Rezultatet e kërkimit

Janë 35 libra.

Je duke parë 1 - 12 nga 35 artikull(j)

Botuesi: Onufri

Vrasje në Venecia, Mira Meksi

Një krim i llahtarrshëm ndodh në Venecia një mesnatë fundnëntori. Pranë urës së Turkeshëzave, Fantino varkëtarit i gdhendet në retinë me saktësi pamja e tmerrit: imazhi i një djaloshi të pashëm mbi urë, i cili nxjerr nga pelerina e zezë kokën e prerë të një gruaje të re shumë të bukur, që çurkon gjak.
500 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Tre muskëterët, Alexandre Dumas

Romani tregon aventurat e një gaskonati trim të çartur 18 vjeçar me emrin D'Artanjan, që vjen në Paris të bëjë karrierë në trupën e muskëterëve. Krijon miqësi me Atosin, Portosin dhe Aramisin, muskëterë të mbretit Luigj XIII. Këta katër burra do t'i kundërvihen kryeministrit, kardinalit Risheljë dhe agjentëve të tij, mes të cilëve konti Roshfor dhe...
2 000 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Transformimi i madh, Adrian Civici

Nocioni ose termi "tranzicion", që përdoret më rëndom për periudhën e pasrënies së murit të Berlinit dhe perdes së hekurt që ndante dy botët antagoniste, kapitalizmin përballë socializmit, nuk mund të konsiderohet i përpiktë dhe tërësisht adekuat kur është fjala për të cilësuar atë çka ndodhi në vendet e Europës Qendrore e Lindore ish-socialiste në...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Shihemi në gusht, Gabriel García Marquez

Çdo vit në gusht, Ana Magdalena Bach-u merr tragetin për në ishullin ku është varrosur e ëma, që t’i çojë lule në varr. Këto udhëtime kthehen në një ftesë të papërballueshme për t’u shndërruar në një tjetër njeri gjatë një nate në vit.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Puthja e Amazonës, Mira Meksi

Një thriller fantastik ku bashkohet e shenjta e tatuazhit të Alefit dhe brirëve të demit të Kretës, magjia e një varëseje kamé të stërlashtë me kumte pellazge, mugujt e mitologjisë greke dhe tmerri i pandemisë Covid-19 – gjithçka për të zbuluar përjetësinë e thelbit të ekzistencës njerëzore, nga pena mjeshtërore e autores së romanit të suksesshëm “Kutia e...
900 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Parisi vret, Mira Meksi

Vargjet profetike të një poezie të tij të vjetër i krijojnë parandjenja ankthi dhe frike. Pengesa nga më të jashtëza- konshmet i presin rrugën drejt qëllimit të madh të jetës – rimishërimit të tij në trupin e një gruaje në botën e lirë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Pa zemër në kraharor, Mira Meksi

Një piktore tridhjetëvjeçare, e tradhtuar nga një dashuri e madhe që i shkrumbohet përpara syve, vendos ta varrosë atë brenda një varkëhiri prej letre, në një gropë në fund të kopshtit të saj. Së bashku me hirin e dashurisë, vajza varros edhe besimin tek ajo ndjenjë, së cilës i pat kushtuar jetën.
500 Lekë
More

Referenca: SKU000186

Botuesi: Ideart

Nje kenaqesi e vetmuar, Albert Camus

Unë nuk mund të jetoj pa artin tim. Por asnjëherë nuk e kam vendosur këtë art mbi gjithçka. Ai është i nevojshëm për mua, sepse nuk më ndan nga askush dhe më lejon të jetoj ashtu siç jam, bashkë me të gjithë të tjerët. Për mua arti nuk është një kënaqësi e vetmuar.
300 Lekë
More