Ofertë, Tre libra për 2300 lekë
  • Ofertë, Tre libra për 2300 lekë

Ofertë, Tre libra për 2300 lekë

Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra: Zhurma e Kohës, Julian Barnes; Një dashuri transatlantike, Simone De BeauvoirDalje për ajër, George Orwell. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 3100 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 2300 lekë.

356,50 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Një dashuri transatlantike- Një dashuri transatlantike përmbledh më shumë se 300 letra dashurie, të shkruara nga  de Beauvoiri për Alegrin, duke krijuar kështu një pikëtakim unik midis kujtimeve personale dhe historisë së botës intelektuale të krahut të majtë me Parisin e pasluftës. 

Zhurma e Kohës- Shostakoviçi reflekton për fatin e tij, për historinë personale, për prindërit, muzikën, gratë e jetës së tij, fëmijët dhe të gjithë ata, jeta e të cilëve varet shumë edhe nga fati i tij. Megjithëse një goditje fati e shpëton atë nga të qenit një nga miliona viktimat e kultit të Stalinit, ai do të jetojë nën frikë dhe terror përgjatë dekadave që pasuan nën terrorin e despotizmit: ai detyrohet të përfaqësojë vlerat sovjetike në një konferencë kulturore në Nju Jork, detyrohet të anëtarëtohet në parti dhe vazhdimisht shtyhet të kënaqë ata që janë në pushtet në dëm të integritetit të tij moral.

Dalje për ajër- Disa nga kritikët mendojnë se ky është libri më të mirë i Orwellit, një analizë e shoqërisë, plot humor, me një mendjekthjelltësi që shkrimtari duket se e mësoi nga eksperienca jo aq e këndshme e Luftës Civile të Spanjës.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Ofertë, Tre libra për 1800 lekë

Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra, Asgjë s’është e vërtetë dhe çdo gjë është e mundur, Peter Pomerantsev, Mbi tiraninë, Timothy Snyder, Lavdi Katalonisë, George Orwell. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 2400 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 1800 lekë.
276,00 SEK
More

Ofertë, Tre libra për 2200 lekë

Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra: SPQR, Një Histori e Romës së Lashtë, Mary Beard; I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër, George Orwell; Zhurma e kohës, Julian Barnes. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 3000 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 2200 lekë.
345,00 SEK
More

Ofertë, Tre libra për 2400 lekë

Në këtë paketë ofrojmë tre libra: Dalje për ajër, George Orwell; Bukë me sallam, Charles Bukowski; Femrat, Charles Bukowski, kanë çmim kopertine 2900 lekë. Ofrohen për 2400 lekë.
333,50 SEK
More

Botuesi: Albas

Përrallat e Andersenit, Hans Christian Andersen

Mirëpo një pjesë e mirë e përrallave të tij nuk mbyllen me fund të lumtur, siç mbyllen zakonisht përrallat, por kanë fund të trishtë. Këto përralla pasqyrojnë realitetin e zakonshëm, ndërsa autori me imagjinatën e tij të pasur dhe me një mjeshtëri të madhe arrin që këtë realitet ta bëjë më të fuqishëm. Pas çdo përralle të Andersenit qëndron një filozofi e...
230,00 SEK
More

Botuesi: Albas

Përrallat e Vëllezërve Grim, Jakob & Wilhem Grimm

Nuk e teprojmë aspak, nëse themi se përrallat e Vëllezërve Grim nuk janë të bukura vetëm për fëmijët, por edhe për të rriturit, që duan të përjetojnë botën e përrallave kur ishin fëmijë dhe filozofinë e tyre.
230,00 SEK
More

Botuesi: Skanderbeg Books

1q84. Libri i parë, Haruki Murakami

“1q84” është një rrëfim që të deh, që luan me elementet dystopike të rimarra nga “1984” i Orwell-it, ku Q simbolizon pyetjet e së përditshmes sonë së beftë dhe domethënëse.
184,00 SEK
More

Katër libra për fëmijë dhe të rritur

Në këtë paketë ofrojmë katër libra: 1. Liza në botën e çudinavet, ribotim i përkthimit të parë të kësaj kryevepre botërore në gjuhën e Shqipërisë së Mesme; 2. Rashomoni nga Ryunosuke Akutagaëa; 3. I shumëshituri I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër nga George Orwell dhe; 4. Dielli që perëndon nga Osamu Dazai.
356,50 SEK
More

Tre libra të George Orwell, për 20 euro, posta e përfshirë

Në këtë paketë ofrojmë tre libra të shkrimtarit George Orwell: Titujt I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër, Dalje për ajër, Lavdi Katalonisë, kanë çmim kopertine 2600 lekë. Ofrohen për 20 euro, posta e përfshirë për Kosovën dhe Maqedoninë.
248,38 SEK
More

Dy libra në lidhje me Romën e lashtë

Te ky produkt ofrohet një roman historik nga Roma e lashtë, Imperium nga Robert Harris si dhe libri referencë për historinë e Romës nga historiania britanike Mary Beard. 
287,50 SEK
More

Dy libra, të Virgjil Muçi me 20 % ulje

Në këtë paketë ofrojmë dy libra të shkrimtarit Virgjil Muçi: Titujt Përralla shqiptare 100 + 1 natë, Libri i parë, Përralla shqiptare 100 + 1 natë, Libri i dytë, kanë çmim kopertine 2400 lekë. Ofrohen me 20% ulje.
276,00 SEK
More

Botuesi: Aeditions

Histori e ilustruar e artit

Një udhëtim i jashtëzakonshëm në historinë e artit, nga pikturat e shpellave, tek ekspresionizmi abstrakt. Çdo rrymë arti e rëndësishme shpjegohet më qartë se kurrë më parë në boshte kohore të ilustruara mjeshtërisht.
575,00 SEK
More

Botuesi: OMBRA GVG

Gruaja e këpucarit, Adriana Trigiani

Bukuria ndjellëse dhe madhështore e Alpeve italiane është sfondi i takimit të parë të Enzës, një vajzë e bukur me këmbë në tokë, dhe Çiros, një djalosh i shkathët që jeton në një manastir murgeshash. Historia merr një kthesë të papritur kur Çiroja zbulon skandalin e priftit të zonës, dhe nga fshati i tij e dërgojnë të fshihet në Amerikë.
161,00 SEK
More