është e para që zbulon sekretin e Dollapit të Rrobave në shtëpinë e vjetër misterioze të Profesorit. Në fillim askush nuk e beson, kur ajo tregon për aventurat e saj në Narnia.

Çmimi 563,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Përrallat e Andersenit, Hans Christian Andersen

Mirëpo një pjesë e mirë e përrallave të tij nuk mbyllen me fund të lumtur, siç mbyllen zakonisht përrallat, por kanë fund të trishtë. Këto përralla pasqyrojnë realitetin e zakonshëm, ndërsa autori me imagjinatën e tij të pasur dhe me një mjeshtëri të madhe arrin që këtë realitet ta bëjë më të fuqishëm. Pas çdo përralle të Andersenit qëndron një filozofi e...

Çmimi 230,00 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)