• Ka mbaruar
Lugina e Vjosës, vol.2, Rrok Zojzi
  • Lugina e Vjosës, vol.2, Rrok Zojzi

Lugina e Vjosës, vol.2, Rrok Zojzi

Është folur shumë për biodiversitetin, por jo aq sa duhet për habitatet kulturore rreth e rrëzë saj. Prandaj, kjo monografi etnografike, nën poetikën etnografike të Rrok Zojzit, na sjell peizazhe etnografike që ndoshta nuk janë më, por edhe që mund të gjurmohen [siç po ndodh në fakt] nga etnografë të kohës së sotme

600 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Lugina e Vjosës, vol.2

Origjinali: Lugina e Vjosës, vol.2

Gjinia: Kulturë

Autori: Rrok Zojzi

Shtëpia botuese: Akademia e Studimeve Albanologjike

Viti: 2020

Fq. 167

Pesha: 0.179 kg 

ISBN: 978-9928-289-50-6

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Lugina e Vjosës (1950) është një punë e marrë nga raportet etnografike që studiuesi Rrok Zojzi kishte dorëzuar në Arkivin e Etnologjisë. Arsyeja e përzgjedhjes së këtij raporti etnografik është për t’i mundësuar lexuesit pasjen në dorë të një materiali që gjendet në mes dy botëve, të mbledhjes nga autori në terren dhe botimit, siç ishte arkivi. Arkivi në periudhën diktatoriale ishte si një zonë me pak më shumë liri se sa ajo e botimeve, pasi nuk kërkohej që materiali të pajisej me një gjuhë aq shtetërore sa do të duhej kur ajo të publikohej.

Prandaj, mendojmë se raportet etnografike të Rrok Zojzit flasin më shumë se sa botimet e tij, për mënyrën se si e konceptonte punën etnografike dhe vetë misionin e etnografisë si shkencë. Arsyeja e dytë e botimit është vetë hapësira gjeografike ku është realizuar kërkimi etnografi – pra Lugina e Vjosës. Kjo luginë dhe jeta e saj përfaqëson sot luginën e lumit të vetëm të egër në Europë. Është folur shumë për biodiversitetin, por jo aq sa duhet për habitatet kulturore rreth e rrëzë saj. Prandaj, kjo monografi etnografike, nën poetikën etnografike të Rrok Zojzit, na sjell peizazhe etnografike që ndoshta nuk janë më, por edhe që mund të gjurmohen [siç po ndodh në fakt] nga etnografë të kohës së sotme

. Së treti, ky raport është përzgjedhur për të krijuar një “paratekst” për monografinë që e pason, e cila është “Ndamja krahinore”. Duke lexuar “Luginën e Vjosës”, lexuesi do ta ketë më të qartë mënyrën se si studiuesi Rrok Zojzi ka shestuar materialin etnografik para se të botonte projektin e tij “Ndamja krahinore”. Vetëm po rikujtojmë lexuesin profesional, që, për Zojzin, ndarjet dhe krijimet e entiteteve krahinore, krijohen më së tepërmi në luginat e lumenjve.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928289506
ean13
9789928289506
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2473

Botuesi: Botart

Te njohim iliret, Luan Perzhita

Në këtë libër do të mësoni për jetën e ilirëve të lashtë, si ata prodhonin veglat e punës, shkrinin metalet, ndërtonin qytetet, anijet e shpejta, si punonin tokën dhe ruanin prodhimet bujqësore, si ishin veshjet e tyre etj.
400 Lekë
More

Referenca: 2343

Botuesi: Dija-Poradeci

Ali Kuçi, Gjelok Marko

Puna për shkrimin e këtij libri më ka bërë të ec përmes fakteve e realiteteve të tmerrshme. Ka qenë një rrugë përmes errësirës e tmerrit të vdekjes, një rrugë ku fytyra e veprat e errësirës e të vdekjes pasqyrohen në anën e tyre më të egër.
400 Lekë
More

Referenca: 2969

Botuesi: Te tjere

Lufta e fundshekullit XX per Kosoven, Ismet Hajrullahu

Në rolin e një studiuesi, Ismet Hajrullahu synon të bëjë një analizë, ndër të parat analiza, të periudhës "hyrëse" të luftës për Kosovën, që është edhe ajo më e vështira, atë të viteve 1989 – 1998... Autori ka zgjedhur si yll polar të analizës së tij pikërisht faktorin më të ri, UÇK, lindjen dhe afirmimin e saj.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2559

Shqiperia, Fulvio Kordinjano, vol. 3

Në mes të një morie besimesh dhe një morie ritesh magjike e turmash supersticioze, është zhvilluar vepra e madhe misionare e At Pazit. Spikatin, midis të tjerave, përbri Sunizmit ortodoks dhe zyrtar, i cili ishte dashakeq dhe përndjekës, besimi dhe supersticionet e Rufaizmit, çka tërhoqi vëmendjen e Misionarit në rajonin e Gjakovës.
1 000 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Për tokën dhe detin e Shqipërisë, Ksenofon Krisafi

Ky libër i vërtetë dhe i mrekullueshëm merret me historitë e trishta (do të nënvizoja edhe të tmerrshme) të shekullit XX, të cedimeve (padrejtësive) të territoreve shqiptare. Kjo është një çështje kapitale, asnjë indiferencë, apo intrigë, apo komplot i kuintave apo prapaskenave të sofistikuara nuk ka tagër mbi të! Absolutisht jo!
1 000 Lekë
More

Arratia e Ballit Kombëtar, Ylli Polovina

Ndërkohë e kishte të paqetësuar kurrë edhe një dyshim: mos anglezët, prej të cilëve në parim pritej që me ardhjen e tyre të favorizonin kundërkomunistët dhe kështu të vendosnin në pushtet të djathtët, për shkak të marrëveshjeve dhe ndarjes së interesave mes tre pjesëtarëve kryesorë të Aleancës Antifashiste SHBA-BRSS-Britani, në Ballkan, të paktën në...
700 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Qeverisja dhe politika si ndërvarësi, Salih Kelmendi

Ky libër do të pasurojë lexuesit e tij me shumë njohuri, parime bazë të qeverisjes dhe administrimit. Por, edhe më të çmuara se veprat e tij janë urtësia, mençuria, aftësia, ndershmëria, përkushtimi me të cilin Salih Kelmendi u shërbeu qytetarëve të Tiranës dhe mbarë shoqërisë.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Prejardhja dhe formimi i popullit shqiptar vol. 1, Nelson R. Cabej

Në këtë vëllim të parë të punimit "Prejardhja dhe formimi i popullit shqipar" bëhet një përpjekje për të hetuar çështjen e formimit të popullit shqiptar në mënyrë të gjithanshme, duke marrë në shqyrtim tërësinë e të dhënave historike, gjuhësore, arkeologjike, të artit, besimit, folklorit, etnografisë etj.
2 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Akademia e Studimeve Albanologjike

Kalendari Primitiv, vol.1, Rrok Zojzi

Me fjalë të tjera, është kalimi nga një etnografi albanologjike me bazë të fortë te shkolla gjermanike/herderiane, drejt një etnografie, e cila do të futej nën sundimin e materializmit historik, paradigmë e vendosur si e detyrueshme në rrugë shtetërore. Studimi ka qenë botuar në formën e një artikulli, por këtu është shkëputur si një monografi dhe, për...
600 Lekë
More