Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Muhaxhirët, Dosja Britanike, Bejtullah Destani
  • Muhaxhirët, Dosja Britanike, Bejtullah Destani

Muhaxhirët, Dosja Britanike, Bejtullah Destani

Artini

Shpërnguljet e dhunshme të shqiptarëve prej trojeve të tyre etnike përbëjnë një prej krerëve më tragjikë të historisë së popullit shqiptar.Këto shpërngulje do të marrin përmasa posaçërisht të mëdha e posaçërisht dhembjesjellëse duke filluar prej Krizës Lindore të viteve 1876-1880.

2 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Muhaxhirët, Dosja Britanike (kopertinë e trashë)

Gjinia: Histori

Autori: Bejtullah Destani

Shqipëroi: Abdullah Karjagdiu

Shtëpia botuese: Botime Artini

Viti: 2019

Fq. 620

Pesha: 0.838 kg

ISBN: 978-9958-766-37-1

Mbi librin

Shpërnguljet e dhunshme të shqiptarëve prej trojeve të tyre etnike përbëjnë një prej krerëve më tragjikë të historisë së popullit shqiptar.Këto shpërngulje do të marrin përmasa posaçërisht të mëdha e posaçërisht dhembjesjellëse duke filluar prej Krizës Lindore të viteve 1876-1880. Këto shpërngulje të dhunshme shqiptarët i provuan edhe në fund të shekullit XX kur Serbia me terror e dhunë shpërnguli afër një milion shqiptarë të Kosovës.

Historianët shqiptarë, me gjithë pengesat e mëdha që u janë vënë prej arkivave të vendeve ballkanike, janë marrë me përkushtim të madh me këto shpërngulje. Përpjekjet e tyre për ta ndriçuar sa më gjerësisht e sa më thellësisht tragjedinë e shpërnguljeve të dhunshme të shqiptarëve prej trojeve të tyre vazhdojnë edhe sot.

Një konstribut i veçantë i këtyre përpjekjeve të historiografëve tonë është edhe libri Muhaxhirët i historianit dhe arkivistit të shquar, Bejtullah Destani, me dokumente pothuaj të pashfrytëzuara më parë mbi shpërnguljet e dhunshme të shqiptarëve prej vendbanimeve të tyre të cilat Serbia i quante Serbia jugore, duke dëshmuar kështu se territoret e pushtuara ushtarakisht ajo më parë i pushtonte edhe gjuhësisht. "Rexhep Qosja".

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789951766371
ean13
9789951766371
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Skënderbegasit ndër vite, pjesa e parë, Kujtim Boriçi, Maksim Fejzulla

Që në fillim do të thosha që libri "Skënderbegasit ndër vite" i autorëve Kujtim Boriçi e Maksim Fejzulla është një libër i munguar dhe i shumëpritur për Shkollën e Përgjithshme Ushtarake "Skënderbej" dhe për skënderbegasit e mrekullueshëm që ishin e ende janë bërthama e ushtrisë shqiptare dhe shtresa më vitale e shoqërisë sonë.
1 300 Lekë
More

Botuesi: Tirana Times

Shqipëria dhe shqiptarët në udhën e rimëkëmbjes, Elez Biberaj

Elez Biberaj, që nga viti 2005 e deri tani, ka qenë drejtor i seksionit të Euro - Azisë në "Zërin e Amerikës". Ai është përgjegjës për planifikimin, drejtimin dhe zhvillimin e programeve të radios, televizionit dhe internetit të "Zërit të Amerikës" në gjuhën ruse, ukrainase, shqipe, boshnjake, kroate, greke, maqedonase dhe serbe.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Toena

Përjetësisht të panjohur, Gjergji Xexo

Pas një dhjetëvjeçari endjeje në këtë labirint, libri im gjeti formën, por u deshën edhe pesë vjet të tjerë që lënda të shndërrohej në përmbajtje dhe masa e madhe e mendimeve dhe e fjalëve të ngjizej si brumi i arrirë që, duke u pjekur, jep bukën.
2 000 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Pushtimi gjerman i Shqipërisë 1943 - 1944, Marenglen Kasmi

Autori është diplomuar në Shkollën e Oficerëve në Drezden të Gjermanisë (1997 – 1999) si edhe në Universitetin Helmut – Schmidt në Hamburg për shkenca historike dhe sociologji (2003 – 2008). Në vitet 2000 – 2003 ka punuar si pedagog në Akademinë Ushtarake "Skënderbej" dhe prej vitit 2008 punon si pedagog i Historisë Ushtarake në Akademinë e Forcave të...
1 200 Lekë
More

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Identitete Shqiptare, Grup autorësh

Historia e Shqipërisë përdhkohet nga mite dhe tregime mitologjike që shpesh iu shërbejnë qëllimeve politike, që nga përshkrimi i “themeluesit legjendar të kombit”, Skenderbeut e deri tek bëmat e UÇK-së në luftën e kohëve të fundit në Kosovë.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Naimi

Prejardhja e shqiptarëve, Shaban Demiraj

Lënda e etnosit përjeton në kohë dhe hapësirë një dinamikë zhvillimi, duke iu nënshtruar në vijimësi shndërrimit, i përftuar ky edhe në sajë të përballjes me komponente që e rrethojnë ose gjëllijnë brenda tij, duke ndarë së bashku atë hapësirë jetike kompakte të bashkësisë etnike në fjalë, që gëzojmë sot të drejtën ta quajmë "shqiptare".
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU001597

Botuesi: Naimi

Monarkia kundër Republikës, Monika Shoshori Stafa

Deri para se të botohej ky libër, çështja e Shën Naumit mund të thuhet se ishte në gjendjen e ligjërimit gojor, midis gojëdhënës dhe sekretit, si të kish të bënte me të vërteta të kriptuara prej kohërash të thinjura.
700 Lekë
More

Praktika Eksperimentale me “Ministrat Teknikë” gjatë zgjedhjeve parlamentare 2017, Afrim Krasniqi

Në dallim nga viti 1991, 1992 dhe 1997, modeli i vitit 2017 përfaqëson një eksperiment unik në disa elementë. Instituti i Studimeve Politike i mbështetur nga programi i OSFA është fokusuar në monitorimin e këtij procesi dhe evidentimin e risive dhe problematikave të eksperimentit elektoral me ministra teknikë në një qeveri me drejtim të theksuar politik.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Naimi

Studime albanologjike, Matteo Mandala

Shkrimet e përmbledhura në këtë libër me karakterin e tyre heterogjen mund të konsiderohen si fryt i së njëjtës metodologji që kam gjetur edhe në studimet e Shaban Sinanit.
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Artini

Miku më i madh i shqiptarëve Aubrey Herbert dhe krijimi i Shqipërisë së sotme, Jason Tomes, Bejtullah Destani

Ai udhëtoi shpesh në Shqipëri dhe bëri emër si ekspert për rajonin, madje u nderua me kërkesa të herëpashershme për të pranuar fronin shqiptar. Herberti ishte këmbëngulës, madje mendjemprehtë, në krijimin dhe shfrytëzimin e mundësive për ngritjen e çështjes së kombësisë shqiptare para, gjatë dhe pas Luftës së Parë Botërore.
2 000 Lekë
More