• Ka mbaruar

Shqiptaret - nje histori moderne, Miranda Vickers

SKU000814
Bota Shqiptare

Vepra është quajtur një histori moderne, sepse është rrëfyer e shkruar ndryshe, sepse sjell fakte të reja jo vetëm për Shqipërinë e së shkuarës, por edhe për atë të tashmen. Mënyra se si është shkruar ky libër e bën atë bashkëkohor në të njëjtën kohë.

115,00 SEK
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Shqiptarët - një histori moderne
Autori: Miranda Vickers
Gjinia: Histori
Shqipëroi: Xhevdet Shehu
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2008
Fq. 434
Pesha: 0.53 kg.

Mbi librin

Vepra është quajtur një histori moderne, sepse është rrëfyer e shkruar ndryshe, sepse sjell fakte të reja jo vetëm për Shqipërinë e së shkuarës, por edhe për atë të tashmen. Mënyra se si është shkruar ky libër e bën atë bashkëkohor në të njëjtën kohë. "Shqipëria një histori moderne", ashtu si edhe dy librat e botuar më parë, "Çështja shqiptare" dhe "Ç'po bëhet me çështjen çame", përcjell edhe një herë fakte të reja mbi historinë e vendit tonë.

"Shqipëria një histori moderne" rrëfehet që nga lashtësia e deri në ditët e sotme. Ajo me shumë kujdes ka tentuar të kalojë nëpër të gjitha etapat e historisë sonë kombëtare. "Në libër, na vijnë shumë detaje e fakte për mënyrën se si janë sjellë qeveritë perëndimore me fatet e Shqipërisë. Fjala vjen, është shumë interesante dhe e paeksploruar asnjëherë deri në fund mënyra se si u copëtua territori shqiptar.

Ajo tregon për rolet që kanë luajtur vende si Anglia, Rusia, Franca, Austro-Hungaria, (dashamirësit më të mëdhenj ndaj Shqipërisë, të cilët më shumë se kushdo kanë luftuar për trevat e shqiptarëve, duke shpëtuar aq sa patën mundësi), Italia e Greqia. Miranda na sjell një histori marramendëse të Shqipërisë në atë kohë, pa lënë mënjanë edhe përçarjet e mëdha të vetë shqiptarëve brenda për brenda", tregon për librin përkthyesi i veprës, Xhevdet Shehu.

Detajet e librit
Bota Shqiptare
SKU000814
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Artini

Rebelët, besimtarët, të mbijetuarit, Noel Malcolm

Secila bazohet në kërkime origjinale, më e gjata, mbi Ali Pashain, përdor për herë të parë një pasuri të materialit dorëshkrues për të treguar historinë e plotë të rolit thelbësor që ai luajti në politikën ndërkombëtare të Luftërave Napoleonike. 
230,00 SEK
More

Referenca: SKU001312

Botuesi: Te tjere

Ministrat e brendshëm 1912-2007, Volumi 1, Hilë Lushaku

Nëpërmjet pasqyrimit të jetëshkrimeve plotësohet më tej Historia e Shtetit modern shqiptar, pasurohet informacioni për përplasjet ndërmjet shqiptarëve sipas ndarjeve klanore apo lidhjeve politike, paraqiten prova të ndëshkimit çnjerëzor dhe hakmarrjeve mesjetare, prezantohen akrobacitë politike në shkeljet ligjore deri në ekstrem, shpalosen intriga e...
184,00 SEK
More

Botuesi: Tirana Times

Shqipëria dhe shqiptarët në udhën e rimëkëmbjes, Elez Biberaj

Elez Biberaj, që nga viti 2005 e deri tani, ka qenë drejtor i seksionit të Euro - Azisë në "Zërin e Amerikës". Ai është përgjegjës për planifikimin, drejtimin dhe zhvillimin e programeve të radios, televizionit dhe internetit të "Zërit të Amerikës" në gjuhën ruse, ukrainase, shqipe, boshnjake, kroate, greke, maqedonase dhe serbe.
172,50 SEK
More

