• Banner

Eskili ne proze, Janis Benekos, pershtatje per femije
  • Eskili ne proze, Janis Benekos, pershtatje per femije

Eskili në prozë, përshtatje për fëmijë, Janis Benekos

Eskili, poeti i parë i madh i Greqisë së Lashtë, luftëtar dhe këngëtar i lirisë së atdheut dhe i fitores së demokracisë mbi tiraninë, i patriotizmit dhe i së vërtetës. Edhe pse lëndën e mori nga mitologjia, ai mbrujti me të probleme të rëndësishme të shoqërisë së kohës: gdhendi shpirtra guximtarë dhe liridashës të përmasave të jashtëzakonshme.

8,92 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Eskili në prozë, përshtatje për fëmijë
Origjinali: Apnada
Gjinia: Tragjedi
Autori: Janis Benekos
Shqipëroi: Llambro Ruci
Shtëpia botuese: Fjala Publishing
Viti: 2016
Fq. 180
Pesha: 0.221 kg.
ISBN: 978-9928-176-16-5

Mbi librin

Eskili, poeti i parë i madh i Greqisë së Lashtë, luftëtar dhe këngëtar i lirisë së atdheut dhe i fitores së demokracisë mbi tiraninë, i patriotizmit dhe i së vërtetës. Edhe pse lëndën e mori nga mitologjia, ai mbrujti me të probleme të rëndësishme të shoqërisë së kohës: gdhendi shpirtra guximtarë dhe liridashës të përmasave të jashtëzakonshme, u ngriti himn qëndresës kundër dhunës e despotizmit dhe dinjitetit kundër nënshtrimit.

Leximi i poezisë dramatike të Eskilit, Sofokliut dhe Euripidit, që shijohen e studiohen prej shekujsh në mbarë botën, kërkon përgatitje kulturore dhe njohje të mitologjisë e të historisë antike, çka arrihet me mund dhe në një moshë të caktuar.

Por në traditën letrare të botës, për të përqasur edhe të vegjlit me kryeveprat e lashtësisë, për t'ua bërë të lehtë hyrjen në mrekullinë e poetëve të pavdekshëm, për të zgjuar kënaqësi estetike dhe formim artistik, përdoret paraqitja në prozë, siç ka bërë me besnikëri, me shumë shije, freski dhe përkushtim Janis Benekos.

Në këtë mënyrë, me mbresat e leximit, ata vetë më vonë do të hyjnë lirisht në teatrin e hapur të skenës së përjetshme, ku poetët e mëdhenj të lashtësisë greke kanë një vend të parë të nderuar për pasionet e tyre tronditëse, për thelbin njerëzor dhe idetë e fuqishme.

Detajet e librit
Te tjere
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2254

Botuesi: Dituria

Odiseja, pershtatje per femije, Homeri

Odiseja rrëfen udhëtimin kuturisës së Odisesë nëpër detra, udhëtim që zgjati shumë vjet, por që më në fund, pas shumë provave të rrezikshme, përfundoi lumturisht dhe Odiseja mundi të kthehet në Itakë dhe të përqafojë të dashurit e vet.

Çmimi 4,46 CHF
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2649

Botuesi: Vellezerit Tafa

101 fabula dhe përralla

Një pëllumb, çdo mëngjes, linte zogjtë në çerdhe dhe fluturonte për të kërkuar ushqimin. Një ditë, ca gjahtarë e diktuan pëllumbin në arën me grurë dhe e qëlluan. Pëllumbi i plagosur u fut në një shpellë. Befas dëgjoi një hungërimë drithëruese. Një luan qëndrontë mbi kokën e tij.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Aeditions

Borëbardha dhe përrallëza të tjera

Përrallat janë pjesë magjike e jetës së çdo fëmije. Në këtë thesar të bukur gjenden 6 më të dashurat prej tyre. Teksa do të uleni të lexoni, do të ndiqni Kësulëkuqen deri te shtëpia e gjyshes dhe do të takoheni me Borëbardhën dhe princin, por do të kënaqeni edhe me gjithë përrallat e tjera të kësaj serie fantastike.

Çmimi 4,95 CHF
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)