• Banner

55 ditë, Mirela Oktrova
  • 55 ditë, Mirela Oktrova

55 ditë, Mirela Oktrova

Personalisht emocionohem edhe sot po aq fort sa dikur, sa herë që u rikthehem fotove të kohës... Por akoma më shumë prekem, kur lexoj ditarin e atyre ditëve, emocionin e të cilit shpresoj ta përjetojë me të njëjtën forcë edhe lexuesi...

20,82 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: 55 ditë (kopertinë e trashë)
Gjinia: Histori, kujtime, album
Autori: Mirela Oktrova
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2019
Fq. 222
Pesha: 0.892 kg.
ISBN: 978-9928-261-79-3

Koment nga autorja

Personalisht emocionohem edhe sot po aq fort sa dikur, sa herë që u rikthehem fotove të kohës... Por akoma më shumë prekem, kur lexoj ditarin e atyre ditëve, emocionin e të cilit shpresoj ta përjetojë me të njëjtën forcë edhe lexuesi...

Por edhe nëse emocionet e mia dallojnë nga ato të lexuesit... shpresoj të ndajmë së bashku reflektimet që përballja me këto fakte nxit: për mua lufta mbetet sfida më e fortë, ku njerëzimi provon veten, ndërsa paqja, sprova e madhe, që verifikon nëse sfida e luftës ka qenë e duhura dhe sa ajo ia ka vlejtë...

Shpresoj fort që edhe lexuesi të mos mbetet larg kësaj qasjeje... Sepse pikërisht këtej merr jetë shtysa për të botuar këtë ditar dhe këto fotografi: jo vetëm për të risjellë në kujesë sakrificat, por edhe për të tërhequr vëmendjen e njeriut për njeriun – që vërtet fiton përmes luftës – po fiton akoma më shumë përmes paqes...

Natyrisht, për sa kohë di ta vlerësojë atë! Për të vlerësuar paqen, mjafton një luftë!

Fragment nga libri

Në mungesë të dokumenteve të identifikimit dhe vizës, secili prej të shpërngulurve merr në dorë një vulë, akronimin e Ministrisë së Brendshme Gjermane dhe një numër që e identifikon.

Praktika, me reminishencë të fortë me kampet e dikurshme naziste të përqendrimit, komentohet në shtypin gjerman si “cënuese” për dinjitetin njerëzor..., dikush shkon deri aty, sa të propozojë madje ndalim dhe deri kërkim ndjese për përdorimin e saj...

Vetë të shpërngulurit e trajtojnë me kujdes si “vulën e shpresës”, lirojnë dorën e vulosur nga gjithë ç’kanë me vete dhe përpiqen ta mbajnë disi më lart, për ta ruajtur se mos u fshihet... ndërsa mua, përsëritja e së njëjtës praktikë në kushte dhe me motive të ndryshme më ngjan si një lloj katarsisi...

Fundja njeriu – me mënyrën se si i përdor – është ai, që u vesh objekteve domethënie... sikurse dhe këtij numri identifikimi... përdorimi i të cilit sot, ndryshon historinë shumëvjeçare të lidhjes së njeriut me numrin, duke kuruar simbolikën e përndjekjes, të cilën këtë herë nuk e mbjell, por e shmang...

Brazdë, 10 prill 1999

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928261793
ean13
9789928261793
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Kur isha në Shqipëri, Dushan Mugosha

Konsultimi i këtij materiali nga studiuesit dhe drejtuesit e shtetit komunist, për nevoja të ndryshme mund të bëhej vetëm me leje të posaçme. Kjo tregon se, për nomeklaturën e lartë komuniste, informacionet dhe versioni i ofruar nga i dërguari i PKJ-së në vitet e LDB në Shqipëri, për të themeluar, organizuar dhe drejtuar së bashku me M.Popoviçin dhe...

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Ia dolëm, Ulpiana Lama

E ndodhur në qendër të ngjarjeve të mëdha, atje ku konflikti nuk ngurronte të shfaqej në çdo orë të ditës, Ulpiana Lama punonte për një botë të paqtë, për përfundimin logjik të zhvillimit: Pavarësinë e Kosovës. Në ndihmesë të çështjes, ajo zgjedh si mjet të efektshëm publicistikën letrare, me rolin e madh që mund të luajë në jetën e lexuesve, si të...

