- Çmim i zbritur

Banner
Në këtë paketë ofrojmë katër libra: romanet 1984, I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe në Londër dhe Dalje për ajër nga George Orwell si dhe librin Mbi Tiraninë nga Timothy Snyder. Të katra librat kanë çmim kopertine prej 3200 lekësh, ofrohen me ulje për 2,400 lekë përgjatë ditëve të panairit.
Mbi librat
Romani 1984 u botua fillimisht më 1948 si një roman fantastiko-shkencor se si do të ishte bota më 1984. Ai konsiderohet si një roman profetik për shkak se parashikon me një saktësi të habitshme mënyrën se si teknologjia mund të ndihmojë qeveritë diktatoriale të mbajnë popujt nën terror dhe frikë dhe rrjedhimisht, të nënshtruar.
I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe në Londër është romani i parë i George Orwell, në të cilin, shkrimtari i ri përshkruan aventurën e tij në dy metropolet e mëdha, pasi i vjedhin të gjitha paratë që kishte ndërsa jetonte si një aspirant për shkrimtar në Parisin e bohemëve.
Dalje për ajër është romani më i mirë nga pikëpamja artistike e Orwell, ndonëse jo më i famshmi. Personazhi i tij, një mezoburrë i shtresës së mesme profesioniste të Anglisë të periudhës së paraluftës së Dytë Botërore, përballet me disa sfida si në aspektin personal ashtu edhe në rrafshin shoqëror dhe politik dhe vendos që të arratiset nga të gjitha telashet për te një vend “ku është gjithmonë verë” dhe “ku dilet për peshk” sepse “peshkimi është e kundërta e luftës”.
Mbi tiraninë është libri me shpjegime të shkurtra nga historiani bashkëkohor amerikan Timothy Snyder, në të cilin jepen disa informacione të rëndësishme se si duhet të dallojmë politikat që i paraprijnë vendosjes së tiranisë dhe se çfarë mund të bëjmë ne si qytetarë për t’iu kundërvënë këtyre tendencave. Thjeshtësia me të cilën Snyder na mëson mbi historinë e ka bërë këtë libër të shumëshitur në SHBA dhe në të gjithë botën që kur u botua për herë të parë në vitin 2017.
Botuesi: Dituria
Në këtë seri, kemi përfshirë të gjithë romanet e famshme të Harry Potter – it.
Botuesi: OMBRA GVG
Duke huazuar titullin e këtij romani nga Bibla, nga historia e vëllezërve Kain dhe Abel (Cain and Abel), britaniku Jeffrey Archer na risjell nëpërmjet një drame njerëzore, historinë e dy djemve që lindin në dy anë të ndryshme të botës.
Botuesi: Onufri
"Shqipëria në art" paraqitet si një enciklopedi e kujtesës figurative për historinë, kulturën dhe trashëgiminë kombëtare. Përmes statujave, mozaikëve, afreskeve, pikturave, gravurave, litografive, grafikave, akuareleve, të krijuara nga kohët më të hershme deri në ditët tona, njihemi me aspekte nga më të ndryshmet të jetës në trojet e banuara prej...
Botuesi: Botimet Dudaj
Në këtë paketë ofrojmë tre libra të shkrimtares Rhonda Byrne: Titujt Sekreti, Fuqia dhe Magjia, kanë çmim kopertine 3700 lekë. Ofrohen me 20% ulje.
Botuesi: Skanderbeg Books
“1q84” është një rrëfim që të deh, që luan me elementet dystopike të rimarra nga “1984” i Orwell-it, ku Q simbolizon pyetjet e së përditshmes sonë së beftë dhe domethënëse.
Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra: ,Asgjë s’është e vërtetë dhe çdo gjë është e mundur, Peter Pomerantsev; Kapitalizmi dhe Liria, Milton Friedman; TMbi tiraninë, Timothy Snyder. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 2200 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 1600 lekë.
Botuesi: Albas
Nuk e teprojmë aspak, nëse themi se përrallat e Vëllezërve Grim nuk janë të bukura vetëm për fëmijët, por edhe për të rriturit, që duan të përjetojnë botën e përrallave kur ishin fëmijë dhe filozofinë e tyre.
Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra: SPQR, Një Histori e Romës së Lashtë, Mary Beard; Një dashuri transatlantike, Simone De Beauvoir; Hanibali, Livi. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 3250 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 2400 lekë.
Në këtë paketë ofrojmë katër libra: Flush, Virginia Woolf; Zhurma e Kohës, Julian Barnes; Dalje për ajër, George Orwell; I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër, George Orwell, kanë çmim kopertine 3100 lekë. Ofrohen për 2200 lekë.
Referenca: SKU001618
Botuesi: OMBRA GVG
Dino Buzzati me më të mirat e krijimtarisë së tij vjen në një opus letrar. E para përmbledhje e plotë përfshin romanet "Një dashuri" dhe "Shkretëtira e Tartarëve", të sjella në shqip nga përkthyesi i njohur Dritan Çela, si dhe 60 tregime të përkthyera nga Hasan Bregu, pjesa më e madhe e të cilave ishte e panjohur më parë për publikun shqiptar.
Botuesi: OMBRA GVG
E bija e Abelit, emigrantit polak, Florentina Rosnovski, ndan të njëjtën dashuri për Amerikën dhe ka të njëjtat ideale dhe ëndrra për të ardhmen si i ati. Por ëndrra e saj e madhe është që të ulet në karrigen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara.
Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra: SPQR, Një Histori e Romës së Lashtë, Mary Beard; Lavdi Katalonisë, George Orwell; Hanibali, Livi. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 2650 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 1900 lekë.
Botuesi: OMBRA GVG
Bukuria ndjellëse dhe madhështore e Alpeve italiane është sfondi i takimit të parë të Enzës, një vajzë e bukur me këmbë në tokë, dhe Çiros, një djalosh i shkathët që jeton në një manastir murgeshash. Historia merr një kthesë të papritur kur Çiroja zbulon skandalin e priftit të zonës, dhe nga fshati i tij e dërgojnë të fshihet në Amerikë.
Botuesi: Albas
Mirëpo një pjesë e mirë e përrallave të tij nuk mbyllen me fund të lumtur, siç mbyllen zakonisht përrallat, por kanë fund të trishtë. Këto përralla pasqyrojnë realitetin e zakonshëm, ndërsa autori me imagjinatën e tij të pasur dhe me një mjeshtëri të madhe arrin që këtë realitet ta bëjë më të fuqishëm. Pas çdo përralle të Andersenit qëndron një filozofi e...
Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra: Dalje për ajër, George Orwell; Na ishte njëherë një vit i mbrapshtë, John Fante; Jeta e gënjeshtërt e të rriturve, Elena Ferrante. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 2800 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 2100 lekë.
Në këtë paketë ofrojmë katër libra: romanet 1984, I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe në Londër dhe Dalje për ajër nga George Orwell si dhe librin Mbi Tiraninë nga Timothy Snyder. Të katra librat kanë çmim kopertine prej 3200 lekësh, ofrohen me ulje për 2,400 lekë përgjatë ditëve të panairit.