• Banner

Rezultatet e kërkimit

Janë 37 libra.

Je duke parë 13 - 24 nga 37 artikull(j)

Referenca: SKU001590

Botuesi: Poeteka & Ideart

Tigri, Tomislav Marijan Bilosnic

Libri Tigri është nga librat e rrallë jo vetëm të Tomislav Marijan Bilosnić-it. Përballë lexuesit rri një vepër 'monotematike', nga ato që, duke vëzhguar një 'objekt' të vetëm - tigrin, të yshtin drejt gjykimit të gabuar se ngado që ta kthesh e sado të mahnitesh, dikur do të përballesh me monotoninë e këtij sfinksi.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ndërhyrjet e zotit Shyti, Ardian Vehbiu

Që ky libër merr përsipër të riprodhojë monologë dhe situata të këtij personazhi që mban emrin tim, frekuenton të njëjtat mjedise si unë dhe miqtë e mi dhe që, në thelb, pretendon të jetë i njëjti me mua, kjo më lë mua, personin real, indiferent.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Mbi heronjtë dhe varret, Ernesto Sabato

Një libër që ngërthen në vete të gjitha llojet e romaneve, nga ai gotik te sentimentali, nga romani filozofik te satira sociale, por që më në fund mund të cilësohet vetëm siç e ka përshkruar Gombrowicz-i, 'i llojit plot me dyshime, nga ato romane që lexohen me një frymë, dhe [që] kur i mbarojmë së lexuari vërejmë se ka ardhur ora katër e mëngjesit'.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Matja e botës, Daniel Kehlmann

Romani ngjall emocione thellësisht frymëzuese rreth përpjekjeve të racionalitetit më të lartë në betejë me natyrën e egër dhe mizore të njerëzimit. Në vitin 1828, Gausi, një matematikan, fizikan dhe astronom ftohet, nga Aleksandër fon Humbold, eksplorues, gjeograf dhe shkencëtar, të shkojë në Berlin ku do të mbahet një kongres shkencëtarësh.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Sinagoga e ikonathyesve, J. Rodolfo Wilcock

Janë 35 rrëfime (titulli i secilit syresh është një emër dhe mbiemër, për ne i padëgjuar), 35 biografi personazhesh të pagjasë, të gjithë ekscentrikë, ndonjëherë makabër, pak groteskë, rrallë të mençur: kryesisht “shkencëtarë” (por jo vetëm të tillë), qëmtuar në 200 vjet histori (nga gjysma e dytë e shekullit XVIII te gjysma e parë e shekullit XX)

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Jetë imagjinare, Marcel Schwob

"Jetë imagjinare" përmban njëzet e dy portrete mito-poetike dhe letrare nga bota e antikitetit, e historisë së artit dhe nga ajo e krimit. Prej kësaj galerie të mbushur me lloj-lloj personazhesh -- nga gjysmëzotat, magjistarët, zjarrvënësit, figura të shquara të antikitetit, te poeti Cecco Angiolieri apo piktori Paolo Uccello, duke u mbyllur me piratët...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000161

Botuesi: Ideart

Gjurmë Karmike, Eliot Weinberger

Gjatë njëzetë vjetëve të fundit, Eliot Weinberger e ka shtyrë esenë tepër larg kufijve të kritikës letrare apo gazetarisë personale, drejt mbretërisë së poezisë dhe rrëfimit artistik. Plot intrigë, e megjithatë të shkruara me një gjuhë të ngjeshur dhe filmike, esetë e tij janë vepra të imagjinatës, ku prapë të gjitha faktet janë të verifikueshme.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000894

Botuesi: Onufri

E kuqja e demave, Mira Meksi

Në një qytet legjendash në Spanjë, murgjit "Luftëtarë kundër harresës së Ikonës" kanë vite që punojnë për deshifrimin e misterit që vesh të kuqen e fuqishme të ikonave të Onufrit. Brenda një realiteti të përndezur ndeshjesh me dema, rivalitetesh dhe tradhtish të gjakta, Mira Meksi përshkruan lojën pasionante të jetës ku ngërthehen fort dhe përleshen...

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2677

Botuesi: Onufri

Fjalori Kazar, Millorad Paviq

Ç'kryevepër e mistershme, e çartur deri në harbim, e përçmueshme deri në absurd... Ky trillim artistik mjeshtëror, që e tejkalon vlerën e orgjinalit të paqenë; shkurt një histori e larmishme e shkëlqyer, e thurur prej një rrëfimtari homerik të përkryer.

Çmimi 960 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Ti që më dëgjon, Alberto Bevilacqua

Tek libri "Ti që më dëgjon" i drejtohem nënës sime, pak pasi u largua nga kjo botë, me sigurinë se vdekja nuk mund ta ndërpresë bashkëbisedimin mes dy njerëzve që duhen. Nëna ime është një prani që i takon pafundësisë, si të gjithë të vdekurit tanë të shtrenjtë: unë e di që me të mund të flas ende.

Çmimi 750 Lekë
More
Në gjendje