Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur

Rezultatet e kërkimit

Janë 23 libra.

Je duke parë 1 - 12 nga 23 artikull(j)

Botuesi: Dituria

Valsi i lamtumirës, Milan Kundera

Nga njëra anë gruaja e bukur, xheloze e Klimës, e bindur se të gjitha gratë janë të destinuara të tradhtohen dhe që do ta nuhasë edhe këtë tradhti të re; djaloshi, i dashuri i infermieres, po aq xheloz; një gjinekolog fanatik që kuron gratë shterpa, por është gati të ndihmojë infermieren të dështojë; një pasanik amerikan, Don Zhuan dhe shenjtor; dhe një i...
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001888

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Testamentet e tradhtuara, Milan Kundera

 Sepse mbërthimi i botës reale bën pjesë në përcaktimin e vetë romanit; por si të kapet dhe të jepet përmes një loje magjepsëse të fantazisë? Si të jetë e rrefkët në analizën e botës dhe, në të njëjtën kohë, papërgjegjshmërisht e çlirët në ëndërrimet zbavitëse?
1 100 Lekë
More

Referenca: SKU000844

Botuesi: Dituria

Shakaja, Milan Kundera

Pragë, një ditë pas grushtit të shtetit të vitit 1948. Gremisja e studentit Ludvik fillon me një shaka, një pusullë ironike mbi optimizmin socialist dërguar një vajze bukuroshe, e cila e merr këtë shumë seriozisht. Ai përjashtohet nga partia dhe detyrohet të braktisë studimet.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Pavdekësia, Milan Kundera

Në Francën bashkëkohore, Anjeza, e martuar dhe me një vajzë të rritur, ndihet e tëhuajësuar nga i shoqi, e bija dhe motra e saj. Në Vajmarin e shekujve 18-19, Gëtja, tashmë i martuar prej kohësh dhe drejt pleqërisë, përjeton një histori të ngatërruar me Betina Brentanon, njëzet vjet më e re se ai dhe e sapomartuar.
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU001830

Botuesi: Albin

Nostalgjia, Milan Kundera

Irena e Jozefi, të njohur dikur në Pragë, pa arritur të dashurohen, pas njëzet vjet emigrimi, pavarësisht nga njëri-tjetri, ndërmarrin një udhëtim për në atdheun e tyre, në Republikën Çeke.
550 Lekë
More

Referenca: 2642

Botuesi: Tirana Times

Nje zemer inteligjente, Alain Finkielkraut

Mbreti Solomon e luste të Përjetshmin t'i jepte një zemër të zgjuar. Në të dalë të një shekulli të shkretuar nga gjëmat e përbashkëta të burokracisë, domethënë të një zgjuarsie pastërtisht funksionale, dhe të ideologjisë, domethënë të një sentimentaliteti të përgjithshëm, abstrakt, kujt duhet t'ia drejtosh këtë lutje?
800 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Një takim, Milan Kundera

Me kalimin e viteve, Kundera na ka mësuar ta shikojmë romanin si një krijesë të brishtë dhe të çmuar, që jeton në një histori të vetme: por kurrë nuk na e kishte zbuluar në mënyrë kaq të qartë dhe magjepsëse fizionominë e romancierit dhe fiziologjinë e tij të dhimbshme, jetike, të fshehur.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Ngadalësia, Milan Kundera

Në bazën e kësaj fantazie libertine është një meditim i thellë mbi jetën bashkëkohore: për lidhjen e fshehtë midis ngadalësisë dhe kujtesës, për lidhjen midis dëshirës së epokës sonë për të harruar dhe mënyrës se si i jemi dorëzuar demonit të shpejtësisë, si dhe për “balerinët”, të mbërthyer në kthetrat e pasionit për të qenë kudo dhe kurdoherë...
800 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Në zgrip të botës: Michel Houellebecq, Martin de Haan

Fishkëllima ose brohorima: Askush, nuk mund të mbetet indiferent me Michel Houellebecq. Por çfarë dimë ne, në të vërtetë, rreth këtij burri ekscentrik, dhe veprës së tij? A është ai aq cinik dhe nihilist sa ç'është shpallur, dhe, a duhet t'i lexojmë romanet e tij vërtet si një thirrje urgjente në kohët e mungesës së dashurisë?
700 Lekë
More