• Banner

Ofertë, Tre libra për 1500 lekë

Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra: ,Asgjë s’është e vërtetë dhe çdo gjë është e mundur, Peter Pomerantsev; I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër, George OrwellTri ese, George Orwell. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 2100 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 1500 lekë.

241,50 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Asgjë s’është e vërtetë dhe çdo gjë është e mundur- Një producent televiziv eksploron Rusinë e kohës sonë duke depërtuar në shoqërinë ruse nga këndvështrime të ndryshme; nga bota e tetëmbëdhjetë vjeçareve që gjejnë dashnorë pasunarët e rinj dhe që recitojnë Pushkinin si pjesë e recetës së joshjes, te gangsterët nga Siberia që vendosin të shkruajnë libra dhe të xhirojnë filma mbi bëmat e tyre. Por ndërsa vitet e tij në Rusi kalojnë, Pomerantsev-i fillon të vërejë se edhe Rusia po ndryshon, dhe jo për mirë.

I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër-I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër u bë një udhërrëfyes klasik i dy metropoleve të mëdhenj dhe një analizë e mprehtë sociale e politike e viteve ’30. Ky është libri që besohet se caktoi edhe pikën e kthesës së Orwellit, nga fëmija e një familjeje me mirëqenie dhe i arsimuar në shkollën e elitës Eton, në luftëtar për një shoqëri të drejtë dhe të barabartë. 

Tri ese-Ky libër mbart tri nga esetë më me ndikim të shkrimtarit politik më vendimtar të shekullit të njëzetë, idetë që kanë formësuar të menduarit e botës që nga ajo kohë.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Tregimet, Jorge Luis Borges

Ky vëllim përmbledh të gjitha tregimet e shkruara nga Borges-i, një ndër trashëgimitë më ndikuese dhe më të jashtëzakonshme të letërsisë perëndimore. Universi borhesian, plot me pasqyra, labirinte, tigra, biblioteka, gauçot dhe maska, është një ndër peizazhet themelore të shekullit të XX.

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Shtëpia e Librit

Projekti Dekameron, 29 rrëfenja të reja nga pandemia

Këto 29 tregime, nga autorë që përfshijnë Margaret Atwood, Tommy Orange, Kamila Shamsie, Colm Tóibín, Rachel Kushner dhe David Mitchell, ndryshojnë shumë në përmbajtje dhe frymë. Puna e tyre do të mbahet mend si një kontribut historik i një kohe dhe vendi si asgjë tjetër në jetën tonë, dhe do të ofrojë perspektivë e ngushëllim për lexuesin, tani dhe në...

Çmimi 161,00 SEK
More
Në gjendje

Katër gjenerata shkrimtaresh, ofertat e panairit

Në këtë paketë ofrojmë katër libra me autore gra, të përzgjedhura për cilësinë dhe për ndikimin që kanë pasur në historinë e botës: 1. Një vdekje shumë e ëmbël, Simone de Beauvoir, me shqipërimin e professor Edmond Tupja; 2. Rrëfenja e shërbëtores, Margaret Atwood ; 3. Një dhomë më vete, Virginia Woolf ; 4. Koha e tretë, Maylis Besserie. Të katërta...

Çmimi 333,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Ofertë, katër libra për 2200 lekë

Në këtë paketë ofrojmë katër libra: Koha e Tretë, Maylis Besserie; Dielli që perëndon, Osamu Dazai; Rrëfimi,  Leon Tolstoy;Me lumin midis,  Ngugi Wa Thiong’o, kanë çmim kopertine 2900 lekë. Ofrohen për 2200 lekë.

Çmimi 333,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Hajduti dhe rebelja, Jan-Philipp Sendker

Hajduti dhe rebelja është një histori dashurie universale, që kapërcen hendekun shoqëror e tregon në mënyrë prekëse se vështirësitë mund të na mësojnë gjënë më të rëndësishme: guximin për t'i bërë ballë gjithçkaje, vullnetin për të ndryshuar dhe besimin pa kushte te njëri-tjetri.

