• Banner

Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Jeta dhe Vepra, Kristo Frashëri

E thënë ndryshe, pse e pa ai të nevojshme shoqërimin e monografisë me botimin enkas edhe të burimeve dokumentare historike, siç e kemi sot përpara? Përgjigjen e ka dhënë vetë autori, i cili nënvizon: “Për ta shpëtuar Heroin dhe luftën epike të shek. 15 nga kritikat që u bëheshin dy biografëve kryesorë korifenj të tij, Barletit si panegjirik dhe Biemmit si falsifikator, më lindi pyetja qysh në vitet ‘50 të shekullit të kaluar, nëse mund të trajtohej një histori e Skënderbeut dhe e epopesë së tij duke u mbështetur vetëm në burimet dokumentare bashkëkohore të heroit, pa shfrytëzuar veprat e dy biografëve të diskutueshëm të lartpërmendur”. 

39,64 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Jeta dhe Vepra

Origjinali: Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Jeta dhe Vepra

Gjinia: Monografi, Histori

Autori: Kristo Frashëri

Shtëpia botuese: Dituria

Viti: 2019

Fq. 820

Pesha: 1.727 kg

ISBN: 978-9928-292-00-1

Mbi librin

Autori e ka konceptuar hartimin e kësaj monografie mbi jetën dhe veprën e Gjergj Kastriot Skënderbeut, të lidhur edhe me paraqitjen e burimeve historike dokumentare të shek. 15, dokumente bashkëkohëse të Heroit, që fillojnë me kohën e Gjon Kastriotit dhe mbarojnë me vdekjen e Skënderbeut. Monografia është vëllimi i parë i kolanës, që ndiqet nga nëntë vëllime me burime dokumentare, (vëll. 2-10), të cilat botohen për herë të parë.

Pse ky konceptim, me shtrirje kaq hapësinore dhe vëllimore të veprës? Cila është arsyeja që historiani Frashëri, nuk u mjaftua si zakonisht me citime e referenca të këtyre burimeve dokumentare në faqet e monografisë së tij, por i paraqiti të gjitha, ato, në vëllime shoqëruese? E thënë ndryshe, pse e pa ai të nevojshme shoqërimin e monografisë me botimin enkas edhe të burimeve dokumentare historike, siç e kemi sot përpara? Përgjigjen e ka dhënë vetë autori, i cili nënvizon: “Për ta shpëtuar Heroin dhe luftën epike të shek. 15 nga kritikat që u bëheshin dy biografëve kryesorë korifenj të tij, Barletit si panegjirik dhe Biemmit si falsifikator, më lindi pyetja qysh në vitet ‘50 të shekullit të kaluar, nëse mund të trajtohej një histori e Skënderbeut dhe e epopesë së tij duke u mbështetur vetëm në burimet dokumentare bashkëkohore të heroit, pa shfrytëzuar veprat e dy biografëve të diskutueshëm të lartpërmendur”. Për të realizuar këtë detyrë autorit iu deshën disa dekada që të mblidhte gjithë materialin e mundshëm dokumentar të shek. 15, të sistemonte burimet dokumentare në origjinal dhe në përkthimin shqip, të cilat janë deri tani nëntë vëllime.

Burimet përbëhen nga akte shqiptare dhe të huaja, perëndimore dhe lindore, të vjelura nga arkivat e Venedikut, Raguzës, Romës, Napolit, Milanos, Barcelonës, Parisit, Ankarasë dhe Stambollit. Ky material, kryesisht kancelaresk, plotësohet me kronistët osmanë, ata bizantinë dhe italianë të shek. 15. Ai pasurohet gjithashtu me shkrime memorialistike dhe me letërkëmbime të disa personaliteteve shqiptarë dhe të huaj, të gjithë bashkëkohëtarë të Heroit.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928292001
ean13
9789928292001
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2665

Botuesi: Tirana Times

Enver Hoxha dhe diktatura staliniste në Shqipëri, Bernd Fischer

Megjithëse kanë kaluar dy dekada, ende trashëgimia totalitare vërtitet në të tashmen tonë, duke penguar të ardhmen. Nuk është vetëm Shqipëria që nuk është ndarë me të kaluarën e saj. Vende të tjera në Ballkan, gjithashtu, hezitojnë që me vullnet të lirë të vendosin të ndahen nga një trashëgimi edhe më kriminale.

Çmimi 4,95 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001951

Botuesi: Buzuku

Pranvera e lirise 81, Jakup Krasniqi

Është ngjarje e shënuar e kohës sonë, ngjarje që me guxim dhe vendosmëri është bërë nismëtare e një kthese të madhe, e cila pas një kohe, sëbashku me Solidarnostin polak, do të bëhen ngjarje udhërrëfyese në gjithë Evropën Lindore.

Çmimi 7,93 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2782

Botuesi: Plejad

Shqiperia, shteti jetim i Europes, Wadham Peacock

Në fillim të vitit 1913, Shqipëria papritur u zgjua duke e parë veten të famshme, kjo sepse lexuesi i gazetave u bë me dije se ekzistonte një i tillë rajon në Europë, në atë gadishull misterioz ballkanik, të zënë nga serbët, bullgarët dhe grekët, disi të pavarur dhe disi të shtypur nga thundra e turkut të lig.

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000384

Botuesi: Albin

Ceshtja Shqiptare ne aktet nderkombetare pas luftes I boterore

Ky vëllim përfshin dokumentat që kanë të bëjnë me çështjen shqiptare pas Luftës l Botërore. Ato mbulojnë periudhën që hapet në fillim të vitit 1919 dhe mbyllet me aktet e fundit të viteve 1925 dhe 1926. Vëllimi është i treti dhe i fundit i serisë së akteve ndërkombëtare mbi çështjen shqiptare.

Çmimi 5,85 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2140

Botuesi: Te tjere

Masakra e Tivarit, Uran Butka

Krimet me përmasa, implikime dhe pasoja ndërkombëtare, siç ishte edhe Masakra e Tivarit, duhen ndriçuar e gjykuar drejtësisht dhe dënuar, të paktën, moralisht, që të mos mbeten si njollë e pashlyer, si plagë e hapur dhe si urrejtje vepruese.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Loja që ndryshoi Shqipërinë, Sokol Balla

Idhulli im dhe i miliona tifozëve, Franz Beckenbauer, si dhe Robert Papa, pranë tij, ngelën të habitur. Një djalë i ri, me syze, bëri aktin e paprecedent: po i kërkonte Kaiserit një autograf mbi një foto të tijën, me ngjyra, me Kupën e Botës që kishte ngritur dy muaj më parë, në Romë.

Çmimi 8,92 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)