Referenca: 2759

Botuesi: Plejad

Historia e lashtë e Shqipërisë dhe e shqiptarëve, Mehdi Frashëri

Në të zgjidhurit e çështjeve që vumë përpara, lipsemi të marrim në sy tokën që rri kombi shqiptar, të shkuarat e ti, psikologjinë e tij, veprimet që kanë vepruar mbi të dhe të tjera gjë. Po herën e parë na lipset të dimë se kombi shqiptar ku rri? Deri ku ka qenë Shqipëria? E gjer ku është sot?
92,00 SEK
More

Referenca: 2134

Botuesi: Albin

Armiqte e popullit, Bashkim Trenova

Bashkim Trenova ka lindur më 28 mars 1943 në Sevaster të Vlorës. Në vitin 1966 mbaron studimet në Fakultetin Histori – Filologji, Dega Histori – Gjeografi. Pas studimeve nis menjëherë punën si redaktor në Drejtorinë e Jashtme të Radio Tiranës. 
92,00 SEK
More

Botuesi: Onufri

55 ditë, Mirela Oktrova

Personalisht emocionohem edhe sot po aq fort sa dikur, sa herë që u rikthehem fotove të kohës... Por akoma më shumë prekem, kur lexoj ditarin e atyre ditëve, emocionin e të cilit shpresoj ta përjetojë me të njëjtën forcë edhe lexuesi...
230,00 SEK
More

Botuesi: M&B

Etnogjeneza e shqiptarëve, Kristo Frashëri

Monografia trajton që në hyrje problemin e metodikës dhe metodologjisë që kanë ndjekur deri sot dijetarët e ndryshëm dhe, pasi vihen në dukje dobësitë e disave prej tyre, sugjerohen kritere më shkencore në trajtimin e albanologjisë dhe të ilirologjisë.
149,50 SEK
More

Praktika Eksperimentale me “Ministrat Teknikë” gjatë zgjedhjeve parlamentare 2017, Afrim Krasniqi

Në dallim nga viti 1991, 1992 dhe 1997, modeli i vitit 2017 përfaqëson një eksperiment unik në disa elementë. Instituti i Studimeve Politike i mbështetur nga programi i OSFA është fokusuar në monitorimin e këtij procesi dhe evidentimin e risive dhe problematikave të eksperimentit elektoral me ministra teknikë në një qeveri me drejtim të theksuar politik.
115,00 SEK
More

Botuesi: Akademia e Shkencave

Realizëm Socialist në Shqipëri, Arian Leka

Por kur narrativës i mungon edhe origjinali (realiteti socialist) edhe kopja e pasqyrimit të tij (vepra e artit) e kur çështje si këto nuk shqyrtohen, historiografia kulturore gjen rastin të heshtë e të vetëmanipulohet mbi pyetjet se çfarë përfaqësoi kultura dhe arti që e (ri)prodhoi realitetin socialist dhe ç’formë realizmi zbatoi Realizmi Socialist i...
138,00 SEK
More

Referenca: 2084

Botuesi: Princi

Perrallat e tranzicionit shqiptar, Shinasi A. Rama

Shteti është i kapur nga një grup i vogël klanesh të parisë që kanë mbledhur e përvetësuar pasurinë kombëtare dhe që vjedhin sistematikisht nga thesari i shtetit. Paria ndjek synimet e veta duke iu kundërvënë, në çdo hap, forcimit të shtetit, të sistemit demokratik, dhe është në luftë të hapur me popullin e vet.
172,50 SEK
More

Botuesi: Zenit Editions

Shqiptarët Dhe shtetformimi ndër Pashallëqet, Dora D'istria

Nëse në historiografinë bashkëkohore shqiptare etapat historike analizohen dhe vlerësohen sipas parimit të rolit të masave në zhvillimet historike, përkundër në këtë punim filli përçues i trajtimit historiografik është roli i protagonistëve individualë që marrin përsipër të kryejnë kthesa të mëdha historike në jetën politike të një populli.
115,00 SEK
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000804

Botuesi: Bota Shqiptare

Ç'po bëhet me çështjen çame?, Miranda Vickers

Cështja çame ka tri aspekte kryesore: së pari, është njohja e problemit nga qeveria greke; së dyti, është çështja e pronave dhe, së fundi është problemi i nënshtetësisë. Kur diskutohet problemi çam me politikanët shqiptarë, ata zakonisht thonë se ky nuk duhet parë si një kundërvënie politike me qeverinë greke.
46,00 SEK
More