• Banner

Perralla te arta

Në këtë vëllim janë përmbledhur disa nga përrallat më të famshme për fëmijë si: "Kaçurrelearta", "Xheku dhe farat magjike", "Gërshetëza", "Gishtoja", "Rreth botës për 80 ditë" dhe "Gishtëza".

115,00 SEK
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Përralla të arta (kopertinë e trashë)
Origjinali: Përralla të arta
Gjinia: Përralla
Shqipëroi: Taulant Tafa, Eri Tafa
Shtëpia botuese: Vëllezërit Tafa
Viti: 2012
Fq. 140
Pesha: 1.01 kg
ISBN: 978-99956-96-28-3

Mbi librin

Në këtë vëllim janë përmbledhur disa nga përrallat më të famshme për fëmijë si: "Kaçurrelearta", "Xheku dhe farat magjike", "Gërshetëza", "Gishtoja", "Rreth botës për 80 ditë" dhe "Gishtëza".

Fragmente nga libri

Kaçurrelearta

Në anën tjetër të pyllit jetonte një vajzë e vogël që e thërrisnin Kaçurrelearta. Ajo ishte e bukur si një ëngjëll e kudo që shkonte sillte mbarësi. Atë mëngjes, Kaçurrelearta përshëndeti prindërit dhe u nis si zakonisht në shëtitjet e saj. Ndërsa ecte si e hutuar nga bukuria e mëngjesit, u gjend në një lëndinë në thellësi të pyllit. Në atë lëndinë ishte shtëpia e tre arinjve. Kaçurrelearta pa e kuptuar u drejtua në shtëpinë e madhe në lëndinën e pyllit.

Xheku dhe farat magjike

Jetonte dikur në një kasolle një grua e varfër me djalin e saj të vetëm, Xhekun. Djali rritej e jeta e tyre rrokullisej keq e më keq. Kishin shitur gjithçka për të mposhtur mjerimin dhe u kishte mbetur lopa e vetme që u mbante gjallë shpirtin. Një ditë, gjendja e tyre u rëndua shumë. Mamaja e sëmurë u detyrua t'i thoshte të birit të shiste lopën e vetme. Ajo e porositi t'i bënte sytë katër se tregtarët do ta shihnin të vogël e do ta mashtronin.

Gërshetëza

Na ishte një mbret dhe një mbretëreshë që nuk kishin fëmijë. Edhe pse kishin një mbretëri, jeta u zymtohej ngaherë e më shumë. Përballë kështjellës mbretërore, kishte kopshtin një shtrigë e zezë. Në kopshtin e saj, e asgjëkund tjetër, rritej marula magjike, një bimë që bënte mrekullira. Një ditë mbretëresha i tha mbretit të merrte një marulë magjike, ndryshe ajo do të vdiste.

Gishtoja

Burri dhe gruaja e morën djalin në kasollen e tyre dhe e quajtën Gishto. Edhe pse ata kujdeseshin shumë, ai nuk u rrit që nuk u rrit. Gishtos i pëlqente të luante e të bënte shaka. Shpesh ngjitej në supet apo shpinën e babait dhe fillonte e shëtiste sikur të kishte kodra e lëndina. Gishtoja ishte i hareshëm dhe fshatari me gruan e tij e donin shumë.

Rreth botës për 80 ditë

Fili Fogu jetonte në Londër. Çdo ditë fiks në orën 11:30, ai shkonte në të njëjtin klub për të luajtur me letra. Një ditë, në bankën pranë klubit grabitën 55 mijë paund dhe hajduti nuk po gjendej. Dikush në tavolinë tha se bota ishte aq e madhe sa hajduti e kishte të lehtë të fshihej. Fil Fogu mendonte se bota ishte e vogël. Ai vuri 20 mijë paund bast se mund të rrotullohej rreth saj për 80 ditë. Në udhëtimin e tij e shoqëronte Paspartou, shërbëtori i tij.

Gishtëza

Na ishte njëherë një grua që ëndërronte vite radhazi të kishte një vogëlushe. Koha kalonte dhe ngaqë nuk kishte fëmijë, jeta e saj ishte zymtësuar. Një ditë, ajo mësoi për një plakë të moçme që mund ta ndihmonte me këshilla. Plaka e priti ngrohtë. Ajo i fali një farë lulesh dhe e porositi ta mbillte në vazo. Gruaja e mbolli farën siç e kishte porositur plaka. Ca ditë më vonë në vazo kishte çelur një lule e verdhë dhe në mes të petaleve të lules qëndronte një vajzë e vogël, jo më e madhe se një gisht.

Detajet e librit
Vellezerit Tafa
2651
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2648

Botuesi: Vellezerit Tafa

Ne boten e perrallave

Në këtë vëllim janë përmbledhur përrallat tepër të njohura dhe tërheqëse për fëmijët si: Borëbardha, Rosaku i shëmtuar, Sirena e Vogël, Pinoku, Kësulëkuqja dhe Magjistari i Ozit.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2650

Botuesi: Vellezerit Tafa

Thesari i perrallave

Në këtë vëllim janë përmbledhur përrallat tepër të njohura dhe tërheqëse për fëmijët si: "Llampa e Aladinit", "Bukuroshja dhe Bisha", "Liza në botën e çudirave", "Ushtari prej plumbi", "Katër muzikantët e Bremenit" dhe "Libri i xhunglës".

Çmimi 115,00 SEK
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000963

Botuesi: Dituria

David Koperfildi, Charls Dickens, pershtatje per femije

Protagonisti i vogël i kësaj historie të famshme, David Koperfildi, lindi në Anglinë e shekullit të kaluar. Ai vinte nga një familje në gjendje të mirë, por vdekja e parakohshme e prindërve e la fëmijën të vetëm dhe të varfër, të braktisur në duart e të afërmve mizorë.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Kronikat e Narnias, Vepra e Plotë, C. S. Lewis

Narnia... vendi pas Dollapit të Rrobave, vendi i fshehtë që njohin vetëm Piteri, Suzana, Edmundi dhe Lusi... vendi ku fillon aventura. Lusi është e para që zbulon sekretin e Dollapit të Rrobave në shtëpinë e vjetër misterioze të Profesorit. Në fillim askush nuk e beson, kur ajo tregon për aventurat e saj në Narnia.

Çmimi 563,50 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)