• Ka mbaruar
Skënderbeu, Oliver Jens Schmitt
  • Skënderbeu, Oliver Jens Schmitt

Skënderbeu, Oliver Jens Schmitt

SKU000847
Te tjere

Jeta e Skënderbeut nuk ishte nje marshim triumfal, por një luftë e vazhdueshme për mbijetesë, e mbushur me disfata, situata në dukje pa rrugëdalje, por shpesh edhe me kthesa të papritura të fatit. Pa vullnetin e prijësit, pasuesit e rraskapitur do t'u ishin nënshtruar herët osmanëve. 

15,62 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Skënderbeu
Origjinali: Skanderbeg
Gjinia: Histori
Autori: Oliver Jens Schmitt
Shqipëroi: Ardian Klosi
Shtëpia botuese: Fjala Publishing
Viti: 2014
Fq. 584
Pesha: 0.943 kg.
ISBN: 978-99943-0-381-6

Mbi librin

Në vazhdën e jetëshkrimeve dhe monografive të shumta kushtuar Gjergj Kastriotit, "Skënderbeu" i Schmittit është portreti më i plotë, i ndërtuar me mjetet e historiografisë moderne, me një depërtim të pazakontë në shoqërinë, në protagonistin dhe personazhet kryesore rreth Aleksandrit të ri. Për herë të parë në gjuhën shqipe, me mjetet e thjeshta të dokumentimit dhe analizës shkencore, na dalin të shpërbëra mite dhe ngrehina ideologjike njëqindvjeçare rreth heroit kombëtar të shqiptarëve.

E për çudi, edhe pse bien njëra pas tjetrës legjendat që fëmijëve tanë dhe gjithë një shoqërie ua ngulisin në kokë qysh se hapin sytë, në fund heroi ynë tragjik nuk na është venitur osë tëhuajtur. Përkundrazi, ia ndjejmë edhe më thellë dramën gjigante, përpjekjen e dëshpëruar për t'iu kundërvënë me luftëtarët e tij malësorë perandorisë më të madhe të kohës.

Fragment nga libri

Jeta e Skënderbeut nuk ishte një marshim triumfal, por një luftë e vazhdueshme për mbijetesë, e mbushur me disfata, situata në dukje pa rrugëdalje, por shpesh edhe me kthesa të papritura të fatit. Pa vullnetin e prijësit, pasuesit e rraskapitu do t'u ishin nënshtruar herët osmanëve. Mirëpo ishte pikërisht vullneti i Kastriotit për fitore ai që tek e fundit i tërhoqi malësorët drejt rrënimit.

Sfidës së padëgjuar të ish-oficerit të tyre dezertor sulltanët i ishin përgjigjur me një ashpërsi të panjohur më parë. Kështu jeta dhe kryengritja e Skënderbeut u bë dhe tragjedia e trevës së tij të prejardhjes, e cila si asnjë rajon tjetër i Ballkanit u shkretua e u shpopullua nga osmanët. Është gati emblematike vetmia e Skënderbeut në ditët e tij të fundit: hakmarrësi i t'et, kundërshtari i dy sulltanëve, atleti i Krishtit, Aleksandri i Ri u ndodh i vetëm mbi rrënojat e veprës së tij.

Përreth tij ishte ulur në varr një botë e tërë, papët dhe sundimtarët, të cilët i kishin premtuar dhe dërguar ndihmë, fqinjët e tij të krishterë në Ballkanin sllav dhe grek, fisnikë të tjerë të Arbërisë, por sidomos shpura e tij e vogël e besnike e pasuesve. Vetëm se bota pas tij nuk deshi të dinte për këtë fat tragjik, ajo dëshiroi një hero ngadhënjimtar në luftën për mbijetesë kundër Perandorisë osmane.

Kështu vazhdoi të jetojë Kastrioti i madh si hero vezullues në kujtesën e të krishterëve në Ballkan dhe në Perëndim, ndërkohë që u harrua se ai në të vërtetë ishte figura tragjike e një periudhe kur po ndryshoheshin kohët.

Koment nga Ardian Klosi

"Oliver Jens Schmitt ka një stil mbërthyes, aftësinë për t'iu afruar personazhit dhe ngjarjeve aq pranë, sa të jetosh me to si një vepër letrare a film me kontraste të fuqishme. Të gjitha këto na lehtësojnë rrugën drejt të vërtetave, për të cilat kemi aq shumë nevojë."

 

Detajet e librit
Te tjere
SKU000847

Referencat specifike

isbn
9789994303816
ean13
9789994303816
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Akademia e Studimeve Albanologjike

Tinguj që rrëfejnë, tinguj që rrëfehen, Mikaela Minga

Mjeshtërisht autorja e ka ftuar lexuesin në një rrugëtim të ri në fushën e etnomuzikologjisë dhe folkloristikës shqiptare. Tradita muzikore urbane e Elbasanit, në këtë monografi, është kthyer në një kallëzues me natyrë epistemike, nëpërmjet të cilit kërkohet të reflektohet mbi raportin që ka pasur moderniteti i planifikuar i diktaturës komuniste me...
13,53 
More

Botuesi: Onufri

Hebrenjtë në Shqipëri, Monika Stafa

Është pritur prej kohësh një libër për hebrenjtë në Shqipëri. Nuk është e tepërt të theksohet se trajtimi i këtij problemi delikat do të ishte diçka e natyrshme për letrat dhe studimet kudo në botë.
16,66 
More

