• Ka mbaruar
Thesari i perrallave
  • Thesari i perrallave

Thesari i perrallave

2650
Vellezerit Tafa

Në këtë vëllim janë përmbledhur përrallat tepër të njohura dhe tërheqëse për fëmijët si: "Llampa e Aladinit", "Bukuroshja dhe Bisha", "Liza në botën e çudirave", "Ushtari prej plumbi", "Katër muzikantët e Bremenit" dhe "Libri i xhunglës".

115,00 SEK
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Thesari i përrallave (kopertinë e trashë)
Origjinali: Thesari i përrallave
Gjinia: Përralla
Shqipëroi: Taulant Tafa, Eri Tafa
Shtëpia botuese: Vëllezërit Tafa
Viti: 2012
Fq. 140
Pesha: 0.955 kg
ISBN: 978-99956-96-27-6

Mbi librin

Në këtë vëllim janë përmbledhur përrallat tepër të njohura dhe tërheqëse për fëmijët si: "Llampa e Aladinit", "Bukuroshja dhe Bisha", "Liza në botën e çudirave", "Ushtari prej plumbi", "Katër muzikantët e Bremenit" dhe "Libri i xhunglës".

Fragmente nga libri

Llampa e Aladinit

Na ishte njëherë një djalë i varfër, i mbetur jetim që e quanin Aladin. Djali ishte si i hutuar dhe babai nuk e dinte se ç'fat do të kishte në jetë. Babai vdiq dhe Aladini mbeti vetëm me mamanë. Një ditë shkoi në treg dhe atje dikush i tha se ishte xhaxhai i tij i humbur prej kohësh. Aladini i padjallëzuar e ftoi në shtëpi. Edhe mamaja e tij u çudit. Ai që shtirej si xhaxhai premtoi ta ndihmonte Aladinin e ta bënte një pasanik të madh.

Bukuroshja dhe Bisha

Jetonte dikur një tregtar shumë i pasur. Ai kishte tre vajza. Vajza më e madhe quhej Arta, e dyta quhej Linda dhe e treta, më e vogla, quhej Bukuroshe. Tregtari e donte shumë vajzën e vogël që e shoqëronte në çdo hap dhe i falte shumë gëzim. Një ditë, ai mori lajmin e hidhur se anijet e tij ishin mbytur nga një furtunë e madhe. Liza në botën e çudirave Një ditë të ngrohtë pranvere, Liza po shlodhej në kopësht. Motra po lexonte një libër dhe Liza ndiqte me vëmendje faqet që shfletoheshin. Libri nuk kishte ilustrime dhe Liza u mërzit. Papritmas, një lepur i bardhë vrapoi pranë saj duke u ankuar se ishte shumë vonë. Liza kurrë më parë nuk kishte parë një lepur me jelek, prandaj dhe u bë kureshtare.

Ushtari prej plumbi

Piteri i vogël dhe motra e tij nuk përmbaheshin nga gëzimi kur babai solli kutinë e dhuratave në ditëlindjen e Piterit. Piteri hapi kutinë dhe brohëriti vetvetiu kur pa se aty kishte 25 ushtarë. Të gjithë ishin të ngjashëm me njëri – tjetrin, me përjashtim të njërit. Ata kishin veshur uniforma kuq e blu dhe mbanin pushkë në njërin sup. Që të gjithë ishin të derdhur në plumb. Ai që ndryshonte kishte vetëm një këmbë e ndoshta nuk kishte mjaftuar plumbi për këmbën tjetër. Fëmijët vendosën ta mbanin edhe atë në fushën e lojës.

Katër muzikantët e Bremenit

Në një fshat të largët, një fshatar e largoi gomarin e plakur nga shtëpia. Ec dhe ec dhe u lodh gomari. Ndaloi pranë trungut të një druri të moçëm. Aty ishte shtrirë një qen. Dhe ai, i plakur, i lodhur e i mërzitur...
-Eja me mua, - i tha gomari, - shkojmë të kërkojmë fatin tonë.
-Unë nuk eci dot, - tha qeni, - nuk më mbajnë këmbët.
-Si të duash, - tha gomari, - por nuk duhet vrarë shpresa. Kushedi ç'na pret përpara.

Libri i xhunglës

Një mëngjes herët, heshtja në xhungël u thye nga kuisjet që vinin nga një kanistër në ujrat e lumit. Kuisje e një këlyshi të tillë nuk ishte dëgjuar kurrë më parë në xhungël. Fati e solli që Bagera, një panterë e mirë, që po endej në xhungël, kishte ndjekur kanistrën e vogël me kuisjet e panjohura. Nuk ishte një këlysh i zakonshëm xhungle.
-Është këlysh njeriu! – klithi Bagera.

