Rezultatet e kërkimit

Janë 47 libra.

Je duke parë 25 - 36 nga 47 artikull(j)

Botuesi: Pegi

Rrëfenja e shërbëtores, Margaret Atwood

"Rrëfenja e shërbëtores", i vendosur në një shtet totalitar, të bazuar mbi kontrollin e trupit femëror, eksploron tematikën e nënshtrimit të femrës dhe të manipulimit të masave nga politika e etur për pushtet.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Nga një dhjetor në tjetrin, Ismail Kadare

"Nga një dhjetor në tjetrin" u shkrua midis dhjetorit të vitit 1990 dhe janarit të vitit 1991, për t'u botuar po atë vit në Paris, në dy gjuhë, shqip dhe frëngjisht. Në Francë dhe në vende të tjera, libri u botua nën titullin "Pranvera shqiptare".
900 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Koha e dashurisë, rrëfim trikohësh, Ismail Kadare

Dy pjesë të këtij triptiku "Koha e shkrimeve" dhe "Koha e dashurisë", të shkruara në vitet tetëdhjetë në Shqipëri, u botuan në përmbledhjet "Koha e shkrimeve" dhe "Ëndërr mashtruese". Novela e dytë "Koha e parasë", u shkrua në vitet 1996-1997 në Paris dhe Tiranë, dhe u botua për herë të parë në Veprën e plotë të "Fayard"-it, në dy gjuhë, shqip dhe...
700 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Enigma e një fundi, Julian Barnes

Këmbëngulja mbi rolin e kohës dhe qëllimi për "t'i dhënë kuptim mënyrës se si i japim kuptim botës". Toni Uebster është një burrë pa cilësi, si në studime, në punë, në ndjenja e me gjasë edhe në seks. Jeta e Toni Uebsterit ka qenë një lumë relativisht i qetë.
800 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Qeni, Joseph O'Neill

Në këtë roman të jashtëzakonshëm, sa komik, aq edhe të thellë në aspektin filozofik, autori i vlerësuar i romani "Netherland", zbulon konturet e fshehura të një qyteti – stoli në Lindjen e Mesme dhe dilemat e heshtura të njeriut modern.
900 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Turpi, Salman Rushdie

Omar Khajam Shakili ka tri mëma që ndajnë simptomat e shtatzënisë, siç kanë ndarë gjithçka tjetër në mënyrë të pandashme. Në gjashtë gjinjtë e tyre, Omari u paralajmërua ndaj gjithë ndjenjave dhe nuancave të turpit.
1 100 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Salla e ujqërve, Hilary Mantel

Anglia e fillimit të vitit 1520 është një hap larg nga katastrofa. Nëse ndodh që mbreti vdes pa një trashëgimtar mashkull, vendi mund të shkatërrohet nga lufta civile. Henri VIII përpiqet të anulojë martesën e tij njëzetvjeçare dhe të martohet me Ana Bolenën, por Papa dhe pjesa më e madhe e mbretërve të Europës i kundërvihen.
1 600 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Të ndriturit, Eleanor Catton

Sa herë në kaq kohë të bie të lexosh një roman, i cili të ngrin përtej gjërave të rutinës së përditshme, të heq mënjanë, të mbledh dhe të lë të ndihesh sikur ke kaluar fundjavën me një gjeni. Eleanor Catton me këtë roman mahnitës bën thjesht këtë...
1 800 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Armik, mik, i dashur, Alice Munro

Tregimet e saj me shpërfaqje të plotë të sjellin në mendje tregimet dhe novelat e Henri Xhejmsit dhe Tolstojit. Njëlloj si tek ata, tregimi i saj është madhështor, i mprehtë dhe nuk e kursen detajin e brendshëm dhe të kontekstualizuar. Fabulat e shtrira dhe shtjellimi i personazheve në shtresëzime të shumta afirmojnë kompleksitetin e pathjeshtëzueshëm të...
1 100 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Me dy fytyra, Stevie Davies

Libri "Me dy fytyra" është një novelë prekëse, ku nëpërmjet gjuhës së thjeshtë dhe saturës therrëse, Davies nxjerr mbi sipërfaqe problemet e rënda dhe krizën e shoqërisë së sotme.
600 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Zemra vërtitëse, Donal Ryan

Në një fshat të humbur irlandez, menjëherë pas krizës së rëndë ekonomike, fillojnë të dalin në sipërfaqe tensione të rrezikshme. Lupa zmadhuese e Donal Ryan përqendrohet në tablonë e ngjarjeve që zhvillohen rreth falimentimit të një ndërmarrjeje ndërtimi.
600 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Kaq shumë lumturi, Alice Munro

Lumturia në këto nëntë tregime të Alice Munro qëndron në një fuqi të padëgjuar krijimi, në forcën e mosparagjykimit dhe lirisë që të jep pleqëria, kur mund të shohësh gjithnjë e më thellë puseve të jetës tënde.
1 000 Lekë
More