• Banner

  • Ka mbaruar
Aventurat e Hakelber Finit, Mark Twain
  • Aventurat e Hakelber Finit, Mark Twain

Aventurat e Hakëlber Finit, Mark Twain

Hak Fini thotë: "Këtë libër e ka shkruar mister Mark Twain dhe ai i ka thënë sendet pak a shumë ashtu siç kanë ngjarë. Ca gjëra, është e vërtetë, i ka shtuar nga vetja, por përgjithësisht ka thënë të vërtetën". Dhe, me të vërtetë, Mark Twain kur ka shkruar këtë libër ka patur parasysh ngjarje dhe fakte nga jeta e tij personale.

10,90 CHF
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Aventurat e Hakëlber Finit
Origjinali: Adventures of Huckleberry Finn
Gjinia: Roman
Autori: Mark Twain
Shqipëroi: Gjergj Zheji
Shtëpia botuese: Argeta LMG
Viti: 2014
Fq. 392
Pesha: 0.528 kg.
ISBN: 978-99943-30-53-5

Mbi librin

Lexonjësi i këtij libri është njohur mbase me Hak Finin, Tom Sojerin dhe banorët e tjerë të qytetit të vogël amerikan Sent Petersburg që në faqet e librit “Aventurat e Tom Sojerit”. Në qoftë se, veç kësaj, do të lexohet “Jeta në Misisipi” dhe pjesë të tjera nga “Autobiografia e Mark Twain – it”, duket qartë se në aventurat e këtyre dy çunakëve shkrimtari ka shfrytëzuar gjerësisht si material, kujtimet e tij të fëmijërisë në qytetin Hanibal në brigjet e “Ujëravet të Babait”, dmth. të Misisipit, lumit më të madh të Amerikës Veriore.

Hak Fini thotë: “Këtë libër e ka shkruar mister Mark Twain dhe ai i ka thënë sendet pak a shumë ashtu siç kanë ngjarë. Ca gjëra, është e vërtetë, i ka shtuar nga vetja, por përgjithësisht ka thënë të vërtetën”. Dhe, me të vërtetë, Mark Twain kur ka shkruar këtë libër ka patur parasysh ngjarje dhe fakte nga jeta e tij personale.

Kështu për shembull, Sid Sojeri nuk është një figurë e krijuar, ai ka qenë vëllai më i vogël i vetë Twain – it. Po kështu, dhe figura e teto Polit nuk është e shpikur. Vetëm se këtu Mark Twain “ca gjëra i ka shtuar nga vetja” sepse në jetë ajo ka qenë nëna e tij.

Ndërmjet shokëve ka pasur shumë vërsnikë që na kujtojnë Hekun; kishte njohur gjithashtu dhe një zezak si Xhimi. Por me heronjtë kryesorë të librit, me Tomin dhe me Hekun, punët nuk qëndrojnë kaq thjeshtë.

Detajet e librit
Argeta LMG

Referencat specifike

isbn
9789994330535
ean13
9789994330535
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000531

Botuesi: OMSCA-1

Nje amerikan ne oborrin e mbretit Artur, Mark Tuen

Çfarë mund t'i ndodhë një amerikani të fortë dhe praktik të shekullit të kaluar, që për shkak të një goditjeje në kokë u gjend papritur menjëherë në Anglinë e shekullit të VI – të, pikërisht në oborrin e mbretit Artur dhe të kalorësve të tij të famshëm të Tryezës së Rrumbullakët?

Çmimi 6,44 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001642

Botuesi: Te tjere

Princi dhe i varfëri, Mark Twain

E gjithë vepra e Mark Twain frymëzohet nga ngjarje dhe vende ku jetoi apo vizitoi, ndaj konsiderohen si autobiografike. Vepra e tij ndahet përgjithësisht: përshtypjet e udhëtimit, kujtimet e fëmijërisë dhe rinisë së hershme, narracionet satirike të përshtatura në Mesjetë dhe Rilindje.

Çmimi 2,97 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fjala

Aventurat e Tom Sojerit, Mark Twain

Shumica e aventurave që do të tregohen në këtë libër kanë ndodhur me të vërtetë. Një pjesë prej tyre i kam jetuar vetë, të tjerat shokë të mi të shkollës. Hak Fini, për shembull, është krejt siç ka qenë në jetë, Tom Sojeri po ashtu, vetëm se për të m'u desh të bashkoj e të thur në një tiparet e tre djemve që kam pas njohur, të sajoj, si të thuash, tipin...

Çmimi 8,92 CHF
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2251

Botuesi: Redona

Krim dhe ndeshkim (pershtatje per femije), Fjodor Dostojevskij

Fjodor Dostojevski ka lindur më 11 nëntor 1821, Moskë, Rusi. Jeta e autorit rus Fjodor Dostojevski, ndër figurat më të shquara të literaturës botërore, ishte dëshmi e kësaj lloj vuajtjeje. Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulozi; dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i ati, një alkoolist i dhunshëm, për të cilin besohet se u vra nga shërbëtorët e tij.

Çmimi 2,97 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Mediaprint

Meri Popins, Pamela L. Travers

Kjo është Meri Popins dadoja më e famshme e të gjitha kohërave, fryt i fantazisë së shkrimtares australiane Pamela Travers, që ka shkruar tetë libra për fëmijë, dy prej të cilëve janë bërë filma nga kompania e famshme Disney.

Çmimi 9,41 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)