Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Të gjithë artikujt më të shitur
C'po behet me ceshtjen came, Miranda Vickers
  • C'po behet me ceshtjen came, Miranda Vickers

Ç'po bëhet me çështjen çame?, Miranda Vickers

SKU000804
Bota Shqiptare

Cështja çame ka tri aspekte kryesore: së pari, është njohja e problemit nga qeveria greke; së dyti, është çështja e pronave dhe, së fundi është problemi i nënshtetësisë. Kur diskutohet problemi çam me politikanët shqiptarë, ata zakonisht thonë se ky nuk duhet parë si një kundërvënie politike me qeverinë greke.

3,96 CHF
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ç'po bëhet me çështjen çame?
Origjinali: The Cham Issue, Where to now?
Gjinia: Histori
Autori: Miranda Vickers
Shqipëroi: Xhevdet Shehu
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2008
Fq. 112
Pesha: 0.14 kg
ISBN: 978-99956-11-26-2

Koment nga autorja

Cështja çame ka tri aspekte kryesore: së pari, është njohja e problemit nga qeveria greke; së dyti, është çështja e pronave dhe, së fundi është problemi i nënshtetësisë. Kur diskutohet problemi çam me politikanët shqiptarë, ata zakonisht thonë se ky nuk duhet parë si një kundërvënie politike me qeverinë greke, sepse ai ka të bëjë me çështje ekonomike dhe nuk ka kuptim të shndërrohet në një çështje politike.

Gjithsesi, ky qëndrim është sa i thjeshtëzuar, aq edhe i pasaktë, sepse çamët e shohin kompesimin financiar vetëm si një element në kërkesat e tyre. Mbi autoren Miranda Vickers njihet si analite e komentatore e shquar e ngjarjeve bashkëkohore për Grupin Ndërkombëtar të Krizave dhe organizata të tjera.

Ajo ka qenë gjithashtu komentatore e rregullt e ngjarjeve të botës shqiptare për CNN, Radio Londrën dhe media të tjera transmetuese. Por, në Shqipëri ajo është njohur nga një numër veprash të saj, disa prej të cilave janë përkthyer e botuar në gjuhën shqipe, të tjerat janë në atë rrugë. Këtu veçojmë veprën: "Midis serbëve dhe shqiptarëve, një histori e Kosovës", "Shqipëria, nga anarkia te një identitet ballkanik", "Çështja shqiptare, riformësimi i Ballkanit".

Detajet e librit
Bota Shqiptare
SKU000804

Referencat specifike

isbn
9789995611262
ean13
9789995611262
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2924

Botuesi: Plejad

Historia me e vjeter e Shqiperise, Zhan Klod Faveirial

Grekët mburren se letërsia e tyre ka filluar me Homerin. Po Homeri vetë, nga cila shkollë greke ka dalë? Nga cilat shkolla është formuar? Përpara shkollave greke, ka pasur shkolla pellazgjike dhe një literaturë të madhe dhe të përkryer, e cila ka qenë themeli i letërsisë greke.
12,39 CHF
More

Botuesi: Fan Noli

Prejardhja dhe formimi i popullit shqiptar vol. 1, Nelson R. Cabej

Në këtë vëllim të parë të punimit "Prejardhja dhe formimi i popullit shqipar" bëhet një përpjekje për të hetuar çështjen e formimit të popullit shqiptar në mënyrë të gjithanshme, duke marrë në shqyrtim tërësinë e të dhënave historike, gjuhësore, arkeologjike, të artit, besimit, folklorit, etnografisë etj.
19,82 CHF
More

Referenca: 2096

Botuesi: Tirana Times

Shqiperia 1943-1945, Bernd Fischer

Megjithëse populli shqiptar nuk është në përgjithësi kundër të huajve, ai ka preferenca të caktuara në lidhje me vendet e huaja, të cilat mund të ndahen në dy grupe: pro – perëndimore dhe pro – lindore.
14,86 CHF
More

Kosova dhe Shqipëria në të adhmen: më afër apo më larg njëra tjetrës, Nexhmedin Spahiu

Vrojtimi i këtyre momenteve historike nxjerr përfundimin se ishte qëndrimi serb karshi Kosovës ai që ka rezultuar realitete të ndryshme kulturore e politike në korpusin etnik shqiptar që nga idetë e para kombëtare shqiptare e deri më sot. Punimi provon se ka një identitet të qartë kulturor e politik të Kosovës, i cili në kohët në vijim do të artikulohet...
3,96 CHF
More

Referenca: SKU001742

Botuesi: UET Press

Fjala e lire, sfide europiane, Sokol Balla

Studimi i Sokol Ballës, i realizuar për llogari të studimeve të tij Master në Universitetin e Cardiff, na krijon një rast sistematik për të rimenduar debatin për lirinë e shtypit në Shqipëri. Ai është një debat i vjetër; i cili është një debat i bërë pafund këta 20 vjet në Shqipëri; i cili është një debat i bërë brenda nocionit të debatit të madh për lirinë.
4,95 CHF
More