Çmimi 0,00 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000804

Botuesi: Bota Shqiptare

Ç'po bëhet me çështjen çame?, Miranda Vickers

Cështja çame ka tri aspekte kryesore: së pari, është njohja e problemit nga qeveria greke; së dyti, është çështja e pronave dhe, së fundi është problemi i nënshtetësisë. Kur diskutohet problemi çam me politikanët shqiptarë, ata zakonisht thonë se ky nuk duhet parë si një kundërvënie politike me qeverinë greke.

Çmimi 4,16 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Berk

Lashtësi shqiptare, Mustafa Merlika Kruja

Në një kohë kur tekstet historike lind nevoja të rishikohen dhe plotësohen in perpetuum, ky është një tekst i historisë së Shqipërisë përgatitur nga Mustafa Merlika-Kruja, por në të njëjtën kohë është edhe histori e vetë autorit të tij. 

Çmimi 17,70 
More
Në gjendje

Referenca: 2866

Botuesi: Plejad

Hyjnite kishin te drejte, Leon Rey

Ju e dini se në Shqipëri ka vende magjepsëse, si këto kopshte të "Trianonit" të cilat ju i njihni aq mirë, vende të përzgjedhura që, për nga historia dhe atmosfera që krijojnë, prekin apo nxisin imagjinatën e njerëzve, duke ngulitur në zemrat e tyre një kujtim të bukur.

Çmimi 7,29 
More
In Stock

Botuesi: UET Press

Enciklopedi pa fund, Qytetarët e nderit të Tiranë, Valter Gjoni

Në gjurmët e një tradite, ajo që bashkon më shumë shqiptarët dhe çdo komb tjetër, ajo që është fillesë e çdo bashkësie, është historia. Ajo histori, që daton fillimet e gjuhës, kulturës, ekzistencës së saj, duke i dhënë kuptim identitetit, karakterit dhe shumë aspiratave të jetës sonë. Shqiptarët nuk kanë histori të mbushur me triumfe e mposhtje.

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001079

Botuesi: Dituria

Shqipëria përballë Europës (1912 – 1929), Albert Mousset

Shqipëria ishte par excellence shteti i cili më tepër se cilido duhet të gëzonte mbështetjen morale dhe materiale të Lidhjes së Kombeve. Por fatkeqësisht Shqipëria nuk vazhdoi të ndjekë këtë rrugë. Ndjenja e sovranitetit, për të cilën tërë popujt që e kanë fituar vonë pavarësinë kanë shumë dyshime dhe frikë se mos po u ikën nga duart.

Çmimi 5,73 
More
Në gjendje

Botuesi: Berk

Një varrim për çdo regjim, Klejd Këlliçi

Rëndësia e Varrezave të Dëshmorëve për regjimin komunist ishte po aq e madhe sa politika të tjera zyrtare, si industrializmi apo emancipimi. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për materializimin monumental e përkujtimor të dëshmorëve, si themel që justifikonte gjenezën e regjimit, por shfaqet qartazi dhe përpjekja për të njësuar dëshmorët, për të njësuar gjithçka...

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: Plejad

Përmbledhje dokumentash për historinë e Shqipërisë 1200 - 1500, At Giuseppe (Zef) Valentini

Duke iu kushtuar kërkimeve historike të Shqipërisë, mund të themi se Etërit Jezuitë të provincës venete vazhdojnë një traditë të lavdishme të familjes. Në fakt, është e njohur se tre përpiluesit e Illyricum Sacrum, që mbetet gjithnjë vepër themelore në historinë shqiptare, saktësisht ishin anëtarë të po asaj province të nderuar.

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Gjakmarrja, Teuta Vodo

Ky libër dëshmon për një punë të madhe në planin empirik, duke pasur parasysh morinë e hulumtimeve të kryera. Në të njëjtën kohë, është një objekt kërkimor që favorizon përgjithësimin e regjimeve rregulluese shoqërore dhe politike të shoqërive dhe trasformimeve të tyre. Fenomeni i gjakmarrjes është studiuar në lidhje me institucionet shtetërore përgjatë...

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Dibranë dhe tiranas, Faruk Borova

Në këtë libër, në formën e një rrëfimi të ngjarjeve historike, jam përpjekur të shpjegoj situatat dhe rrethanat historike të këtyre dy komuniteteve në Shqipëri, në këto 100 vitet e fundit, pas fillimit të eksodit dibran që përkon një vit pas shpalljes së pavarësisë.

Çmimi 5,21 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)