Titulli: Matilda
Origjinali: Matilda
Gjinia: Roman
Autori: Roald Dahl
Shqipëroi: Beti Njuma
Shtëpia botuese: Çabej
Viti: 2017
Fq. 216
Pesha: 0.287 kg.
ISBN: 978-99956-35-35-1
Mbi librin
Babai i Matildës, Zoti Krimbaçi, mendon se ajo s'është veçse një picirruke mendjemadhe. Ndërsa e ëma kalon çdo pasdite duke luajtur bingo. Por drejtoresha e shkollës? Ajo është më e tmerrshmja nga të gjithë!
Një grua tirane që mendon se të gjithë fëmijët duhen zhdukur nga faqja e dheut... Kurse Matilda vetë është një vogëlushe e jashtëzakonshme me mendje magjike, së cilës tashmë i ka ardhur në majë të hundës!
Kështu që gjithë këta të rritur bëjnë mirë ta ruajnë veten, pasi ka ardhur koha që Matilda t'u japë një mësim të mirë!
Fragment nga libri
Dhe fëmijët panë drejtoreshën e frikshme, Tranxhabullen, që e kapi vajzën e vogël për gërshetash dhe e fluturoi si raketë lart në qiell e përtej gardhit që rrethonte këndin e lojërave.