- Çmim i zbritur
- Ka mbaruar
![Perralla magjike Perralla magjike](https://shtepia.b-cdn.net/store/4437-large_default/perralla-magjike.jpg)
Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Në këtë vëllim janë përmbledhur përrallat tepër të njohura dhe tërheqëse për fëmijët si: "Bambi", "Hirushja", "Piter Pani", "Maçoku me çizme", "Bukuroshja e fjetur" dhe "Tre derrkucët".
Titulli: Përralla magjike (kopertinë e trashë)
Origjinali: Përralla magjike
Gjinia: Përralla
Shqipëroi: Taulant Tafa, Eri Tafa
Shtëpia botuese: Vëllezërit Tafa
Viti: 2012
Fq. 140
Pesha: 0.963 kg
ISBN: 978-99956-96-25-2
Në këtë vëllim janë përmbledhur përrallat tepër të njohura dhe tërheqëse për fëmijët si: "Bambi", "Hirushja", "Piter Pani", "Maçoku me çizme", "Bukuroshja e fjetur" dhe "Tre derrkucët".
Bambi
Kishte ndodhur diçka e mrekullueshme në thellësi të pyllit. Kishte lindur Bambi, drenushi i vogël i Drerit të Madh, Mbretit të Pyllit.
-Ti je princ, - i pëshpëriti Mama Drenusha, ndërsa e pëkëdhelte në hundë Bambin. Kushdo që vinte e ledhatonte dhe i falte dhurata.
Hirushja
Na ishte njëherë një vajzë jetime. Ajo jetonte me njerkën dhe dy vajzat e saj. Jetimja e vogël bënte të gjitha punët e shtëpisë dhe e mbulonte hiri. Nga hiri që e mbulonte e thërrisnin Hirushe. Edhe pse e mbulonte hiri, ajo ishte shumë e bukur, ndërsa vajzat e njerkës ishin të shëmtuara dhe zemërzeza.
Piter Pani
Nuk mund të gjendej shtëpi më e gëzueshme se ajo e Darlingëve. Aty zhurmonin tre fëmijë çamarrokë: Uendi, Xhoni dhe Majku. Babai i tyre, Zoti Darling ishte një burrë i urtë dhe mamaja e tyre një grua e qeshur. Ata kishin edhe një qen që e quanin Nana. Çdo natë, mamaja u lexonte përralla fëmijëve dhe çdo natë Piter Pani dëgjonte jashtë dritares përrallat e tyre.
Maçoku me çizme
Maçoku ishte tepër i zgjuar. Ai e ndjeu brengën e të zot dhe po mendonte si ta lehtësonte. Kishte vendosur ta bënte të pasur. Maçoku i kërkoi djalit të vogël të mullixhiut t'i blinte një palë çizme dhe një kapelë. Djali i vogël u mendua gjatë, pastaj me ato pak qindarka që i kishin mbetur në xhepa, i bleu maçokut edhe çizmet, edhe kapelën që kërkonte.
Bukuroshja e fjetur
Na ishin njëherë një Mbret i mirë dhe një Mbretëreshë e bukur që nuk kishin fëmijë. Një ditë, një zanë erdhi dhe i tha Mbretëreshës se do të bëhej me një vajzë. Dhe shpejt Mbretëresha solli në jetë një vajzë të bukur. Mbreti dhe Mbretëresha sikur fluturonin nga lumturia e ardhjes së vajzës.
Tre derrkucët
Mama Dosa jetonte në një kasolle me tre derrkucët e saj. Derrkucët u rritën shpejt e nuk vërtiteshin më dot në kasollen e vogël. Atyre u duhej një strehë tjetër. Një ditë, derrkucët u larguan që të ndërtonin kasollet e tyre. Mamaja i porositi të ndërtonin kasolle të forta që t'i mbronte nga ujku i keq. Tre derrkucët e dinin se ujku nuk u ndahej hap pas hapi.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Ideart
Botuesi: OMSCA-1
Botuesi: Dituria
Botuesi: Aeditions
Botuesi: Pema
Botuesi: Zambaku
Botuesi: Zambaku
Botuesi: Te tjere
Referenca: 2648
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: 2650
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: 2651
Botuesi: Vellezerit Tafa
Në këtë vëllim janë përmbledhur përrallat tepër të njohura dhe tërheqëse për fëmijët si: "Bambi", "Hirushja", "Piter Pani", "Maçoku me çizme", "Bukuroshja e fjetur" dhe "Tre derrkucët".
check_circle
check_circle