Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur

Rezultatet e kërkimit

Janë 39 libra.

Je duke parë 13 - 24 nga 39 artikull(j)

Botuesi: Pakti

Komedia hyjnore, Ferri, Dante Alighieri

Të dy poetët, Dantja dhe Virgjili, zbresin në ferr, ku në nëntë rrathë dënohen mëkatarët. Fajet në ferr Dantja i ndan sipas teorisë së Aristotelit, ku njeriu mëkaton nga shfrenimi (grykësia, kopracia etj), që për poetin janë më të lehta; pastaj nga shpirtligësia (dhuna, tradhtia), për të cilat poeti i jep dënimet më të rënda. Këtu i shohim të gjithë...
650 Lekë
More

Botuesi: Papirus

Shoqëria Piramidale, Artan Fuga

- Nëse do t’u përmbahemi përcaktimeve të Aristotelit, shoqëria shqiptare sot është më shumë demokraci, tirani apo oligarki? - Pse shoqëria shqiptare e shekullit XXI është në transformim nga modeli i shoqërisë periferike në atë piramidale? Kur ndodhi saktësisht ky transformim?
1 200 Lekë
More

Botuesi: Plejad

Rënia e Perëndimit, Oswald Spengler

Filozofinë e këtij libri ia detyroj filozofisë së Goethe-s, e cila është praktikisht e panjohur sot, dhe gjithashtu (por në një shkallë shumë më të vogël) asaj të Niçes.
1 500 Lekë
More

Referenca: 2136

Botuesi: Botart

Teorite e demokracise, Manfred G. Schmidt

Hyrje në teoritë klasike dhe moderne të demokracisë, nga Aristoteli deri më sot. Klasifikimi i vendeve sipas performancës dhe pozicioni i Shqipërisë. A ka defiçite të demokracisë Bashkimi Europian dhe parashikimi për të ardhmen.
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU000160

Botuesi: Ideart

Filozofi i Paditur, Volter

Kush je? Nga vjen? Çfarë bën? Ç'do të bëhesh? Këto pyetje u drejtohen të gjitha qenieve të gjithësisë, por asnjëra nuk përgjigjet. Pyes bimët, cilat virtyte i bëjnë të rriten dhe përse e njëjta tokë prodhon fryte kaq të ndryshme?
300 Lekë
More

Referenca: SKU000322

Botuesi: Ideart

Teoria Politike Perendimore, Lee Cameron McDonald

Në këtë vepër, lexuesi do të gjejë të sistemuar në mënyrë kronologjike dhe disiplinare teoritë më të rëndësishme të politikës, ato që ndryshuan rrjedhën e ngjarjeve, emrat e sundimtarëve, format e qeverisjes, kufinjtë e shteteve dhe besimeve.
800 Lekë
More

Referenca: SKU000665

Botuesi: Onufri

Përbindëshi, Ismail Kadare

Në laboratorin e tij të shkrimtarit, Kadare rimerr përvoja të provuara në të kaluarën nga tragjikët grekë, e më pas nga Dante e Shekspiri. Këto përvoja ai do t'i zgjerojë duke kërkuar formulën e një përmase, që të përmblidhte kohën dhe hapësirën.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001173

Botuesi: Botime Franceskane

Lahuta e Malcis, At Gjergj Fishta

Poema nis me përleshjet kufitare midis fiseve të Hotit e të Grudës dhe fqinjëve po aq të rreptë malezezë më 1858. Thelbi i veprës janë këngët 6-25 që u kushtohen ngjarjeve të viteve 1878-1880, që lidhen me Kongresin e Berlinit, i cili i dha toka kufitare shqiptare Malit të Zi dhe çoi në krijimin e Lidhjes së Prizrenit për të mbrojtur interesat e kombit.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001541

Botuesi: Papirus

Historia e mendimit ekonomik, Henri Denis

Mund të thuhet, me sa duket, se ekonomia politike është vërtet një shkencë si të tjerat. Duke u lidhur me interpretimin e fakteve njerëzore, ajo ka një pavarësi të plotë nga sistemet filozofike, e cila është ambicja (mbase e tepruar) e shkencave ekzakte.
1 500 Lekë
More

Referenca: 2838

Botuesi: Zambaku

Apologjia e Sokratit, Platoni

Detyra ime është t'u tregoj se virtytet nuk i blejnë dot me para, por paratë dhe mirësia e njeriut fitohen duke pasur virtyte. Në qoftë se mendoni që këto që ju thashë janë gabim dhe ju sjellin të rinjve dëme, atëherë mund ta quaj veten fajtor. Por po doli ndonjëri prej jush e thotë se ti nuk na ke mësuar diçka të tillë, atëherë ai gënjen.
350 Lekë
More