Titulli: Triumfi i Zeros (kopertinë e trashë)
Gjinia: Libër me ilustrime
Autori: Gianni Rodari
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2012
Fq. 28
Pesha: 0.201 kg.
ISBN: 978-608-237-009-5
Mbi librin
Mesazhi i poezisë “Triumfi i Zeros” i shkrimtarit italian për fëmijë, Xhani Rodari, lidhet jo vetëm me rëndësinë e 0-s si numër, por dhe me atë se çdo njeri, sado i parëndësishëm të duket në sipërfaqe, ka brenda vetes vlera, që mjafton t’ia zbulosh. Ky libër merr jetë nëpërmjet ilustrimeve elegante e të këndshme.
Përveç mesazhit shumë domethënës për t’i parë gjërat nga këndvështrime të ndryshme, fëmijët mësojnë se me fantazi dhe imagjinatë fjala mund të “përkthehet” në figurë. Nëse rimat e vargjeve i nxitin fëmijët ta mësojnë këtë poezi përmendsh, ilustrimet e mrekullueshme i ftojnë ata të krijojnë vetë punime artistike duke përdorur stampa, lapsa dhe figura të prera.