• Banner

Ne boten e perrallave

Në këtë vëllim janë përmbledhur përrallat tepër të njohura dhe tërheqëse për fëmijët si: Borëbardha, Rosaku i shëmtuar, Sirena e Vogël, Pinoku, Kësulëkuqja dhe Magjistari i Ozit.

10,41 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Në botën e përrallave (kopertinë e trashë)
Origjinali: Në botën e përrallave
Gjinia: Përralla
Shqipëroi: Taulant Tafa, Eri Tafa
Shtëpia botuese: Vëllezërit Tafa
Viti: 2012
Fq. 140
Pesha: 1.01 kg
ISBN: 978-99956-96-26-9

Mbi librin

Në këtë vëllim janë përmbledhur përrallat tepër të njohura dhe tërheqëse për fëmijët si: Borëbardha, Rosaku i shëmtuar, Sirena e Vogël, Pinoku, Kësulëkuqja dhe Magjistari i Ozit.

Fragmente nga libri

Borëbardha

Kohë më parë, jetonte një mbret dhe një mbretëreshë që kishin një bebe të bukur. Borëbardha e quajtën vogëlushen. Pak kohë pas lindjes së Borëbardhës, mamaja e saj, Mbretëresha, vdiq. Mbreti u trishtua shumë. Ca kohë më vonë, Mbreti u martua përsëri. Njerka ishte ziliqare dhe mbahej shumë rëndë. Ajo mendonte se askush nuk ishte më e bukur dhe më e zonja se ajo në botë.

Rosaku i shëmtuar

Mama Rosa ngrohte vezët dhe priste me padurim që ato të çelnin rika. Kur veza çeli, Mama Rosa u çudit me rosakun e sapoardhur në jetë. Sa i madh dhe sa i shëmtuar ishte! Dita e nesërme erdhi me diell. Mama Rosa u afrua në pellgun aty pranë. Ajo kërceu e para në ujë dhe pas saj kërcyen njëra pas tjetrës edhe rikat e vogla. Kërceu pas tyre edhe rosaku i shëmtuar. Mama Rosa u gëzua që edhe ai mund të notonte.

Sirena e Vogël

Dikur, thellë në ujra, jetonte Tritoni, mbreti i detrave. Pallati i tij ishte ngritur me guacka deti mbi shkëmbinj koralesh shumëngjyrësh. Ai kishte gjashtë vajza, që të gjashta sirena të detit. Për mbretin më e dashura ishte Sirena e Vogël. Ajo kishte zërin më të ëmbël dhe me orë tëra këndonte që ta shlodhte babain e saj. Sirenën e vogël e quanin Ariel.

Pinoku

Dikur, një mik i fali Xhepetos, gdhendësit të kukullave, një dru që fliste. Xhepeto e punoi drurin me shumë dashuri dhe kukullën që krijoi me të e quajti Pinok. Një çast, Pinoku u shkëput nga duart e plakut dhe u largua nga punishtja. Mjeshtri u lodh për ta kapur. Pinoku qante me zë të lartë e nuk pranonte të kthehej në shtëpi. Një polic mendoi se Xhepeto po e keqtrajtonte djalin dhe e mbylli plakun në qeli.

Kësulëkuqja

Na ishte njëherë një vajzë e vogël dhe shumë e mirë. Gjyshja e donte shumë dhe thuri për të një pallto me një kësulë të kuqe. Që nga ajo ditë, të gjithë e thërrisnin vajzën e vogël Kësulëkuqe. Një ditë gjyshja ishte e sëmurë dhe mamaja i kërkoi Kësulëkuqes t'i çonte një shportë me ëmbëlsira. Pas pak, Kësulëkuqja u gjend në mes të pyllit.

Magjistari i Ozit

Dorotia jetonte në thellësi të Kansasit më Xhaxha Henrin dhe Teta Emin. Kasollja e tyre kishte vetëm një dhomë. Xhaxha Henri dhe Teta Emi flinin në një shtrat të madh në një anë të saj, ndërsa Dorotia në një shtrat të vogël në anën tjetër. Nën dysheme, kishte edhe një bodrum të mbuluar me kapak druri, ku strehoheshin kur frynin stuhi të mëdha. Dorotia kishte edhe një qen që e quanin Toto që e ndiqte pas kudo ku shkonte.

 

Detajet e librit
Vellezerit Tafa
2648
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2650

Botuesi: Vellezerit Tafa

Thesari i perrallave

Në këtë vëllim janë përmbledhur përrallat tepër të njohura dhe tërheqëse për fëmijët si: "Llampa e Aladinit", "Bukuroshja dhe Bisha", "Liza në botën e çudirave", "Ushtari prej plumbi", "Katër muzikantët e Bremenit" dhe "Libri i xhunglës".

Çmimi 10,41 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2651

Botuesi: Vellezerit Tafa

Perralla te arta

Në këtë vëllim janë përmbledhur disa nga përrallat më të famshme për fëmijë si: "Kaçurrelearta", "Xheku dhe farat magjike", "Gërshetëza", "Gishtoja", "Rreth botës për 80 ditë" dhe "Gishtëza".

Çmimi 10,41 
More
Artikujt e fundit në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Klasikët e mi të parë

Në këtë botim tërheqës janë përshtatur një sërë historish klasike në një mënyrë sa më të thjeshtë për fëmijët dhe plot me ilustrime mahnitëse. Ky botim ndahet në tre libra: "Përralla për të ëndërruar", "Përralla klasike" dhe "Histori klasike".

Çmimi 20,82 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2651

Botuesi: Vellezerit Tafa

Perralla te arta

Në këtë vëllim janë përmbledhur disa nga përrallat më të famshme për fëmijë si: "Kaçurrelearta", "Xheku dhe farat magjike", "Gërshetëza", "Gishtoja", "Rreth botës për 80 ditë" dhe "Gishtëza".

Çmimi 10,41 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000963

Botuesi: Dituria

David Koperfildi, Charls Dickens, pershtatje per femije

Protagonisti i vogël i kësaj historie të famshme, David Koperfildi, lindi në Anglinë e shekullit të kaluar. Ai vinte nga një familje në gjendje të mirë, por vdekja e parakohshme e prindërve e la fëmijën të vetëm dhe të varfër, të braktisur në duart e të afërmve mizorë.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Sofokliu në prozë, përshtatje për fëmijë, Janis Benekos

Sofokliu, poeti i dytë i madh i Greqisë së Lashtë, i cili në qendër të veprës së tij vendosi njeriun përballë vetes, me dobësitë dhe forcën e tij (në dallim nga Eskili që u interesua për fatin e fisit), me fatkeqësitë dhe grackat që i thurte jeta; individin përkundër njerëzve të tjerë, me forcën për të përballuar përndjekjen nga fati, frymëzuar nga ideale...

Çmimi 9,37 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)