• Banner

Zemra, Edmondo de Amicis

Edmondo de Amiçis lindi më 31 tetor 1846 në Onelio dhe vdiq në Bordigera më 11 mars 1908. Pas një karriere të gjatë ushtarake, iu kushtua veprimtarisë letrare dhe bashkëpunoi me shumë revista të rëndësishme.

57,50 SEK
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Zemra
Origjinali: Il Cuore
Gjinia: Roman
Autori: Edmondo de Amiçis
Shqipëroi: Klara Kodra
Shtëpia botuese: Extra
Viti: 2010
Fq. 308
Pesha: 0.371 kg
ISBN: 978-99956-16-40-3

Fragment nga libri

Edhe kalabrezi ishte i kënaqur. Mësuesi i caktoi vendin dhe e shoqëroi deri në bankën e vet. Mandej tha përsëri:

-Mbajeni mend mirë atë që po ju them. Që të ndodhte kjo: që një djalë kalabrez ta ndjente veten si në shtëpi të vet në Torino dhe që një djalë nga Torinoja ta ndiente veten si në shtëpi të vet në Rexho të Kalabrisë, vendi ynë luftoi pesëdhjetë vjet me radhë dhe vdiqën tridhjetë mijë italianë.

Ju të gjithë duhet ta respektoni e ta doni njëri – tjetrin. Cilido prej jush që do të fyente shokun pse s'ka lindur në krahinën tonë nuk do të meritonte të ngrinte sytë kur kalon flamuri ynë tringjyrësh.

Mbi autorin

Edmondo de Amiçis lindi më 31 tetor 1846 në Onelio dhe vdiq në Bordigera më 11 mars 1908. Pas një karriere të gjatë ushtarake, iu kushtua veprimtarisë letrare dhe bashkëpunoi me shumë revista të rëndësishme. Midis atyre veprave të tij që mund të përkufizohen si "sociologjike", le të përmendim: "Faqe të shpërndara", "Miqtë", "Mbi oqean", "Romani i një mësuesi", "Mësuesja e punëtorëve" dhe "Karroca e të gjithëve".

Vepra "Zemra", e botuar më 1886, mund të quhet më e madhja e letërsisë italiane për fëmijë pas Pinokut. Ajo pati menjëherë një sukses të pabesueshëm që s'u ndie vetëm në kohën dhe në kontekstin e caktuar social të botimit të saj, por mbetet aktuale edhe në ditët e sotme.

Detajet e librit
Extra
2467

Referencat specifike

isbn
9789995616403
ean13
9789995616403
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2830

Botuesi: Zambaku

Dhembi i bardhe, Xhek London

Në librat e tij ai trajton jetesën në Polin e Veriut, njerëzit, natyrën dhe aventurat drejt kërkimit të arit në ato zona. Gjithashtu mbahet si pioner i romaneve me frymë sociale. Është autor i pothuajse 50 romanesh e tregimesh. Ndër më të njohurit: "Dhëmbi i bardhë", "Martin Iden" etj. Mbahet mjeshtër i fjalës.

Çmimi 63,25 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2834

Botuesi: Bota Shqiptare

Djemte e rruges Pal, Ferenc Molnar

Në shpirtin fëminor të Bokës, i cili shihte me mall bankën e Nemeçekut, për herë të parë ishin ngjallur ndjenja të papërcaktuara. Kjo gjë e quajtur jetë ishte shumë e çuditshme. Ndonjëherë na mbush me gëzim e ndonjëherë na mbyt me hidhërim.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Zemër, Edmondo De Amicis

Gumëzhitja e fëmijëve në ditën e parë të shkollës e gjer në të fundit, përzierja e kësaj zhurme me ankthet e prindërve, herë një baba i varfër, herë i kamur, herë një nënë që sakrificat i lexohen në rrudha, në flokët e bardhë dhe sy; grindjet dhe miqësitë e pathyeshme, topat e borës, fëmijë të pamundur dhe sensibilizimi i një shoqërie ndaj problemeve që...

Çmimi 115,58 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2650

Botuesi: Vellezerit Tafa

Thesari i perrallave

Në këtë vëllim janë përmbledhur përrallat tepër të njohura dhe tërheqëse për fëmijët si: "Llampa e Aladinit", "Bukuroshja dhe Bisha", "Liza në botën e çudirave", "Ushtari prej plumbi", "Katër muzikantët e Bremenit" dhe "Libri i xhunglës".

Çmimi 115,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMSCA-1

Familja në Misrul, Ethel Turner

Shtatë australianët tashmë janë pesë vjet më të rritur, por jeta në Misrul është kaq kaotike sa kurrë më parë. Banti është akuzuar gabimisht për vjedhje në shkollë... Popeta beson në pafajëshmërinë e tij dhe shkon te drejtori për të mbrojtur të vëllanë...

Çmimi 69,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Matilda, Roald Dahl

Babai i Matildës, Zoti Krimbaçi, mendon se ajo s'është veçse një picirruke mendjemadhe. Ndërsa e ëma kalon çdo pasdite duke luajtur bingo. Por drejtoresha e shkollës? Ajo është më e tmerrshmja nga të gjithë!

Çmimi 97,75 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Berk

Aventurat e Lepurushit Piter, Beatrix Potter

Kjo përmbledhje e bukur bën bashkë katër tregimet origjinale të autores së njohur Beatrix Potter, që ndjekin lepurin e vogël mistrec në gjithfarë aventurash nëpër kopshtet e të tmerrshmit MekGregor, a në kthetrat e Tom Vjedullës.

Çmimi 149,50 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (1)
Grade