• Banner

Aventurat e metejshme te Robinson Kruzose, Daniel Defo
  • Aventurat e metejshme te Robinson Kruzose, Daniel Defo

Aventurat e mëtejshme të Robinson Kruzosë, Daniel Defo

Robinson Kruzoja, pasi midis vuajtjesh e mundimesh të jashtëzakonshme, mbijetoi për 28 vjet rresht në një ishull të shkretë, një ditë vuri re se ujdhesës së tij iu afrua një anije, nga e cila zbritën një grup njerëzish, ndër ta edhe disa të lidhur këmbë e duar.

500 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Aventurat e mëtejshme të Robinson Kruzosë
Origjinali: The further adventures of Robinson Cruzoe
Gjinia: Roman
Autori: Daniel Defo
Shqipëroi: Guri Shyti
Shtëpia botuese: Omsca – 1
Viti: 2008
Fq. 176
Pesha: 0.211 kg.
ISBN: 978-99943-41-42-9

Mbi librin

Robinson Kruzoja, pasi midis vuajtjesh e mundimesh të jashtëzakonshme, mbijetoi për 28 vjet rresht në një ishull të shkretë, një ditë vuri re se ujdhesës së tij iu afrua një anije, nga e cila zbritën një grup njerëzish, ndër ta edhe disa të lidhur këmbë e duar. Në rrethana fatlume, Kruzoja arriti t'i shpëtonte të dënuarit dhe mori vesh se njëri prej tyre ishte kapiteni i anijes.

Një pjesë e detarëve të mjetit lundrues, me në krye njëfarë Vili Atkins, kishin ngritur krye kundër krerëve të anijes dhe kishin zbritur në ishull me qëllim që t'i vrisnin robërit. Pas shumë përpjekjesh, Kruzoja jo vetëm që i shpëtoi të dënuarit, por edhe arriti t'i izolonte kryengritësit, t'i linte ata në ishullin e shkretë dhe bashkë me kapitenin e me njerëzit e shpëtuar prej tij, të merrte anijen e të largohej.

Kështu, heroi i romanit të njohur në të gjithë botën u kthye sërish në Angli, ku e filloi jetën nga e para. Por...

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000337

Botuesi: Ideart

Robinson Kruzo, Daniel Defoe, pershtatje per femije

Robinson Kruzo e kishte kaluar një pjesë të jetës i qetë në shtëpinë e tij në Angli. Ai vendosi të bëhej marinar dhe të lundronte në të gjitha detet e botës. Ai ka bërë shumë aventura tronditëse dhe emocionuese deri kur më 1659 ai u gjend në një anije duke udhëtuar nga Brazili në Afrikë. Një ditë shpërtheu një stuhi e t

Çmimi 300 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000571

Botuesi: OMSCA-1

Robinson Kruzo, Daniel Defoe

Ky roman tregon një ngjarje tejet interesante. Ai përshkruan jetën e heroit të tij, Robinson Kruzosë. Robinson Kruzo lindi në vitin 1632 në Jork nga një familje e mirë, por nuk ishte vendas, por babain e kishte nga Bremeni që u vendos në Hull dhe fitoi një pasuri të madhe.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2446

Botuesi: Redona

Ishulli i Thesarit (pershtatje per femije), Robert Luis Stivenson

Ky roman u botua për herë të parë më 23 maj të vitit 1883. Është një aventurë më piratë për të gjetur arin e fshehur në ishullin e thesarit. Xhim Houkinsi është një djalë i ri që jeton në një han i cili quhet "Admiral Benbou". Ai atje jeton më babain dhe nënën. Një ditë tek dera e hanit shfaqet një burë i çuditshëm.

Çmimi 300 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Zemër, Edmondo De Amicis

Gumëzhitja e fëmijëve në ditën e parë të shkollës e gjer në të fundit, përzierja e kësaj zhurme me ankthet e prindërve, herë një baba i varfër, herë i kamur, herë një nënë që sakrificat i lexohen në rrudha, në flokët e bardhë dhe sy; grindjet dhe miqësitë e pathyeshme, topat e borës, fëmijë të pamundur dhe sensibilizimi i një shoqërie ndaj problemeve që...

Çmimi 1 005 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Matilda, Roald Dahl

Babai i Matildës, Zoti Krimbaçi, mendon se ajo s'është veçse një picirruke mendjemadhe. Ndërsa e ëma kalon çdo pasdite duke luajtur bingo. Por drejtoresha e shkollës? Ajo është më e tmerrshmja nga të gjithë!

Çmimi 850 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

David Koperfildi, përshtatur për fëmijë, Çarls Dikens

David Koperfild është një djalë i vogël, që ka lindur kur i ati nuk ishte më në këtë botë. Kështu, e ëma e tij martohet me një burrë tjetër, që të mund t'i sigurojë të birit një të ardhme. Por shpejt edhe ajo ndërron jetë dhe Davidi i vogël gjendet përballë një njerku të pashpirt, i cili e dërgon të punojë në një vend të largët, në njërën prej fabrikave...

Çmimi 560 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2467

Botuesi: Extra

Zemra, Edmondo de Amicis

Edmondo de Amiçis lindi më 31 tetor 1846 në Onelio dhe vdiq në Bordigera më 11 mars 1908. Pas një karriere të gjatë ushtarake, iu kushtua veprimtarisë letrare dhe bashkëpunoi me shumë revista të rëndësishme.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Legjenda e Robin Hudit, përshtatje për fëmijë, Peter Holeinone

Fama dhe lavdia e Robin Hudit kanë ecur brez pas brezi dhe historia e tij (ose po deshët legjenda e tij) dorë pas dore është pasuruar me ngjarje të reja, sepse çdo brez ka dashur të lerë gjurmën e vet, por edhe të ngjajë me të: rebel, krenar, në luftë për të drejtën në të mirë të të varfërve, kundër mujsharëve.

Çmimi 450 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Cabej

Çarli dhe ashensori i madh prej xhami, Roald Dahl

A keni kureshtje të dini si vijojnë aventurat plot humor e fantazi të Vili Vonkës e Çarlit të librit "Çarli dhe Fabrika e Çokollatave"? Të mësoni për Ashensorin e Madh prej Xhami që vozit në hapësirë më mirë se një anije kozmike, me "astronautët trima" Vili Vonka e Çarli Buket?

Çmimi 1 450 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)