Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Jeta dhe Vepra, Kristo Frashëri
  • Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Jeta dhe Vepra, Kristo Frashëri

Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Jeta dhe Vepra, Kristo Frashëri

Dituria

E thënë ndryshe, pse e pa ai të nevojshme shoqërimin e monografisë me botimin enkas edhe të burimeve dokumentare historike, siç e kemi sot përpara? Përgjigjen e ka dhënë vetë autori, i cili nënvizon: “Për ta shpëtuar Heroin dhe luftën epike të shek. 15 nga kritikat që u bëheshin dy biografëve kryesorë korifenj të tij, Barletit si panegjirik dhe Biemmit si falsifikator, më lindi pyetja qysh në vitet ‘50 të shekullit të kaluar, nëse mund të trajtohej një histori e Skënderbeut dhe e epopesë së tij duke u mbështetur vetëm në burimet dokumentare bashkëkohore të heroit, pa shfrytëzuar veprat e dy biografëve të diskutueshëm të lartpërmendur”. 

34,00 GBP
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Jeta dhe Vepra

Origjinali: Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Jeta dhe Vepra

Gjinia: Monografi, Histori

Autori: Kristo Frashëri

Shtëpia botuese: Dituria

Viti: 2019

Fq. 820

Pesha: 1.727 kg

ISBN: 978-9928-292-00-1

Mbi librin

Autori e ka konceptuar hartimin e kësaj monografie mbi jetën dhe veprën e Gjergj Kastriot Skënderbeut, të lidhur edhe me paraqitjen e burimeve historike dokumentare të shek. 15, dokumente bashkëkohëse të Heroit, që fillojnë me kohën e Gjon Kastriotit dhe mbarojnë me vdekjen e Skënderbeut. Monografia është vëllimi i parë i kolanës, që ndiqet nga nëntë vëllime me burime dokumentare, (vëll. 2-10), të cilat botohen për herë të parë.

Pse ky konceptim, me shtrirje kaq hapësinore dhe vëllimore të veprës? Cila është arsyeja që historiani Frashëri, nuk u mjaftua si zakonisht me citime e referenca të këtyre burimeve dokumentare në faqet e monografisë së tij, por i paraqiti të gjitha, ato, në vëllime shoqëruese? E thënë ndryshe, pse e pa ai të nevojshme shoqërimin e monografisë me botimin enkas edhe të burimeve dokumentare historike, siç e kemi sot përpara? Përgjigjen e ka dhënë vetë autori, i cili nënvizon: “Për ta shpëtuar Heroin dhe luftën epike të shek. 15 nga kritikat që u bëheshin dy biografëve kryesorë korifenj të tij, Barletit si panegjirik dhe Biemmit si falsifikator, më lindi pyetja qysh në vitet ‘50 të shekullit të kaluar, nëse mund të trajtohej një histori e Skënderbeut dhe e epopesë së tij duke u mbështetur vetëm në burimet dokumentare bashkëkohore të heroit, pa shfrytëzuar veprat e dy biografëve të diskutueshëm të lartpërmendur”. Për të realizuar këtë detyrë autorit iu deshën disa dekada që të mblidhte gjithë materialin e mundshëm dokumentar të shek. 15, të sistemonte burimet dokumentare në origjinal dhe në përkthimin shqip, të cilat janë deri tani nëntë vëllime.

Burimet përbëhen nga akte shqiptare dhe të huaja, perëndimore dhe lindore, të vjelura nga arkivat e Venedikut, Raguzës, Romës, Napolit, Milanos, Barcelonës, Parisit, Ankarasë dhe Stambollit. Ky material, kryesisht kancelaresk, plotësohet me kronistët osmanë, ata bizantinë dhe italianë të shek. 15. Ai pasurohet gjithashtu me shkrime memorialistike dhe me letërkëmbime të disa personaliteteve shqiptarë dhe të huaj, të gjithë bashkëkohëtarë të Heroit.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928292001
ean13
9789928292001
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2721

Botuesi: Te tjere

Si e krijoi Austro-Hungaria shtetin shqiptar, Elena Kocaqi Levanti

Elena Kocaqi Levanti ka mbaruar studimet për Histori me medalje të artë në Universitetin e Tiranës dhe më pas po në këtë universitet kreu studimet për juridik dhe shkenca politike. Ka mbaruar studimet pasuniversitare Master dhe është në proces doktorature. Autorja punon si pedagoge pranë disa universiteteve. Ka botuar disa libra me karakter historik.
10,20 GBP
More

Botuesi: Te tjere

Tirana e vjetër, Gazmend A. Bakiu

Tirana është një ndër qytetet më përfaqësuese shqiptare, e padiskutim më i bukuri. Me ta arritur, gjoksi të gufohet njëlloj sikur të merrje frymë thellë.
17,00 GBP
More

Botuesi: Te tjere

The albanian ruling dynasty in Egypt 1805-1952, Faruk Borova

The role played by this Dynasty has been important not only for the Arab, but also for the Albanian world. It is well known that Missir, the name by which it was known then in Albania, was a second motherland to many Albanians who settled there either for economic or political reasons.
6,80 GBP
More

Referenca: 2815

Botuesi: Botimet Dudaj

12 porosite e Arben Xhaferrit, Rudina Xhunga

Pata privilegjin ta intervistoja dhe ndiej përgjegjësinë të ndaj me lexuesin këtë libër, ku përfshihen opinionet, mendimet, idetë, vizionet, ëndrrat e Arbën Xhaferrit, shpërndarë nëpër 12 intervista të rralla.
6,80 GBP
More

Referenca: SKU001919

Botuesi: Fishta

Skënderbeu, një histori politike, Aurel Plasari

Skënderbeu ishte jo vetëm një nga ushtarakët më të shquar të shek. XV. Ai ishte gjithashtu një realist politik. Historiani që studion burimet dokumentare lidhur me karrierën e tij gjen dëshmi të pareshtura të qartësisë së vizionit të Skënderbeut.
28,05 GBP
More

Botuesi: Akademia e Studimeve Albanologjike

Ditar nga Shqipëria 1990, Annarosa Manetti

Autorja sjell dëshmi me vlerë nga zhvillimet brenda trupit diplomatik dhe këndvështrimeve të tyre mbi Shqipërinë e vitit 1990, mbi rastet e ndërhyrjeve të Sigurimit dhe forcave policore në ambasada, mbi vështirësitë e panumërta për lejimin dhe nisjen e aktiviteteve fetare, për distancën e madhe midis qytetarëve të frikësuar e të huajve në vend, për rolin...
8,50 GBP
More