• Banner

Tete kusherinj, Louisa May Alcott
  • Tete kusherinj, Louisa May Alcott

Tetë kushërinj, Louisa May Alcott

Në romanin "Tetë kushërinj", rrëfehet historia e Roza Kempbellit, nje vajzë e vetmuar, e cila pas vdekjes së babait të saj të dashur, ka ardhur për të jetuar me gjashtë hallat, përfaqësueset e familjes së saj të pasur në Boston dhe gjithashtu me shtatë kushërinj të rrëmujshëm.

80,50 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Tetë kushërinj
Origjinali: Eight cousins
Gjinia: Roman
Autori: Louisa May Alcott
Shqipëroi: Viola Robo
Shtëpia botuese: Omsca – 1
Viti: 2018
Fq. 240
Pesha: 0.309 kg.
ISBN: 978-9928-132-99-4

Mbi librin

Në romanin "Tetë kushërinj", rrëfehet historia e Roza Kempbellit, nje vajzë e vetmuar, e cila pas vdekjes së babait të saj të dashur, ka ardhur për të jetuar me gjashtë hallat, përfaqësueset e familjes së saj të pasur në Boston dhe gjithashtu me shtatë kushërinj të rrëmujshëm.

Çdo kapitull përshkruan një aventurë në jetën e Rozës, ndërsa ajo mëson të ndihmojë veten dhe të tjerët dhe të bëjë në çdo rast zgjedhjen më të mirë. Roza duhet të përcaktojë qartazi rolin e saj si vajza e vetme e gjeneratës së kësaj familjeje edhe si trashëgimtare e pasur në shoqërinë e elitës së Bostonit.

Shkruar nga autorja e dashur e romanit "Gra të vogla", "Tetë kushërinj" është një kryevepër e letërsisë për të rinj. Ky roman i mrekullueshëm u ofron lexuesve të të gjitha moshave një histori frymëzuese rreth rritjes, miqësisë e dashurisë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928132994
ean13
9789928132994
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000552

Botuesi: OMSCA-1

Gra të vogla, Luiza Mei Ellkot

Një nga librat më të bukur të të gjitha kohërave "Gra të vogla" është më shumë se kaq: një libër i pavdekshëm. Ky libër, që nga koha e botimit të parë e deri më sot, është ribotuar pafundësisht. Pasi të lexohet është e pamundur të harrohet.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Legjenda e Robin Hudit, përshtatje për fëmijë, Peter Holeinone

Fama dhe lavdia e Robin Hudit kanë ecur brez pas brezi dhe historia e tij (ose po deshët legjenda e tij) dorë pas dore është pasuruar me ngjarje të reja, sepse çdo brez ka dashur të lerë gjurmën e vet, por edhe të ngjajë me të: rebel, krenar, në luftë për të drejtën në të mirë të të varfërve, kundër mujsharëve.

Çmimi 51,75 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Xhejni, L. M. Montgomery

Për aq kohë sa Xhejni mund të mbajë mend, ajo dhe e ëma kanë jetuar së bashku me gjyshen e saj të ashpër në një banesë të zymtë në Toronto. Xhejni gjithmonë besonte se babai i saj kishte vdekur, derisa ajo rastësisht mësoi se ai ishte gjallë e shëndoshë e mirë dhe jetonte në ishullin Princ Eduard. Asaj i lindi dëshira për ta parë atë... Si vijon më tej?...

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Pesë fëmijë dhe Xhuxhi i Rërës, Edith Nesbit

"Pesë fëmijë dhe Xhuxhi i Rërës", nga librat klasikë më të njohur të letërsisë për fëmijë, vazhdon të mbetet shumë argëtues për t'u lexuar ende sot. Katër fëmijë të shkathët - Sirili, Roberti, Antea, Xhejni - dhe vëllai i tyre i vogël po kalojnë pushimet e verës në një shtëpi në fshat, jashtë Londrës, kur zbulojnë një krijesë të çuditshme të quajtur Psamiad.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Vajza e Historive, L. M. Montgomery

Sara Stenli është një vajzë vetëm katërmbëdhjetë vjeç, por ajo mund të rrëfejë tregime me një zë magjepsës aq të pastër e aq të gjallë, sa mund të shkrijë një zemër prej guri, që nuk mund t’u rezistosh së dëgjuari, të cilat të zhvillojnë imagjinatën dhe njëkohësisht të prekin thellësisht ndjenjat.

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Mio, i vogli Mio, Astrid Lindgren

I vogli Mio gjithnjë kishte menduar se qe një fëmijë jetim, të cilin e kishin birësuar teto Edla dhe xha Siksteni. Kjo gjë e trishtonte mjaft. Por ja që një ditë prej ditësh, befas ai mori si dhuratë një mollë të artë, e po ashtu, gjeti një shishe të hedhur birre, dhe, ke parë ti, sapo e mori atë në dorë, pa se brenda saj diçka po lëvizte.

Çmimi 69,00 SEK
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)