Botuesi: UET Press

Tri kohë të Shqipërisë në Time, Belina Budini

Libri i Belina Budinit "Tri kohë të Shqipërisë në Time", tregon, veç të tjerash, se paradigma e kohës, është po aq e përshtatshme për tekste studimorë, sa ç'është e tillë për metafora poetike. Titulli është i bukur. Dhe jo vetëm titulli. Teksti ka prirjen ta shtyjë mendimin përtej asaj që lexon.
12,49 
More

Botuesi: Toena

Pushteti i korruptuar, Rexhep Qosja

... liria mund të shfrytëzohet në mënyra të ndryshme prej njerëzve të ndryshëm: prej dikujt shfrytëzohet në radhë të parë për shprehje të lirë të mendimit; prej dikujt në radhë të parë për të fituar pasuri; prej dikujt në radhë të parë për të krijuar karrierë politike pavarësisht me çfarë mjetesh; prej dikujt për të penguar ngritjet e të merituarve dhe të...
10,41 
More

Botuesi: SARAS

Ia dolëm, Ulpiana Lama

E ndodhur në qendër të ngjarjeve të mëdha, atje ku konflikti nuk ngurronte të shfaqej në çdo orë të ditës, Ulpiana Lama punonte për një botë të paqtë, për përfundimin logjik të zhvillimit: Pavarësinë e Kosovës. Në ndihmesë të çështjes, ajo zgjedh si mjet të efektshëm publicistikën letrare, me rolin e madh që mund të luajë në jetën e lexuesve, si të...
0,00 
More

Referenca: SKU000804

Botuesi: Bota Shqiptare

Ç'po bëhet me çështjen çame?, Miranda Vickers

Cështja çame ka tri aspekte kryesore: së pari, është njohja e problemit nga qeveria greke; së dyti, është çështja e pronave dhe, së fundi është problemi i nënshtetësisë. Kur diskutohet problemi çam me politikanët shqiptarë, ata zakonisht thonë se ky nuk duhet parë si një kundërvënie politike me qeverinë greke.
4,16 
More

Botuesi: Lumo Skëndo

Bombë në Legatën Sovjetike, Uran Butka

Së dyti, arrestimet që u ekzekutuan më datën 20-23 shkurt 1951, ishin jo vetëm politike, por edhe té paligjshme, sepse u kryen pa ndonjé urdhér-arresti té prokurorit dhe pa ndonjé vendim gjykate, vetém mbi listat e vdekjes, të parapërgatitura nga Sigurimi i Shtetit.
8,33 
More

Referenca: 2580

Botuesi: Plejad

Problemet shqiptare, Mehdi Frasheri

Në çdo konferencë diplomatike kur shfaqet një mosmarrëveshje midis Shqipërisë me një shumicë muhamediane edhe një kombi kristian ballkanas, nënvetëdija e diplomatëve europianë rreh të mbajë anën e ballkanasve kristianë edhe në dëm të kombit shqiptar.
7,29 
More

Botuesi: IDK

Statutet e Shkodrës, nga gjysma e parë e shek. XIV me shtesat deri më 1469

Në tërësinë e tyre, kapitujt e Statuteve na paraqesin një jetë qytetare e cila nuk kishte asnjë ndryshim nga ajo që zhvillohej në shumë vende të tjera të ngjashme në Europën mesjetare. Në fakt është fjala për një dokument që na lejon ta vendosim historinë e një pjese të Shqipërisë në kontekstin më të gjerë të historisë të Mesjetës italiane dhe europiane.
21,86 
More

Referenca: 2964

Botuesi: Naimi

Plani i trete per copetimin e Shqiperise, Koste Cekrezi

Libri i Kostë Çekrezit “Plani i tretë për copëtimin e Shqipërisë”, do të gjendej në tavolinën e punës të çdo diplomat amerikan që ishte i interesuar për çështjen shqiptare dhe për Ballkanin në tërësi, sidomos deri në rënien e regjimit komunist.
5,21 
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2618

Botuesi: Te tjere

Historia e shqiptareve, Oliver Jens Schmitt, Eva Anne Frantz

Në këtë vëllim janë përmbledhur artikuj rreth problemeve të historisë, gjuhësisë, fesë dhe letërsisë në Shqipëri, të shkruara nga autorë si: Joachim Marzinger, Stefan Schumer, Oliver Jeans Schmitt, Markus Koller, Nathalie Clayer, Bernd Fischer, Michael Schmidt – Neke, Robert Pichler, Stephanie Schwandner – Sievers, Robert Elsie, Noel Malcolm, Peter Bartl...
12,49 
More

Botuesi: Te tjere

Arbëria Venedike 1392 – 1479, Oliver Jens Schmitt

Në historinë e Gadishullit Ballkanik, shekulli 15 përfaqëson kohën e shndërrimeve të mëdha. Perandoria osmane erdhi në këmbë të Bizantit, provincat e dikurshme të të cilit kishin jetuar përmbi dy shekuj në një përçarje politike e në shtetësi të mëvetshme, një copëzim që askund tjetër nuk ishte aq i dukshëm sa në hapësirën arbre-epiriote midis Tivarit dhe...
20,82 
More