Detajet e librit
Vellezerit Tafa
2650
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Eskili në prozë, përshtatje për fëmijë, Janis Benekos

Eskili, poeti i parë i madh i Greqisë së Lashtë, luftëtar dhe këngëtar i lirisë së atdheut dhe i fitores së demokracisë mbi tiraninë, i patriotizmit dhe i së vërtetës. Edhe pse lëndën e mori nga mitologjia, ai mbrujti me të probleme të rëndësishme të shoqërisë së kohës: gdhendi shpirtra guximtarë dhe liridashës të përmasave të jashtëzakonshme.
103,50 SEK
More

Botuesi: Albas

Piktori, Gianni Rodari

Në fletët e mëdha të këtij libri të shkrimtarit italian për fëmijë Xhani Rodari, piktori i varfër, që s'ka asnjë lek për të blerë ngjyra, paraqitet si një siluetë e bardhë në sfondin gri. Nëse e nxitni fëmijën ta shkruajë këtë tekst në formë poezie, do ta shikoni se do të dalë një vjershë me strofa dhe rimë.
112,70 SEK
More

Botuesi: Cabej

Çarli dhe ashensori i madh prej xhami, Roald Dahl

A keni kureshtje të dini si vijojnë aventurat plot humor e fantazi të Vili Vonkës e Çarlit të librit "Çarli dhe Fabrika e Çokollatave"? Të mësoni për Ashensorin e Madh prej Xhami që vozit në hapësirë më mirë se një anije kozmike, me "astronautët trima" Vili Vonka e Çarli Buket?
166,75 SEK
More

Botuesi: Pema

Meshkujt vijnë nga Marsi, femrat nga Afërdita, John Gray, Ph.D.

Ky libër brilant ka qenë për shumë vjet në qendër të një suksesi të jashtëzakonshëm mbarëbotëror. Ky libër, bestseller numër një në Amerikë, me 4 milionë kopje të shitura, është botuar në 34 vende të botës dhe është bërë bestseller kudo që është lexuar.
126,50 SEK
More

Referenca: SKU001642

Botuesi: Te tjere

Princi dhe i varfëri, Mark Twain

E gjithë vepra e Mark Twain frymëzohet nga ngjarje dhe vende ku jetoi apo vizitoi, ndaj konsiderohen si autobiografike. Vepra e tij ndahet përgjithësisht: përshtypjet e udhëtimit, kujtimet e fëmijërisë dhe rinisë së hershme, narracionet satirike të përshtatura në Mesjetë dhe Rilindje.
34,50 SEK
More

Botuesi: OMSCA-1

Vajza e Historive, L. M. Montgomery

Sara Stenli është një vajzë vetëm katërmbëdhjetë vjeç, por ajo mund të rrëfejë tregime me një zë magjepsës aq të pastër e aq të gjallë, sa mund të shkrijë një zemër prej guri, që nuk mund t’u rezistosh së dëgjuari, të cilat të zhvillojnë imagjinatën dhe njëkohësisht të prekin thellësisht ndjenjat.
80,50 SEK
More

Referenca: 2254

Botuesi: Dituria

Odiseja, pershtatje per femije, Homeri

Odiseja rrëfen udhëtimin kuturisës së Odisesë nëpër detra, udhëtim që zgjati shumë vjet, por që më në fund, pas shumë provave të rrezikshme, përfundoi lumturisht dhe Odiseja mundi të kthehet në Itakë dhe të përqafojë të dashurit e vet.
51,75 SEK
More

Botuesi: Aeditions

Borëbardha dhe përrallëza të tjera

Përrallat janë pjesë magjike e jetës së çdo fëmije. Në këtë thesar të bukur gjenden 6 më të dashurat prej tyre. Teksa do të uleni të lexoni, do të ndiqni Kësulëkuqen deri te shtëpia e gjyshes dhe do të takoheni me Borëbardhën dhe princin, por do të kënaqeni edhe me gjithë përrallat e tjera të kësaj serie fantastike.
57,50 SEK
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2648

Botuesi: Vellezerit Tafa

Ne boten e perrallave

Në këtë vëllim janë përmbledhur përrallat tepër të njohura dhe tërheqëse për fëmijët si: Borëbardha, Rosaku i shëmtuar, Sirena e Vogël, Pinoku, Kësulëkuqja dhe Magjistari i Ozit.
115,00 SEK
More

Referenca: 2651

Botuesi: Vellezerit Tafa

Perralla te arta

Në këtë vëllim janë përmbledhur disa nga përrallat më të famshme për fëmijë si: "Kaçurrelearta", "Xheku dhe farat magjike", "Gërshetëza", "Gishtoja", "Rreth botës për 80 ditë" dhe "Gishtëza".
115,00 SEK
More

Referenca: 2652

Botuesi: Vellezerit Tafa

Perralla magjike

Në këtë vëllim janë përmbledhur përrallat tepër të njohura dhe tërheqëse për fëmijët si: "Bambi", "Hirushja", "Piter Pani", "Maçoku me çizme", "Bukuroshja e fjetur" dhe "Tre derrkucët".
115,00 SEK
More