Botuesi: Princi
Letërkëmbimi Camaj-Pipa, 1959-1992, Martin Camaj, Arshi Pipa
Letërkëmbimi Camaj-Pipa, 1959-1992 është i përbërë nga 271 letra dhe gjendet i ruajtur në arkivin e familjes së Pipës.
Banner
Janë 36 libra.
Botuesi: Princi
Letërkëmbimi Camaj-Pipa, 1959-1992 është i përbërë nga 271 letra dhe gjendet i ruajtur në arkivin e familjes së Pipës.
Referenca: SKU001555
Botuesi: Princi
Vepra letrare e Martin Camajt hyn në rrethin më të ngushtë të krijimeve më artistike të letërsisë sonë. Ajo është fryt i një imagjinate të pasur dhe i një pune krijuese e të bërë me përkushtim, krijuar në vazhdimësi në një periudhë mbi dyzetvjeçare në kushte e në rrethana të veçanta dhe në vende të ndryshme.
Botuesi: Te tjere
Në këtë botim janë paraqitur disa poezi të Martin Camajt në gjuhën shqipe dhe gjermane. Lidhja e faqeve të librit është shumë e mirë dhe e qëndrueshme. Faqet e librit janë në gjendje shumë të mirë. Në faqen e parë dhe të fundit të librit janë disa shkrime.
Botuesi: Onufri
Tiranitë, krahas nervozizmit dhe stuhive kalimtare, janë përpjekur të krijojnë portat e rreme e të gabuara. Në ngrehinën e përkorë të letrave shqipe, atje ku është duke zënë vendin e vet Martin Camaj, ashtu si në çdo panteon, hyhet vetëm prej një porte, asaj të madhes. E ajo portë, siç e tregon emri, nuk njeh veçse arsyet e mëdha.
Botuesi: Onufri
Ky lirizëm për shumë poetë mërgimtarë të letërsive të vogla, si e jona, vjen vonë, në moshë të shtyme. Ata edhe kur janë të grishun në ndoj festë popullore ose në ndoj darkë mbërrijnë vonë, gjithkund tepër vonë!
Referenca: SKU002069
Botuesi: Onufri
Ngjarja e kësaj drame mbështetet tërthorazi në një zezonë gjakmarrje të pashembullt gjithkund shtrihej dikur pushteti i Kanunit të Lekës. Tregohet se në shekullin e kaluem, përmbi Drin, përpara se ky lumë then qafën, vdiq një malësor. Ai e kishte lanë me fjalë që t'i baheshin drekët mortore ma të mëdhatë që mund të ishin.
Referenca: SKU002068
Botuesi: Onufri
Në gjithë këtë vepër, të shkruar gjatë afro 35 vjetëve a më shumë, Martin Camaj është vetja që kërkon veten, të pandashmin nga fisi dhe atdheu, të pandashëm si e përmban në kuptimin burimor këtë nocion termi latin individuum (in - dividuum).
Referenca: 2093
Botuesi: Onufri
Kur Koliqi botonte më 1958 shënimet e veta për artin e Martin Camajt, pohonte me admirim se "atij, edhe padashtas i shkon syni ke brumi njerzuer". Cilësimi "padashtas" i themeluesit të prozës moderne shqipe, e posaçërisht në traditën e prozës letrare gegnisht, përcjell me shumë saktësi edhe tiparin më të qëndrueshëm të Camajt prozator.
Referenca: SKU002072
Botuesi: Onufri
Rreziku i vëzhgimit të cekët, asnjë milimetër i thellë, në shpirtin e veprës është brenga më e madhe e Camajt përballë veprës së tij të kryer. E kryer, e përfunduar në formën e saj gjuhësore kombëtare, çdo gur i ngrehinës së tij poetike mbart erën e shekujve të traditës klasike që e kanë ushqyer.