• Banner

Lufta e popullit shqiptar për çlirim kombëtar 1918-1920, vol. 1, Grup Autorësh

Përmes dokumenteve të këtyre dy vëllimeve përshkruhen ngjarjet dhe veprimtaria e personaliteteve politike në ato dy vite, jetike për ndërtimin e shtetit shqiptar, kur shumë tregues në rrjedhat e politikës botërore dhe të situatës së brendshme në Shqipëri, i kishin rralluar aq shumë radhët e optimistëve, sa që ata që ende shpresonin për ditë më të mira, shumëkush do t’i quante iluzionistë. 

9,91 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Lufta e popullit shqiptar për çlirim kombëtar 1918-1920, vol. 1

Origjinali: Lufta e popullit shqiptar për çlirim kombëtar 1918-1920, vol. 1

Gjinia: Histori

Autori: Grup Autorësh

Shtëpia botuese: Akademia e Shkencave e Shqipërisë

Viti: 2020

Fq.570

Pesha: 0.945 kg

ISBN: 978-9928-237-96-5

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Dy vëllimet me dokumente, të titulluara “Lufta e popullit shqiptar për çlirim kombëtar 1918-1920”, që ribotohen sipas versionit të botimit të parë, të vitit 1975, të përgatitura nga një grup studiuesish e arkivistësh të përkushtuar, nën drejtimin e profesorit skrupuloz Muin Çami, janë me vlera të mëdha. Përgatitja e këtyre dokumenteve të larmishme, të burimeve të ndryshme nga arkivat vendase e të huaja, kërkoi disa vite punë, por na solli një produkt të vyer, që padyshim mbetet unikal edhe sot.

Nuk kemi ende një korpus aq të plotë dokumentesh të botuar, ose të gatshëm për t’u botuar, për atë periudhë kruciale të historisë së kombit, kur Shqipëria ose do të ringrihej si shtet i pavarur, ose do të asgjësohej. Përmes dokumenteve të këtyre dy vëllimeve përshkruhen ngjarjet dhe veprimtaria e personaliteteve politike në ato dy vite, jetike për ndërtimin e shtetit shqiptar, kur shumë tregues në rrjedhat e politikës botërore dhe të situatës së brendshme në Shqipëri, i kishin rralluar aq shumë radhët e optimistëve, sa që ata që ende shpresonin për ditë më të mira, shumëkush do t’i quante iluzionistë. Në këtë katrahurë, edhe më të rrezikshme se ajo që ishte prezente në vitet 1912-1913, përsëri pati dritë në fund të tunelit, si dhe vizionarë që ditën të shkonin drejt saj.

Duke qenë ky një vit jubilar, kemi rastin në këtë 100 vjetor të Kongresit të Lushnjës dhe të Luftës së Vlorës (hapave që siguruan kthesën fatlume për kombin e shtetin shqiptar të pavarur) të paraqesim para lexuesve këtë ribotim dokumentesh themelore. Brezi i sotëm, studiuesit, pedagogët, dashamirësit e historisë deri elita politike e vendit, do të kenë rastin të njohin e të mësojnë përmes dokumenteve autentike, periudhën e jashtëzakonshme të viteve 1918-1920, por edhe të çmojnë punën e përgatitësve të këtyre dy vëllimeve, shumica e të cilëve nuk janë më midis nesh fizikisht, por që me veprën e punës së tyre do të jenë të përjetshëm.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928237965
ean13
9789928237965
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001661

Botuesi: Skanderbeg Books

Fjalor Historik i Kosoves, Robert Elsie

Ky botim i dytë i Fjalorit Historik të Kosovës, i rishikuar dhe zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme, i jep lexuesit informacione më të fundit për Kosovën dhe popullin e saj deri në mes të vitit 2010, duke përfshirë kështu periudhën e administrimit ndërkombëtar deri te shpallja e pavarësisë në shkurt të vitit 2008, dhe më te

