Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Ofertë, Tre libra për 1600 lekë
  • Ofertë, Tre libra për 1600 lekë

Ofertë, Tre libra për 1600 lekë

Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra: ,Asgjë s’është e vërtetë dhe çdo gjë është e mundur, Peter Pomerantsev; Kapitalizmi dhe Liria, Milton FriedmanTMbi tiraninë, Timothy Snyder. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 2200 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 1600 lekë.

2 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Asgjë s’është e vërtetë dhe çdo gjë është e mundur- Një producent televiziv eksploron Rusinë e kohës sonë duke depërtuar në shoqërinë ruse nga këndvështrime të ndryshme; nga bota e tetëmbëdhjetë vjeçareve që gjejnë dashnorë pasunarët e rinj dhe që recitojnë Pushkinin si pjesë e recetës së joshjes, te gangsterët nga Siberia që vendosin të shkruajnë libra dhe të xhirojnë filma mbi bëmat e tyre. Por ndërsa vitet e tij në Rusi kalojnë, Pomerantsev-i fillon të vërejë se edhe Rusia po ndryshon, dhe jo për mirë.

Kapitalizmi dhe Liria- Ky është libri që i hapi rrugën ringritjes së liberalizmit në ekonominë e shumë vendeve. Për ne shqiptarët është veçanërisht i rëndësishëm për t'u lexuar për arsye se vetëm pasi ta lexojmë Fridman, do të mund të kuptojmë se çfarë është ajo që politikanë të ndryshëm apo opinionistë apo biznesmenë, janë përpjekur të na e shesin si 'Liberalizëm' përgjatë dekadës së fundit.

Mbi tiraninë- Nëse je qytetar, ki parasysh se informacioni që ti lexon dhe informacioni që shpërndan në internet është po kaq i rëndësishëm. Nëse lexon dhe shpërndan informacione të pakonfirmuara, është njësoj si t’i japësh makinës në rrugë dhe të përplasesh me makinën përballë pa e ditur se një qenie tjetër njerëzore përveç teje rrezikon të humbasë jetën nga pëplasja.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Dy libra në lidhje me Romën e lashtë

Te ky produkt ofrohet një roman historik nga Roma e lashtë, Imperium nga Robert Harris si dhe libri referencë për historinë e Romës nga historiania britanike Mary Beard. 
2 500 Lekë
More

Ofertë, Tre libra për 2600 lekë

Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra: SPQR, Një Histori e Romës së Lashtë, Mary Beard; Imperium, Robert Harris; Quo Vadis, Henryk Sienkiewicz. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 3300 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 2600 lekë.
3 300 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Gruaja e Tonit, Adriana Trigiani

Pak përpara Luftës së Dytë Botërore, Kiki Donateli dhe Saverio Armandonada takohen një ditë të bukur nën rrezet e ngrohta të bregut të Xhersit dhe bien në dashuri. Te dy janë të talentuar dhe ambiciozë me ëndrrën për t’u bërë këngëtarë të famshëm dhe për t’iu bashkuar orkestrave legjendare të Glen Millerit, Tomi Dorsit, Beni Gudmanit. Karriera e tyre...
1 400 Lekë
More

Ofertë, Tre libra për 2200 lekë

Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra: SPQR, Një Histori e Romës së Lashtë, Mary Beard; I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër, George Orwell; Zhurma e kohës, Julian Barnes. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 3000 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 2200 lekë.
3 000 Lekë
More

Ofertë, Tre libra për 1700 lekë

Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra: Flush, një biografi nga Virginia Woolf; Dalje për ajër, George Orwell; Zhurma e kohës, Julian Barnes. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 2300 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 1700 lekë.
2 300 Lekë
More

Katër libra të George Orwell, për 2000 lekë

Në këtë paketë ofrojmë katër libra të shkrimtarit George Orwell: Titujt I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër, Dalje për ajër, Lavdi Katalonisë dhe Tri ese, kanë çmim kopertine 2900 lekë. Ofrohen vetëm gjatë festave të fundvitit për 2000 lekë si ide dhurate. Posta falas brenda Shqipërisë. 
2 900 Lekë
More

Botuesi: Ideart

Është djalë! Kujtimet e viteve të para

Lindja, fjalët e para, hapat e parë, ditëlindjet e para, shprehjet e para qesharake dhe pushimet e para në bregdet... kujtimet dhe përshtypjet e tre vjetëve të parë sëbashku.
1 500 Lekë
More

Ofertë, Tre libra për 2100 lekë

Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra: Një dashuri transatlantike, Simone De Beauvoir; Zhurma e kohës, Julian Barnes; Flush, një biografi nga Virginia Woolf. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 2900 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 2100 lekë.
2 900 Lekë
More

Ofertë, Tre libra për 2400 lekë

Në këtë paketë ofrojmë tre libra: Dalje për ajër, George Orwell; Bukë me sallam, Charles Bukowski; Femrat, Charles Bukowski, kanë çmim kopertine 2900 lekë. Ofrohen për 2400 lekë.
2 900 Lekë
More

Ofertë, Tre libra për 2100 lekë

Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra: Dalje për ajër, George Orwell; Na ishte njëherë një vit i mbrapshtë, John Fante; Jeta e gënjeshtërt e të rriturve, Elena Ferrante. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 2800 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 2100 lekë.
2 800 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

1q84. Libri i parë, Haruki Murakami

“1q84” është një rrëfim që të deh, që luan me elementet dystopike të rimarra nga “1984” i Orwell-it, ku Q simbolizon pyetjet e së përditshmes sonë së beftë dhe domethënëse.
1 600 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Gruaja e këpucarit, Adriana Trigiani

Bukuria ndjellëse dhe madhështore e Alpeve italiane është sfondi i takimit të parë të Enzës, një vajzë e bukur me këmbë në tokë, dhe Çiros, një djalosh i shkathët që jeton në një manastir murgeshash. Historia merr një kthesë të papritur kur Çiroja zbulon skandalin e priftit të zonës, dhe nga fshati i tij e dërgojnë të fshihet në Amerikë.
1 400 Lekë
More

Ofertë, katër libra për 2200 lekë

Në këtë paketë ofrojmë katër libra: Flush, Virginia Woolf; Zhurma e Kohës, Julian Barnes; Dalje për ajër, George Orwell; I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër, George Orwell, kanë çmim kopertine 3100 lekë. Ofrohen për 2200 lekë.
3 100 Lekë
More