Rezultatet e kërkimit

Janë 112 libra.

Je duke parë 1 - 12 nga 112 artikull(j)

Botuesi: IDK

Tri rrugë për te liqeni, Ingeborg Bachmann

Tema qendrore e të pesë novelave është ajo e identitetit, e kujtesës si dhe e fuqisë që ka gjuha për të ndryshuar përvojën e grave në një kohë kur vetë shoqëria austriake po përjetonte ndryshime të mëdha kulturore.
800 Lekë
More

Botuesi: IDK

Shiu dhe novela të tjera, William Somerset Maugham

Për herë të parë vjen në shqip një përmbledhje me novela nga William Somerset Maugham, i konsideruar një prej mjeshtrave të prozës së shkurtër. Në të përfshihen disa prej novelave të tij më të mirënjohura, duke nisur që prej së famshmes "Shiu", deri te krijime të tjera po aq të njohura, si "Gruaja e kolonelit", "Tradhtari", "Fara e huaj", "Anija e...
850 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Elefanti zhduket, Haruki Murakami

"Elefanti zhduket" është një tufë rrëfenjash fine, në stilin e njohur postmodern të Haruki Murakamit, ku shfaqen të gjitha nuancat kulturore japonese që e dominojnë prozën e këtij autori, por edhe shenjat universale të kohës sonë të endura nëpër gjeografinë e gjerë të fantazisë së tij.
1 300 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Netët e vështira, Dino Buzzati

"Netët e vështira", doli në qarkullim në shtator '71 dhe është libri i fundit i botuar nga Buzzati kur ishte ende gjallë. Në këtë përmbledhje me pesëdhjetëenjë tregime, ai operon me të gjitha dimensionet e fantazisë, me regjistra të lartë të satirës, ironisë, sarkazmës, groteskut, sureale.
800 Lekë
More

Botuesi: Buzuku

Lotët e babait tim, John Updike

Lotët e babait tim përfshin pesë novela, në të cilat Updike trajton disa tema, disa lidhje të ndërvarshme, prindërit, bashkëshortët, aventurat jashtëmartesore, fëmijët. Aty shfaqen thekshëm ndërlidhjet, marrëdhëniet, ndërveprimet, kundërveprimet, bashkëveprimet e tyre – duke u munduar për t'u shkëputur, dhe prapë duke u bashkëlidhur ose duke kujtuar me...
600 Lekë
More

Botuesi: Poeteka & Ideart

Novela botërore, vol. 2

Novela botërore 2 sjell për lexuesin e ri disa prej shkrimtarëve më të rëndësishëm botërorë, tre prej të cilëve janë fitues të Çmimit Nobel.
800 Lekë
More

Botuesi: Poeteka & Ideart

Novela botërore, vol. 1

Novela botërore 1 sjell për lexuesin e ri disa prej shkrimtarëve më të rëndësishëm botërorë, përmes një përzgjedhjeje të shkëlqyer të krijimtarisë së tyre në prozën e shkurtër.
800 Lekë
More