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Katër libra për fëmijë dhe të rritur

Në këtë paketë ofrojmë katër libra: 1. Liza në botën e çudinavet, ribotim i përkthimit të parë të kësaj kryevepre botërore në gjuhën e Shqipërisë së Mesme; 2. Rashomoni nga Ryunosuke Akutagaëa; 3. I shumëshituri I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër nga George Orwell dhe; 4. Dielli që perëndon nga Osamu Dazai.

Çmimi 356,50 SEK
More
Në gjendje

Premoli, Céspedes dhe Barnes

Në këtë paketë ofrojmë tre libra të letërsisë bashkëkohore: Dashuri dhe telashe, Anna Premoli; Ditari i ndaluar, Alba de Céspedes; E vetmja histori, Julian Barnes. Të tre librat kushtojnë zakonisht 2700 lekë; përgjatë ditëve të Panairit të Librit ofrohen për 2200 lekë dhe postë falas brenda Shqipërisë.

Çmimi 310,50 SEK
More
Në gjendje

Rowling, Bond, Orwell dhe Kuteli

Në këtë paketë ofrojmë katër libra për fëmijë: Harry Potter dhe guri filozofal, J.K. Rowling; Një arush me emrin Padington, Michael Bond; Ferma e kafshëve, George Orwell dhe; Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli.  Të katër librat kanë çmim kopertine prej 3000 lekësh, ofrohen për 2600 lekë dhe postë falas brenda Shqipërisë. Oferta është e vlefshme...

Çmimi 345,00 SEK
More
Në gjendje

Ofertë, Tre libra për 2200 lekë

Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra: SPQR, Një Histori e Romës së Lashtë, Mary Beard; I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër, George Orwell; Zhurma e kohës, Julian Barnes. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 3000 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 2200 lekë.

Çmimi 345,00 SEK
More
Në gjendje

Librat më të kërkuar të George Orwell

Në këtë paketë ofrojmë tre librat më të kërkuar të shkrimtarit britanik George Orwell: 1984, Ferma e Kafshëve dhe I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe në Londër. Të tre librat kanë çmim kopertine 2,500 lekë. Ofrohen për 2,000 lekë dhe postë falas brenda Shqipërisë. Oferta është e vlefshme vetëm për ditët e Panairit të Librit 2022. Kliko këtu për të parë...

Çmimi 287,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Aeditions

Histori e ilustruar e artit

Një udhëtim i jashtëzakonshëm në historinë e artit, nga pikturat e shpellave, tek ekspresionizmi abstrakt. Çdo rrymë arti e rëndësishme shpjegohet më qartë se kurrë më parë në boshte kohore të ilustruara mjeshtërisht.

Çmimi 575,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Vendi i babait, Annie Ernaux

Historia e një burri, në fillim fshatar, pastaj punëtor e më në fund, menaxher i një dyqani bar-ushqimore-kancelari ,në një qytet të një province normande, gjithë kjo e rrëfyer me një precizion kirurgjikal, pa empati dhe as ndjesi turpi, nga e bija shkrimtare. Kjo është historia e një gruaje që përballet me brishtësinë e dhimbshme të origjinës së vet dhe...

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Byung-Chul, Woolf, Orwell dhe Musil

Në këtë paketë ofrojmë katër libra me ese: Shoqëria e sfilitur, Byung-Chul, Një dhomë më vete, Virginia Woolf, Luani dhe njëbrirëshi dhe ese të tjera, George Orwell dhe Mbi budallallëkun, Robert Musil. Të katër librat kushtojnë zakonisht 2750 lekë; përgjatë ditëve të Panairit të Librit ofrohen për 2200 lekë dhe postë falas brenda Shqipërisë. Për më...

Çmimi 316,25 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)