Çmimi 24,77 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000365

Botuesi: Botime Franceskane

Rrno vetëm për me tregue, At Zef Pllumi, vol 1 - 3

Gjithë shoqëria shqiptare ka nevojë për këtë vepër. Kanë nevojë për të ata që e kanë jetuar atë kohë, e po aq, në mos për më tepër, ata që s'e kanë jetuar. Kanë nevojë të shtypurit e të nëpërkëmburit, e po aq, e mos më tepër, ata që shtypën të tjerët. Kanë nevojë antikomunistët, e po aq, ndoshta më tepër, komunistët. Ky botim ka mbatuar. Botimi i ri...

Çmimi 20,81 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2892

Botuesi: Plejad

Albanologu me i madh i shekullit XX, Ndricim Kulla

Ishte një njeri i një origjinaliteti të rrallë, unik në llojin e tij. E shoqërizonte me natyrshmëri besimin me një kulturë të gjerë, të thellë, të nxjerrë e të kërkuar në dorë të parë, të filtruar nga një lakmi e parakohshme, e pareshtur dhe e palodhur për të vërtetën, në një shumëllojshmëri fushash të dijes.

Çmimi 7,93 CHF
More
In Stock

Referenca: 2561

Botuesi: Plejad

Shqiperia në Turqine Evropiane, Ami Boue

Shqiptarët rrjedhin nga Ilirët, të ardhur ndoshta dikur nga Azia, të cilët u ndanë në shumë popullsi, fise dhe familje ashtu si është ende zakoni i disa popujve të Orientit, të tillë si Turkomanët dhe ashtu si ka qenë rasti për Hungarezët e lashtë antikë dhe për skocezët.

Çmimi 7,93 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Kujtimet e një albanozauri, Melhem Mobarak

Periudha e vizitave të tij kondicionon me lidhjet e forta të miqësisë së madhe, të ashtuquajtur "miqësi luftarake" midis Shqipërisë komuniste dhe Kinës së Mao Ce Dunit. Kritikët kanë shprehur mendime se te libri i tij vihen në dukje fazat e ndryshme të aleancës midis diktaturës së Enver Hoxhës dhe asaj kineze, deri në thartimin e tyre për shkak të vizitës...

Çmimi 6,94 CHF
More
Ne gjendje

Kush ishte Esat Pashë Toptani, Xhemal Kusi

Një liber ku ndërthuren kujtimet e një personi i cili ka njohur drejtpërdrejtë ose indirekt protagonistët e kohës, me analizën dhe kritikën historiografike. Intelektual është ai që guxon dhe Xhemal Kusi ka guxuar të thotë të vërtetën pas dy burgimesh dhe në një gjendje të vështirë shëndetësore, ekonomike dhe familjare.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2588

Botuesi: UET Press

Piedestale pa statuja, Blendi Fevziu

Ky libër nuk është një verison apo punim i mirëfilltë historik. Ky libër, është një përjetim personal i tre muajve më të rëndësishëm të historisë së Shqipërisë në fund të shekullit të XX - të, dhjetor 1990 - mars 1991; tre muajve që ndoshta në historiografinë njëshekullore të shtetit shqiptar do të mbeten ndër më të rëndësishmit.

Çmimi 7,93 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2888

Botuesi: Te tjere

Deshtimi i radhes, komploti i Teme Sejkos, Vladimir Bregu

Qëllimi kryesor i këtij takimi, me Haki Rushitin dhe Panajot Plakun, ishte përgatitja e tyre për mbledhjen që duhej të zhvillohej në Greqi dhe në të cilën do të shqyrtohej plani i kryengritjes së armatosur... Pastaj, Panajoti na tha diçka për idenë e kryengritjes së armatosur që përgatitej këtu dhe për ndërhyrjen ushtarake, e cila përgatitej jashtë vendit.

Çmimi 9,91 CHF
More
In Stock
Përshtypjet (0)