Referenca: SKU001526

Botuesi: Toena

Historia e popullit shqiptar. Vol 4

Në vëllimin e fundit të veprës "Historia e popullit shqiptar " do të lexoni rreth viteve të Luftës së Dytë Botërore dhe rezistencës kundër pushtuesve fashistë dhe nazistë. Në menyrë që rezistenca të organizohej sa më mirë u zhvilluan disa kongrese, të cilat do të merrnin vendime të rëndësishme për vazhdimin e luftës kundër pushtuesve.
14,27 CHF
More

Botuesi: Te tjere

Arbëria Venedike 1392 – 1479, Oliver Jens Schmitt

Në historinë e Gadishullit Ballkanik, shekulli 15 përfaqëson kohën e shndërrimeve të mëdha. Perandoria osmane erdhi në këmbë të Bizantit, provincat e dikurshme të të cilit kishin jetuar përmbi dy shekuj në një përçarje politike e në shtetësi të mëvetshme, një copëzim që askund tjetër nuk ishte aq i dukshëm sa në hapësirën arbre-epiriote midis Tivarit dhe...
19,82 CHF
More

Botuesi: Akademia e Shkencave

Lufta e popullit shqiptar për çlirim kombëtar 1918-1920, vol. 2, Grup Autorësh

Përmes dokumenteve të këtyre dy vëllimeve përshkruhen ngjarjet dhe veprimtaria e personaliteteve politike në ato dy vite, jetike për ndërtimin e shtetit shqiptar, kur shumë tregues në rrjedhat e politikës botërore dhe të situatës së brendshme në Shqipëri, i kishin rralluar aq shumë radhët e optimistëve, sa që ata që ende shpresonin për ditë më të mira,...
9,91 CHF
More

Referenca: 2668

Botuesi: Dituria

Shqiperia dhe SHBA ne arkivat e Uashingtonit, Haris Silajxhic

Libri na jep një pasqyrë të gjerë e dokumentare të marrëdhënieve të SHBA me Shqipërinë që nga fillimet e shekullit të kaluar. Në vëllim, përfshihen momentet kryesore të këtyre raporteve si psh. Shkolla Teknike e Tiranës, qëndrimi amerikan gjatë Konferencës së Paqes në Paris, raportet me Mbretërinë Shqiptare deri në prag të fillimit të Luftës ll Botërore.
6,94 CHF
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Fitorja e hidhur, Reginald Hibbert

Enver Hoxha dhe kolegët e tij kishin gjithashtu një damar të fortë nacionalist por ata, ose të paktën Hoxha, asnjëherë nuk e kishin vënë në dyshim se u duhej të luftonin me armë në dorë për çdo gjë që kërkonin. Dhe ata, ose ai, ishin të përgatitur për të qenë po aq intransigjentë me gjermanët, sa edhe më pas me këdo tjetër, siç e ka treguar historia e...
9,91 CHF
More

Referenca: SKU001663

Botuesi: Skanderbeg Books

Letersia shqipe: nje histori e shkurter, Robert Elsie

Në nivel ndërkombëtar, tema e letërsisë shqipe ende mbetet përgjithësisht e patrajtuar. Kjo lënie pas dore vjen kryesisht nga mungesa e specialistëve ndërkombëtarë me njohuri të shëndosha të gjuhës letrare shqipe dhe jo për shkak të ndonjë mungese të vetë krijimtarisë letrare.
8,92 CHF
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000266

Botuesi: UET Press

Lufta e Fundit, Mentor Nazarko

Lufta e Fundit është një analizë e gjithanëshme e problemit të pronave të shqiptarëve në Greqi, rezultat i një pune kërkimore shumëvjeçare të autorit. Libri përmban dokumente të reja, përfshirë: ligjet e luftës që shpronësuan çamët, kolonjarët etj.
5,85 CHF
More

Referenca: SKU000814

Botuesi: Bota Shqiptare

Shqiptaret - nje histori moderne, Miranda Vickers

Vepra është quajtur një histori moderne, sepse është rrëfyer e shkruar ndryshe, sepse sjell fakte të reja jo vetëm për Shqipërinë e së shkuarës, por edhe për atë të tashmen. Mënyra se si është shkruar ky libër e bën atë bashkëkohor në të njëjtën kohë.
9,91 CHF
More

Referenca: SKU001082

Botuesi: Onufri

Woodhouse, Zerva dhe Camet, James Pettifer

Historia e ngjarjeve në Epir dhe në Çamëri gjatë Luftës së Dytë Botërore në periudhën e Luftës Civile Greke vetëm sa ka nisur të trajtohet seriozisht nga historianët në studimet e tyre. Tri vende janë të përfshira thellësisht në këtë çështje: Greqia, Shqipëria dhe Britania.
4,95 CHF
More

Referenca: SKU001864

Botuesi: Naimi

The emergence of the cham issue 1820 - 1943, Blerina N. Sadiku

The emergence of the Cham issue, 1820-1943", by the young scholar Blerina N. Sadiku, is welcomed for a couple of reasons. First, it adds an original light on the Cham historiography, which, in spite of the numerous publications over the last twenty years, still remains incomplete compared to the need for satisfying both the common reader's and scientific...
19,82 CHF
More